Së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, në Kosovë, Francois Bontemps, kam nënshkruar instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes për “Sigurime Sociale” nga dy vendet tona.
Me këtë kemi forcuar kornizën ligjore dhe siguruam të drejtën e qytetarit tonë në 2 vende.
“Marrëveshja e lartpërmendur, përveç rëndësisë së përmbajtjes së saj, po ashtu do të lidhet me një shtet mik të Republikës së Kosovës, me qëllim të promovimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e sigurimeve sociale”
Me këtë Marrëveshje, do t’i mundësohet shtetasve të dy shteteve, e drejta e tyre në pensionet kontribut-paguese (duke përfshirë dhe pensionet e kursimeve individuale – trusti pensional), pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.
Me këtë Marrëveshje, shtetasve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Belgjikë iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Gjatë konferencës për media me Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Francois Bontemps.
Gjithashtu, shtetasve kosovarë do t’i mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës), në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Belgjikë.
Në anën tjetër, personat të cilët banojnë në Belgjikë dhe plotësojnë kushtet për përfitim të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta transferojë pagesën e pensionit nga Kosova në Belgjikë.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Me këtë Marrveshje të nënshkruar kemi forcuar kornizën ligjore dhe siguruam të drejtën e qytetarit tonë në 2 vende.
Sipas marrëveshjes, çdo shtetas (kosovar apo belg), ka të drejtë të aplikojë në ndonjërin prej dy vendeve në këto lloje të përfitimeve.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 20 shkurt 2018 në Bruksel, ndërsa pas nënshkrimit dhe shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit ajo hyn në fuqi më 1 Qershor, 2019.
Në aspektin bilateral Kosova dhe Belgjika janë përqendruar në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, ndërsa në atë multilateral, Belgjika vazhdon ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Ambasadorin Bontemps e njoftova edhe me librin e botuar nga MPJ, e që tregon vendimin mbi ligjshmërinë e Pavarsisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).
Republika e Kosovës ka pranuar mbështetje të madhe nga Belgjika, sidomos në Organizatën Botërore të Doganave (OBD); në avancimin e statusit në Frankofoni, ndërsa vazhdon të përkrahë fuqishëm vendin tonë edhe për anëtarësimin në Interpol dhe agjendën evropiane.
Mbretëria e Belgjikës kishte qenë njëri ndër shtetet e para, që e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, më 24 shkurt 2008.