Tag: Benini

  • Presidenti i Beninit, Yayi Boni, premtoi se do të vazhdoj të angazhohet te shtet tjera afrikane që të njohin Kosovën

    Presidenti i Beninit, Yayi Boni, premtoi se do të vazhdoj të angazhohet te shtet tjera afrikane që të njohin Kosovën

    New York, 27 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryemninistri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Beninit, z.Yayi Boni, njëherësh kryesues i Unionit Afrikan.

    Gjatë bisedës shumë miqësore, zëvendëskryeministri Pacolli falenderoi presidentin Boni për angazhimin e tij personal dhe të shtetit të tij në drejtim të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

    Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, mori premtimin nga presidenti Boni për vazhdim të përkrahjes deri në përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet afrikane.

    Sipas agjendës, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me delegacionet e Ganës, Domenicas, Lesothos etj.

  • Behgjet Pacolli sjell njohjen nga Benini

    Behgjet Pacolli sjell njohjen nga Benini

    Republika e Beninit është shteti i 80-të që ka njohur shtetin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Beninit.

    Njohja nga Benini i është dorëzuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nga presidenti i Beninit, Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të Behgjet Pacollit.

    Ibrahim Gashi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në një konferencë për media tha se njohja nga Benini është rezultat i angazhimit të Pacollit në kontinentin e Afrikës.

    Sipas tij, shumë shpejt pritet që Kosovën ta njoh edhe Nigeria, me presidentin e së cilës Pacolli ka pasur një darkë pune dhe ka marrë premtim për njohje.

    Ai ka mohuar se angazhimi i zëvendëskryeministrit Pacolli për njohje po len nën hije Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas tij strategjia është bërë edhe në koordinim me MPJ-në, Qeverinë dhe Presidenten e Kosovës.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi tha se janë në rrugë të mirë edhe në kontinentin e Afrikës dhe Azisë për njohje të reja.

    Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.

    Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash, me rreth 9 milionë banorë.