Tag: Beqe Cufaj

  • Pas Prishtinës dhe Prizrenit, udhëtova në Berlin për të festuar 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë

    Pas Prishtinës dhe Prizrenit, udhëtova në Berlin për të festuar 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë

    Berlin, 3 dhjetor 2018 –

    “Ju keni një familje në Kosovë, mos e harroni”, ishin fjalët e para që ua thash mysafirëve të mbledhur në festën solemne në Berlin.

    Pas festimit në Prishtinë dhe Prizren (më 3 tetor 2018) jubileu i mardhënieve diplomatike u festua edhe në Berlin (3 dhjetor 2018), ku spontanisht vendosa të merrja pjesë në ceremoni.

    Berlin, 3 dhjetor 2018 – Gjatë fjalimit tim në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

    Me të marr fjalën shpreha falënderimet për angazhimin e madh të Gjermanisë pro kandidimit të Kosovës në Interpol, pavarësisht se kjo dështoi.

    “Më kanë thënë shumë delegacione, se ambasadori gjerman i ka marrë në telefon dhe u ka kërkuar që të votojnë pro Kosovës”, thash para bashkatdhetarëve të cilëve u tregova se e njoh Gjermaninë që nga periudha e studimeve në Hamburg.

    Për shumicën e të pranishmëve që ishin mbledhur në festim, familja kosovare nuk kishte vetëm kuptimin simbolik, por edhe faktik.

    Berlin, 3 dhjetor 2018 – Gjatë ceremonisë së organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, takova shumë bashkë-atdhetar që punojnë e jetojnë në Berlin.

    Shifrat i dha ambasadori Beqë Cufaj: “400 000 shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani dhe afro 100 000 gjermanë kanë shërbyer dhe punuar në Kosovë në këto 20 vitet e fundit. Dy shifra, të cilat na e bëjnë më të kthjellët domethënien e marrëdhënieve mes dy shteteve”

    “Detyra jonë si diplomatë është që këto marrëdhënie të ngushta midis dy vendeve dhe popujve tanë t’i vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe miqësi edhe në dekadat e ardhshme”, tha ambasadori.

    Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike.

    Berlin, 3 dhjetor 2018 – Me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj, në sheshin kryesor të Berlinit.

    Gjermania mbetet shtyllë e sigurisë dhe garantuese e integrimit tonë në Europë.

    Në këtë link mund të lexoni intervistën dhënë për Deutsche Welle-n dhe RTK-në, në kuadër të festimit të 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    https://www.dw.com/sq/pacolli-mirepriten-idet%C3%AB-kreative/a-46582069?fbclid=IwAR2qiK4y20OppcPcLPEMyse5iKcGsO0OlAIqxdXL1kqjrWQ57IBc9VkREis

    https://fb.watch/n1drX2yWnU/

    Berlin, 3 dhjetor 2018 – Me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj dhe zyrtarë tjerë gjerman duke prerë edhe ëmbëlsirën që ishte përgatitur enkas për këtë ceremoni festive.