Tag: Boby Jindal

  • Kolegji i Baton Rouge më dhuroi “Medaljen e artë të Kancelarit”, mora mirënjohje edhe nga Guvernatori i shtetit të Luizianës, Boby Jindal

    Kolegji i Baton Rouge më dhuroi “Medaljen e artë të Kancelarit”, mora mirënjohje edhe nga Guvernatori i shtetit të Luizianës, Boby Jindal

    Luiziana, 5 dhjetor 2011 –

    Vizita e Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z. Behgjet Pacolli në SHBA vazhdoi me disa nderime publike dhe akademike nga institucione të ndryshme amerikane në shtetin e Luizianës.

    Në fillim të qëndrimit të tij në këtë shtet, Pacolli u nderua nga bashkia e qytetit të Baton Rouge (Bato Ruzh), kryeqyteti i Luizianës, me titullin Kryebashkiak Nderi. 

    Nderimi i lartë, z.Pacolli i’u dorëzua nga kryebashkiaku i Baton Rouge dhe President i kontesë së Baton Rouge Lindor, zoti Melvin Kip Holden.

    Gjatë bisedës së zhvilluar në selinë e Kontesë së Baton Rouge, zoti Pacolli paraqiti para zotit Holden, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës, “që nga clirimi deri në themelimin e shtetësisë me ndihmën kryesore të SHBA-ve, si shteti mik më i madh i vendit tonë”.

    Pacolli e ftoi zotin Holden të vendosë lidhje binjakëzimi me qytetet e Kosovës, që kanë nevojë për eksperiencën e qyteteve amerikane.

    Holden e vlerësoi kontributin e zotit Pacolli në ecurinë demokratike të Kosovës dhe e njohu atë me zhvillimet në qytetin dhe në kontenë që ai drejton.

    Baton Rouge, nën drejtimin e Holden, që ka mandatin e tij të dytë, është një nga qytetet simbol në SHBA, për manaxhimin e katastrofës së krijuar nga uragani “Katrina”.  Ky qytet është i njohur gjithashtu për stabilitetin ekonomik, megjithë krizën e përgjithshme globale.

    Holden është i famshëm për rolin e tij të mirënjohur kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis komuniteteve të ndryshme në qytetin dhe kontenë që ai drejton.

    Medalja e artë me të cilën u nderova.