Tag: Bruksel

  • Në Bruksel, takimi për MSA

    Në Bruksel, takimi për MSA

    Bruksel, 16 dhjetor 2018 –

    Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kunder Republilës së Kosovës.

    Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm.

    Përfaqësueses së Lartë Mogherini, z. Danielsson, dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, i’u bëra me dije se Republika e Kosovës mirëpret Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të rishikimit të progresit dhe sfidave në rrugën tonë europiane.

    Përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë europiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.

    Bruksel, 16 dhjetor 2018 – Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel.

    “Me bindje të plotë mund të them se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Europian se sa Kosova. Vlerat tona janë vlerat tuaja, shpresat tona për fëmijët tanë janë të njëjta me shpresat tuaja për fëmijët tuaj”

    Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira.

    Në takimin e MSA në Bruksel, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri dhe antarë tjerë të kabinetit qeveritarë.

    Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës.

    Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë.

    Bruksel, 16 dhjetor 2018 – Gjatë adresimit tim para zyrtarëve të lartë të BE-së.

    Edhe përkundër angazhimit të plotë në Agjendën e Reformës Europiane(ERA), dhe reformave të fuqishme të ndërmarra për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe institucionet e tij, Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE.

    Njerëzit tanë sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë. Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret.

    Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju:

    Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne.

    Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës.

    Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

    Bruksel, 16 dhjetor 2018 – Në takimin e MSA në Bruksel, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri dhe antarë tjerë të kabinetit qeveritarë.

    Marrëveshja përfundimtare synon të sjellë paqe afatgjatë dhe të sigurojë të ardhme prosperuese europiane për të dy shtetet. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç, përderisa BE-ja ofron garanci, për të mbushur hendekun e mundshëm midis dy vendeve. Le të jemi të sinqertë, të hapur dhe të drejtpërdrejt në këtë mision.

    Të nderuara shtete anëtare,

    Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj përgjatë dekadave. Ju erdhët për të na ndihmuar në kohë të vështira. Ju na ndihmuat të ndërtojmë atë që kemi sot.

    Por tani ka ardhur koha për të ecur përpara me vendosmëri dhe me shpejtësi – si partnerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani!

    Ju faleminderit për organizimin e Këshillit të Tretë të MSA-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Kosova pret që në javët dhe muajt e ardhshëm të thellojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë kontraktuale.

  • Së bashku me delegacionin shtetëror takim me Mogherinin

    Së bashku me delegacionin shtetëror takim me Mogherinin

    Bruksel, 18 korrik 2018

    Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës, Presidentin, Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj dhe Zëvendëskryeministrin Limaj në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

    Edhe njëher dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

    Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor.

  • Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen e Kosovës në OBD, unë dola fitimtar

    Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen e Kosovës në OBD, unë dola fitimtar

    Bruksel, 30 qershor 2018 –

    Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare.

    Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari i vitit 2017.

    Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.

    “Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës”

    Ndërkaq, mediat serbe të dëshpruara gjatë gjithë ditës kanë raportuar se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”.

    Por e vërteta është krejt ndryshe pasi që fotografitë nga ambientet ku po mbahet sesioni në Bruksel, ku paraqitet flamuri i Kosovës, tregon dështimin e Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës.

    Bruksel, 30 qershor 2018 – Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjenRepublika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila mbahet në Bruksel dhe bëhet anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta.
    Bruksel, 30 qershor 2018 – Lista zyrtare në Bruksel që konfirmon se Republika e Kosovës po merr pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, si anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta.
  • Takime në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut

    Takime në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut

    24 qershor 2018

    Së bashku me Presidentin Thaçi, gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe organizmat tjera ndërkombëtare është platforma jonë e zgjidhjes së të gjitha problemeve të mbetura me fqinjët.

    Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë gjithmonë në kontekst të progresit dhe përparimit drejt integrimeve euroatlantike.

    Liberalizimi i vizave për Kosovën do të marrë udhê menjëherë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, i cili fuqishëm jam i bindur se do të jetë pozitiv.

    Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë; Z. Hashim THACI, President i Kosovës.
    Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
  • Gjatë takimit me Komisionarin për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, në Bruksel

    Gjatë takimit me Komisionarin për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, në Bruksel

    Bruksel, 21 mars 2018

    “Do isha i lumtur nëse do vendosja firmën për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, më tha Komisioneri për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitri Avramopoulos, gjatë takimit sot ne Bruksel.

    Situata në parlament u diskutua gjatë. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit europian, pohoi ai. I thashë se pas 3 vjetësh bllokimi, Kosova pritet ta votojë demarkacionin dhe do doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim.

    Kushtet e BE-së, nuk janë për të mirën tuaj, por për tonën dhe unë jam fans i madh i integrimit europian.

    Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme- i thashë Komisionerit për punët e Brendshme, sot gjatë një takimi në Bruksel.

    Bruksel, 21 mars 2018 – “Do isha i lumtur nëse do vendosja firmën për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, më tha Komisioneri për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitri Avramopoulos, gjatë takimit sot ne Bruksel.

    Avramopoulos ka thënë se, “Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

    Gjatë këtij takimi është diskutuar situata në Parlamentin e Kosovës.

    “Jeni në një mjedis miqësor dhe ju e dini disponimin tim për Kosovën. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit evropian”, ka thënë Avramopoulos.

    “Luftoni dukuritë negative, korrupsionin, elementet që stigmatizojnë negativisht vendin tuaj, dhe mezi pres të hap dyert e mundësive në institucionet evropiane, ndonëse situata nuk është më e mira”, ka thënë më tej komisioneri Avramopoulos.

    “Do të doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim. Kushtet e BE-së për Kosovën nuk janë për interesin tuaj, por për të mirën tonë dhe unë jam mbështetës i madh i integrimit evropian. Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme”

    Kujtojmë se marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, së bashku me luftën kundër korrupsionit, janë kushte për liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Bruksel, 21 mars 2018 – Gjatë takimit me Komisionarin për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, në Bruksel.
  • Gjatë adresimit tim me një fjalim para 75 europarlamentarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme

    Gjatë adresimit tim me një fjalim para 75 europarlamentarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme

    Bruksel, 20 mars 2018

    Në takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Ministri informoi për zhvillimet brendshme dhe politikën e jashtme.

    Me Komisionerin për Drejtësi dhe Punë të Brendshme u bisedua për liberalizimin e vizave. Në kuadër të vizitës takoi edhe homologun belg, Didier Reynders. 

    Bruksel, 20 mars 2018 – Gjatë adresimit tim me një fjalim para 75 europarlamentarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme, AFET, të udhëhequr nga David McAllister.
    Bruksel, 20 mars 2018 – Takim me eurodeputeten, gjithashtu raportuese për Kosovën, Tanja Fajon.
    Bruksel, 20 mars 2018 – Në takim me liberalët në Parlamentin Evropian, Hans Van Baalen, Kryetar i Grupit Parlamentar i ALDE dhe Ilhan Kyuchyuk, Zv/kryetar i këtij grupi.
    Bruksel, 20 mars 2018 – Në takim me Zëvendëskryetarin e Grupit të Popullorëve në Parlamentin Evropian, Andrej Kovacev.
    Bruksel, 20 mars 2018 – Takim me Kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula.
    Bruksel, 20 mars 2018Takim me drejtuesit e një kompanie globale gjermane, që ka dhe shqiptarë në role të rëndësishme manaxheriale. Krahas diplomacisë institucionale, diplomacia ekonomike prodhon fryte të prekshme, ndaj gjatë qëndrimit në Bruksel iu përkushtova edhe asaj.
  • Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës

    Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës

    Bruksel, 20 mars 2018

    Takim shumë miqësor dhe i përzemërt me homologun tim, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders në Pallatin Egmont.

    Si të intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe,veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregëtare; zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit.

    Shumë shpejt, vendet e BENELUX-it- një iniciativë e re ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe samit i përbashkët mes krerëve të shteteve në dy rajone me ngjashmëri, por dhe me diferenca të thella në zhvillim. Belgjika, Beneluksi, më pranë Kosovës!

    Bruksel, 20 mars 2018 – Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës zhvilluam takim bilateral me homologun tim nga ky shtet mik i Republikës sonë.

    E njoftova bashkëbiseduesin me zhvillimet ekonomike në vend, me trajtimin e pakicave në Kosovë, ecurinë e dialogut me Serbinë, etj.

    Shefi i diplomacisë belge, u interesua për aspekte të veçanta të këtij dialogu, marrëdhëniet me EULEX dhe rrugët e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Bruksel, 20 mars 2018 – Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës në Pallatin Egmont të dy shprehëm vullnetin për të rritur bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve tregtare që sot janë në nivel të ulët.

    “Na duhet që të vijojë ndihma e Belgjikës,- tha ministri Pacolli, i cili identifikoi disa fusha të bashkëpunimit prioritar, veçanërisht për integrimin ndërkombëtar, në UNESCO, Interpol, njohjet në zonën e Afrikës, etj.

    Ministri Reynders, e njohu zotëri Pacollin me një iniciativë të re të vendeve të BENELUX-it ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shumë shpejt, theksoi kryediplomati belg, do të ketë vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe një samit të përbashkët mes krerëve të shteteve të dy rajoneve.

    Bruksel, 20 mars 2018 – Më pas nikoqiri më prezantoi mjedise të brendshme të Pallatit Egmont, një ndërtesë e shekullit të 16-të, dhe më përcolli me premtimin e një vizite të shpejtë në Kosovë.
    Bruksel, 20 mars 2018 – Më pas nikoqiri më prezantoi mjedise të brendshme të Pallatit Egmont, një ndërtesë e shekullit të 16-të, dhe më përcolli me premtimin e një vizite të shpejtë në Kosovë.

  • Së bashku me Kryeministrin Haradinaj gjatë raportimit për MSA-në

    Së bashku me Kryeministrin Haradinaj gjatë raportimit për MSA-në

    Bruksel, 16 nëntor 2017

    Së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me ministra të Qeverisë së Kosovës morëm pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, takim në të cilin, ndër të tjera, u vlerësua se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është në thelb të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës, se siguron kornizën kontraktuale nëpërmjet së cilës BE-ja dhe Kosova do ta shtojnë bashkëpunimin.

    Pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, zhvilluam një takim të ndarë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

    Bruksel, 16 nëntor 2017 – Së bashku me Kryeministrin Haradinaj gjatë raportimit për MSA-në.

    Diskutuam mbi procesin e përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane; synimin për arritjen e statusit të kandidatit të Kosovës për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2018; rëndësinë e përmbylljes, respektivisht përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës, adresimin e kriterit të mbetur të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si dhe ndër të tjera shprehëm përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët, duke përfshirë edhe Serbinë.

    Bruksel, 16 nëntor 2017 Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bruksel, me bashkatdhetarë, që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë. 

    Në mjediset e shtëpisë sonë, Ambasadës së Kosovës në Bruksel, sonte takova bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Belgjikë. Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.

    Mbështetja për diasporën tonë do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcoje rrugën tonë drejt integrimeve.

    Në përgatitje për takimin me Këshillin e Stabilizim Asociimin këtu në Bruksel e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre.

    Bruksel, 16 nëntor 2017 Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bruksel, me bashkatdhetarë, që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë.