Tag: Bullgaria

  • Pjesmarrës në Forumin Ekonomik botëror në Sofje

    Pjesmarrës në Forumin Ekonomik botëror në Sofje

    Sofje, 17 maj 2018

    Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është çelës për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të rajonit tonë. Pasi po shohim një revitalizim të marrëdhënieve në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojmë sa më mirë këtë moment.

    Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së. Procesi i Berlinit ishte fokusuar veçanërisht në konektivitet. Jam i kënaqur që koncepti i konektivitetit është zgjeruar edhe në infrastrukturat tjera si ajo digjitale.

    Rajoni ynë ka potencial për më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim tregtar, si dhe për mobilitet të njerëzve. Ndër të arriturat e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Agjendës për Reformën e Investimeve Rajonale.

    Krejt këto u thanë në samitin e Sofjës i cili u përmbyllë më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE.

    Sofje, 17 maj 2018 – Në Forumin Ekonomik Botëror, i cili ishte mbajtur në kuadër të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

    Në fakt, Samiti i Sofjës për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë, që nga shpallja e pavarsisë, Kosova trajtohët si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit.

    Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike.

    “Pasi po shohim një revitalizim të marrëdhënieve në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzojmë sa më mirë këtë moment. Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së”

    Theksova se në vitet e fundit, Procesi i Berlinit ka siguruar që reformat në rajon të mos ndalen. Procesi i Berlinit ishte fokusuar veçanërisht në konektivitet.

    Sofje, 17 maj 2018 – Gjatë një prononcimi për medie.

    Jam i kënaqur që koncepti i konektivitetit është zgjeruar edhe në infrastrukturat tjera si ajo digjitale.

    Potencova se rajoni ynë ka potencial për më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim tregtar, si dhe për mobilitet të njerëzve. Ndër të arriturat e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Agjendës për Reformën e Investimeve Rajonale.

    Sofje, 17 maj 2018 – Samiti i Sofjës po përmbyllët më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE.

    Megjithatë, theksova se mosmarrëveshjet bilaterale në nivel politik mbesin ende pengesë.

    “Fokusi duhet të jetë në heqjen e barrierave dhe lejimin e lëvizjes së lirë të investimeve, të mirave dhe njerëzve. Një perspektivë e qartë e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shpejtojë reformat në vendet e rajonit. Por, perspektiva e qartë evropiane është edhe garancë për më shumë investime. Është e rëndësishme që BE të marrë qëndrim të guximshëm dhe të thotë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Kjo do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit të vërtetë rajonal, pasi suksesi i një shteti varet nga suksesi i fqinjëve të vet. Prandaj, duhet t’i eliminojmë të gjitha elementet e kompeticionit në mes shteteve tona”

    Në fund të fjalës sime potencova se Kosova do të mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në mes të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Gjatë qëndrimit në Sofje së bashku me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, takuam kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

    Kosova ka përfituar mbështetjen e fortë të Bashkimir Evropian dhe po i jep perspektivës Evropiane dhe integrimit në bashkësinë më të gjerë.

    Sofje, 17 maj 2018 – Gjatë një takimi me kryeministrin e Belgjikës Charles Michel.
  • Vizita zyrtare në Sofje në Forumin e përbashkët ekonomik, Kosovë – Bullgari

    Vizita zyrtare në Sofje në Forumin e përbashkët ekonomik, Kosovë – Bullgari

    Sofje, 20 prill 2018 

    Bullgaria është partner strategjik i Kosovës. Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës rrugën e saj euroatlantike.

    Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve.

    Kosova dhe Bullgaria kanë nivel shumë të lartë të bashkëpunimit dypalësh, i cili duhet të intensifikohet veçanërisht në planin ekonomik, ishte pajtim i përbashkët sot me homologen time bullgare, Ekaterina Zaharieva, përderisa u takuam në Sofje.

    Sofje, 20 prill 2018 – Pritja protokollare para takimit me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva në kryeqytetin bullgar, Sofje.

    Shkëmbyem pikëpamje mbi shumë çështje, që synojnë të avancojnë interesat e dy vendeve dhe dy popujve nga niveli dy-palësh, ai i perspektivës euro-atlantike, anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare e deri tek ri-sigurimi për ruajtjen e dinjitetit të pjesëmarrjes së Kosovës si shtet i barabartë në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

    Sofje, 20 prill 2018 – Momente nga konferenca për media me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva.

    “Kosova dhe Bullgaria kanë nivel shumë të lartë të bashkëpunimit dypalësh, i cili duhet të intensifikohet veçanërisht në planin ekonomik”, thanë në një gjatësi vale dy ministrat e jashtëm të dy vendeve, njëherazi dhe zëvendëskryeministra, Ekaterina Zaharieva dhe Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Sofje.

    Dy homologët trajtuan në këtë perspektivë vijimin e ndihmës së Bullgarisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, rritjen e pranisë së kompanive nga ky vend, ashtu dhe ndërmjetësimin bullgar për zhbllokimin e Marrëveshjes së Interkonieksionit midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne e dimë se ju keni marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, njëjtë me Serbinë, si dhe me ne, diçka që ju krijon hapësirë për të ndihmuar dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, tha kryediplomati kosovar.

    Sofje, 20 prill 2018 – Në konferenc për media falënderova gjithë institucionet bullgare për ndihmën e deritanishme, duke kërkuar mbështetjen e këtij vendi dhe në kuadër të Samitit të Sofjes, që ai e quajti “Samitin më të rëndësishëm europian për vendet e Ballkanit, pas atij të Selanikut të 2003-it.”

    Pacolli e quajti shumë të suksesshme presidencën bullgare të Bashkimit Europian.

    Nga ana e saj, Ministrja bullgare e garantoi ministrin Pacolli se do të angazhohej që në samitin e Sofjes të merrnin pjesë gjithë të ftuarit e nivelit të lartë nga BE dhe Ballkani Perëndimor.

    Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, ajo tha se “ne do të gjejmë një mënyrë që të ruajë koherencën, elementët protokollarë të një forumi të Bashkimit Europian, dhe duke respektuar dinjitetin e Kosovës.”

    Dy ministrat folën dhe para mediave në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, përpjekjet e Kosovës në shtet-ndërtim si dhe mbi marrëdhëniet rajonale.

    Sofje, 20 prill 2018 – Shkëmbim dhurtash me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva.

    Ministri Pacolli falënderoi publikisht Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe foli për disa prej proceseve ku ka hyrë shteti i tij në konsolidimin e shtetit ligjor, në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimin evropian.

    Në këtë drejtim ai, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi Kosova, sipas tij i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

    Njëra nga pyetjet e mediave të pranishme ishte në lidhje me ndalimin që policia e Kosovës i bëri Drejtorit të Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

    Në lidhje me këtë, Pacolli shpjegoi se arsyeja e ndalimit të hyrjes së tij atë ditë lidhej me përkujtimin e disa masakrave të tmerrshme serbe në disa komuna të Kosovës, arsye që nuk u respektua nga z.i Gjuriç, i cili i rezervoi vetes të drejtën të fliste nga Mitrovica me një gjuhë që nxiste urrejtjen midis shqiptarëve dhe serbëve.

    Takimet e ministrit Pacolli në Sofje vijojnë me takimin me shefen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit bullgar, zonjën Xhema Grozdanova.

    Një ide e lindur gjatë vizitës së homologës time bullgare, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme Zaharieva, pak muaj më parë në Prishtinë u realizua sot me sukses në Sofje.

    Me praninë e saj, përfaqësuesve të Odave të Tregtisë dhe Industrisë dhe ndërmarrësve nga të dyja vendet mbajtëm Forumin Ekonomik Bullgari – Kosovë.

    Sofje, 20 prill 2018 – Me Ministren e Jashtme bullgare, Zaharieva, gjatë Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

    Mirëpresim faktin se bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve ka shënuar rritje dhe ka arritur në pothuaj 70 milion euro, por potencialet janë shumëfish më të mëdha dhe të pashfrytëzuara. Diplomacia Ekonomike duhet të jetë prioritet kryesor i Politikës së Jashtme.

    Sofje, 20 prill 2018 – Fjala ime gjatë Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

    Në kuadër të vizitës time zyrtare në Bullgari, kisha një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor midis miqsh të vjetër, homologun e tim bullgar të ngarkuar me Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherazi ministër i mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.

    Thellësisht mirënjohës për respektin që më bënë, duke më pritur me nderime ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim mes dy delegacioneve me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.

    Biseduam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Një Kosovë në Interpol është në shërbim për një rajon më të sigurt, ishte dakordim i ynë i përbashkët.

    Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim mes dy delegacioneve me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
    Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.

    Takim shumë i përzemërt me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.

    Shkëmbyem eksperiencat e partive tona me rol të rëndësishëm në zhvillimet e sotme të vendeve tona, Bullgarisë dhe Kosovës dhe trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

    Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.
    Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.

    Si në gjithë partitë liberale europiane, kjo parti ka një drejtim kolegjial dhe brenda saj zhvillojnë aktivitetin emra të famshëm, që kanë shenjuar historinë bullgare të tranzicionit nga komunizmi dhe të periudhës aktuale, europarlamentarë, etj.

    Ne, me kolegët tanë bullgarë, bashkëpunojmë shumë mirë dhe brenda ALDE-s, Internacionales Liberale Europiane.

    Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.
  • Vizita në Kosovë e kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov

    Vizita në Kosovë e kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov

    Prishtinë, 16 prill 2018

    Sot pritëm në një takim të përbashkët, Kryeministrin bullgar, Boyko Borisov. Mbështetja e Bullgarisë si Kryesuese e Presidencës së Këshillit Evropian do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE.

    Kryeministri Bullgari e ri-konfirmoi atë që kam thënë edhe më herët në lidhje me pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Sofje me 17 Maj, 2018.

  • Vizita zyrtare e zv/kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zahajeva

    Vizita zyrtare e zv/kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zahajeva

    Prishtinë, 19 tetor 2017

    Kisha kënaqësinë, që sot, fillimisht të shtrojë një drekë pune dhe më pas të zhvillojë një takim dy-palësh me homologen dhe miken time nga Bullgaria, Zëvendës-Kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të znj. Ekaterina Zaharieva.

    Vlerësuam lartë raportet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe shprehëm zotime të dyanshme për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtarë.

    U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.

    Bullgaria do të pranojë kryesimin e radhës të Presidencës së BE-së nga Janari i vitit të ardhshëm dhe mbështetja e saj do të jetë tejet e rëndësishme.

    Prishtinë, 19 tetor 2017 – U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.

    Duhet të organizohemi, që bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe më i mirë dhe të ketë më shumë shkëmbime të mallrave.

    Kosova, ka çka të mësojë nga përvoja e Bullgarisë, si në përvojën e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në atë të integrimit në BE.

    Homologja nga Republika e Bullgarisë,  Zaharieva, e ka vlerësuar lartë miqësinë që është ndërtuar ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur përkushtimin e shtetit të saj dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Prishtinë, 19 tetor 2017 – Gjatë takimit me delegacionet tona me ninistren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
  • Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë

    Prishtinë, 18 qershor 2012
     
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë, ku është pritur nga Presidenti Tsvetan Simeonov me bashkëpunëtorë.
     
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke falënderuar z. Simeonov dhe anëtarët e Odës Industriale Ekonomike të Bullgarisë për pritjen e organizuar, theksoi rëndësinë që ka për rajonin bashkëpunimi i dy vendeve, si pjese e vlerave të përbashkëta drejt integrimit europian dhe euro-atlantik.
     
    Në vazhdim, Kryeministri Thaçi i njoftoi nikoqirët për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për krijimin e lehtësirave për të zhvilluar afarizëm në Kosovë, duke potencuar reformat në legjislacion dhe në taksa.
     
    Pasi vlerësoi punën profesionale që disa kompani bullgare kanë bërë në Kosovë, Kryeministri Thaçi inkurajoi bizneset bullgare që të investojnë në Kosovë dhe të krijojne partneritet me kompanite kosovare.
     
    Po ashtu, Kryeministri Thaçi në takimin me afaristët bullgarë ritheksoi qëllimin  e Kosovës për integrim në BE dhe në NATO.
     
    Presidenti i Odës Industriale Ekonomike të Bullgarisë, Tsvetan Simeonov ka mirëpritur angazhimin politik të qeverive të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
     
    Ai ka theksuar përkrahjen e institucionit që drejton për perpektivën europiane të Ballkanit, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, duke theksuar se mirëpresin mundësinë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me komunitetin e biznesit në Kosovë.
     
    Përfaqësuesit e Odës Industriale Ekonomike e Bullgarisë e njoftuan kryeministrin Thaçi se ky institucion ka mbi 52.000 anëtarë dhe ofron shërbime të gjëra për komunitetin e biznesit në Bullgari në mbi 28 qendra rajonale.
     
    Me këto kapacitete funksionale, ata theksuan se ofrojnë mundësi që çdo risi në fushën e ekonomisë dhe afarizmit në Kosovë, përfshirë këtu informatat për ndryshimet në legjislacion, lehtësimet ekonomike dhe ofertat e bashkëpunimit, të publikohet përmes kanaleve informative afariste në Bullgari.