Prishtinë, 13 shkurt 2019-
Kam pritur në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağrı Sakar, nga i cili kam pranuar edhe kopjet e Letrave Kredenciale.
I shpreha mirëseardhje diplomatit turk në vendin tonë dhe i urova suksese në detyrën e re, duke theksuar që Republika e Kosovës vazhdimisht ka ndier përkrahjen e Republikës së Turqisë, si në procesin e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në shumë procese tjera, dhe i ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale me shtetin mik të Turqisë.
Ambasadori Sakar, shprehi falënderimet për mikpritjen dhe ka përcjellur gatishmërinë personale për të kontribuar për vazhdimin e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.
