Tag: Çair

  • Mabetex investon mbi 50 milion Euro në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut

    Mabetex investon mbi 50 milion Euro në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut

    Çair, 6 shtator 2021 –

    Në sheshin e Skënderbeut, aty ku bënë roje Heroi Kombëtar në Komunën e shqiptarëve në Shkup, sot, 30 vite pasi ndërtova së bashku me shqiptarët në të katër anët e globit, shpalosa projektin e parë të Mabetex në Maqedonin e Veriut me vlerë mbi 50 milion euro të cilin do ta investoj, ndërtoj e menaxhoj kompania që themelova shumë vite më parë.

    Një projekt i jashtëzakonshem që do i sjellë Komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërimi, rekreacioni e sporti, dhe që përfundimisht do të përmisojë jetën e qytetareve dhe transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim.

    Gjatë konferences për media në Shkup, menjëher pas nënshkrimit të konatratës.

    Jam i nderuar që kemi zgjedhur Komunën e Çairit për të realizuar këtë investim. Do të lidhim shqiptarët e do ndërtojmë me shije e me stil, siç bëmë gjithandej botes dhe siç po bëjmë sot edhe në Shqipëri.

    Në nënshkrimin e Kontrates ishin prezent, nga Mabetexi Group, Unë si themelues dhe drejtori i Holdingut Valon Lluka, kurse nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Zv. Kryeministri i parë Artan Grubi, Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi, Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke prezantuar ekipin e tij para se të nënshkruanim kontratën.
    Në nënshkrimin e Kontrates ishin prezent, nga Mabetexi Group, Unë si themelues dhe drejtori i Holdingut Valon Lluka, kurse nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Zv. Kryeministri i parë Artan Grubi, Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi, Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
    Shtrëngim duarsh pas nënshkrimit të kontratës në Komunën e Çairit.
    Shtrëngim duarsh pas nënshkrimit të kontratës në Komunën e Çairit.