Tag: Çekia

  • Përkrahja e Çekisë, tejet e rëndësishme për Kosovën

    Përkrahja e Çekisë, tejet e rëndësishme për Kosovën

    Prishtinë, 8 gusht 2018

    Prita në takim të rregullt pune ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.

    Në kuadër të këtij takimi, me ambasadorin çek, Šilhavý, diskutuam zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

    Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtarë ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Ministri i Jashtëm Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.

    Prishtinë, 8 gusht 2018 – Në takim me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.