Paris, 1 Korrik 2019 –
E kalova të hënën në Paris, duke folur për rëndësinë e lëvizjes së lirë për kosovarët.
Senati i Francës ishte adresa ku u pritem unë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nga Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.
Takim shumë me peshë në Senatin Francez, pasi që Parlamenti francez përbëhet nga dy dhoma, Asambleja Kombëtare dhe Senati. Anëtarët e dy dhomave zgjidhen nga dy sisteme të ndryshme zgjedhore. Kjo siguron që të gjithë përbërësit e ndryshëm të shoqërisë franceze të përfaqësohen sa më drejtë.

Shqyrtimi i projektligjeve nga të dy dhomat e Parlamentit bën ligje më të mira dhe përvoja e dëshmuar mirë e senatorëve përmirëson përmbajtjen e tyre.
Kryetari i Senatit garanton stabilitetin e institucioneve të Francës pasi i kërkohet të zëvendësojë Presidentin e Republikës në rast të vdekjes ose dorëheqjes së tij.

Andaj takimi me deputeten franceze Marta de Cidrac, ishte i rëndësisë së madhe pasi kërkuam nga ajo që Franca të mbështet heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.
Franca luan një rol kritik në inkurajimin e Bashkimit Evropian që të mbajë angazhimet e tij ndaj lëvizjes së lirë. Përkushtimi i francës për ndihmën e huaj është një shembull i jashtëzakonshëm për vendet e tjera. Ky ishte konteksti i takimeve tona me deputeten de Cidrac.

Së bashku me kryeministrin Haradinaj takimet i vazhduam me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner. Me ministrin Castaner për përkrahjen franceze për lëvizje të lirë dhe nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim të specializuar policor!
Në këtë frymë, u nënshkrua edhe leta e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal. Theksova se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë.

Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.
Ministrin Castaner e njoftova edhe për të arriturat në vendin tonë, përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e terrorizmit, dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO.
Falënderova ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm.

Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.
