Tag: Collen Hyland

  • Diplomatja amerikane më përcjelli letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Tillerson

    Diplomatja amerikane më përcjelli letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Tillerson

    Prishtinë, 19 janar 2018

    Ishte kënaqësi e veçantë, që nëpërmjet të Ngarkuarës së Përkohshme me Punë njëherësh Zëvendës-shefes së Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, znj Collen Hyland, të pranojë letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.

    Mbështetja e palëkundur dhe e fuqishme amerikane ndaj shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, nëpërmjet integrimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

    Kosova lindi, u zhvillua dhe integrua në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve falë mbështetjes së fuqishme dhe konsistente nga aleatët dhe partnerët e saj strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ne, kemi ditur të zgjedhim orientimin tonë strategjik në kohët më të vështira dhe këtë rrugë do ta ndjekim edhe në të ardhmen.