Stamboll, 22 nëntor 2017
Qeveria e Republikës së Turqisë ka treguar me vepra gjithmonë se Republikën e Kosovës, e sheh si vend partner dhe strategjik. Edhe pse Republika jonë nuk është antare e Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, unë isha pjesmarrës pasi zyrtarisht erdhi ftesa nga qeveria e Republikës së Turqisë
Unë morra pjesë dhe po e përfaqësojë Republikën e Kosovës në sesionin e 33-të të COMCEC-ut, Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po i zhvillon punimet e saj në Stamboll.
Në sesionin e pasdites, do t’i adresohem me një fjalim sesionit ministror të 24 Ministrave të Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj Organizate, të pranishëm në këtë aktivitet.

Në margjina të këtij ministeriali takova disa, por, do të takojë edhe shumë delegacione dhe përfaqësues të nivelit të lartë, të shteteve njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.
Nga 57 shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik 36 sish e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Na mbeten edhe 21 të tjera që t’i bindim për ta njohur edhe de jure realitetin dhe rrethanat e reja në Kosovë.
Në margjina të punimeve të sesionit të 33-të të COMCEC-ut, kisha edhe një shtrëngim duarsh dhe takim të shkurtër edhe me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

