Tag: Dialogu

  • Takim me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak

    Takim me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak

    Prishtinë, 24 tetor 2020 –

    Kam zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

    Unë riafirmova pikëpamjen time që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të finalizohet me njohje të plotë të ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe të hap rrugën për prosperitetin dhe zhvillim ekonomik dhe të sigurojë anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE për Kosovën.

    Gjithashtu shpreha shqetësimin tim lidhur me çështjen e personave të zhdukur dhe diskutimin në Serbi se ka më shumë se 16 varre masive sekrete, për të cilat unë e nxis BE-në të fillojë hetime urgjente.

    Ne si Kosovë duhet të qëndrojmë të përkushtuar dhe të bashkuar në dialog dhe të punojmë me aleatët tanë Evropian dhe Amerikan.