Sot në kompanitë e Devolli Corporation, në prezencën e mbi 50 bizneseve të fuqishme kosovare dhe odave tregtare (e Kosovës, amerikane dhe gjermane), kryeministri Rama ishte jashtëzakonisht frymëzues me qasjen e tij përbashkuese.
Bizneset kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, duke përfshirë edhe lehtësirat tregtare andaj ishte i mireseardhur vendimi i kryeministrit Rama që Shqipëria do heq te gjitha barrierat doganore me Kosovën.
Fatkeqësisht mungoi pjesëmarrja e qeverisë se Kosovës përveç protokollit që ishte aty.
Në mbrëmje të gjithë i prita në Rezidencen time në Hajvali për një darkë.
Një mbrëmje interaktive me Kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, ministret e qeverisë shqiptare, disa promotor ekonomik të Kosovës dhe udheheqës te odave ekonomike.Një mbrëmje interaktive me Kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, ministret e qeverisë shqiptare, disa promotor ekonomik të Kosovës dhe udheheqës te odave ekonomike.
Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin, Liridonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti.
Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj.
Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.
Njëra nga ndërtesat e ngritur për familjet e Thumanës nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Ku do të vendosen 50 familje të cilat kanë pësuar nga termeti. Pllaka e vendosur në hyrje të ndërtesave që u ndërtuan nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Mesazi në pllakë që shkruhet: “Aty ku shtëpitë pas tërmetit kanë rilindur më të mëdha, më të forta e të bukura”
Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë!
Ngjarja kishte rrjedhur kësisoj kur mëngjesin e 26 nëntorit 2019 një tërmet i fortë u regjistrua në Shqipëri, i cili dëmtoi rëndë qarqet e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.
Termeti la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatërroj shumë shtëpi dhe banesa.
I prekur thellë nga kjo tragjedi që i ndodhi popullit shqiptarë, menjëher ditën e nesërme u nisa drejt zonave të prekura për t’i mbështetur njerëzit dhe familjet e prekura nga tërmeti.
Në Thumanë me pjestarët e FSK-së dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës.
Të gjendësha afër në këto momente të vështira për ta.
Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.
Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre.
Në mesin e qindra qytetarëve të Durrësit të cilët i kishin shpëtuar termetit.
Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit. Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet vëllazërore.
Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.
Kurse në mesditë vazhdova në Durrës ku vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues.
Në një zonë të prekur nga termeti në Durrës së bashku me kryeministrin shqiptarë, Edi Rama.
Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve.
Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës.
I’a bëra me dije se do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin.
I tronditur nga ajo çfarë pash dhe e lash mbas, me 28 nëntor kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Njëra nga ndërtesat e ngritur për familjet e Thumanës nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Ku do të vendosen 50 familje të cilat kanë pësuar nga termeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur në ato ditë të vështira për ta.
Momenti kur po i prezantoja punën kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe bashkëpuntorëve. Krenar me punën e përfunduar nga kompania MABETEX.Kjo është njëra nga dy ndërtesat e ngritura dhe financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Pas dy vitesh më 28 nëntor të vitit 2021, në një pritje madhështore nga banorët e zonës dhe kryeministri i shtetit shqipëtar Edi Rama, së bashku me vëllëzërit e mi dhe ekipen bashkëpunuese kam dorëzuar çelësat e banesave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të 2019-s.
Së bashku me vëllërit e mi dhe kyeministrin shqiptar Edi Rama, në Thumanë.
Në emër të Fondacioni “Behgjet Pacolli” falënderojë të gjithë kontribuuesit të cilët mbështetën ndërtimin e banesave në Thumanë.
Kontribut në këtë punë kanë dhënë: Banka Ekonomike, Mabetex Lugano, M Technologie, IMK, Driton Gërbeshi, Valon Ademi, Ibrahim Thaqi, Valon Lluka, Sefedin Pacolli. Të gjithë këta kontribuan me punën e tyre të palodhur.
Momente krenarie për familjen tonë Pacollli dhe bashkëpuntorët tonë.Kompleksi i ndërtesave në Thumanë gjatë natës.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres Kryeministrin shqiptar, z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës.
Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhët të shfrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë.
Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Pas rizgjedhjes kryeministër prita në takim kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të ç’tensionohet situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut.
Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin territorial të vendit.
Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.
Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.
Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën.
Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës(aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt.
Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur.
Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi. Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës qê Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhês e mendësisë së prokurorëve serbë.
Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor.
Ne nuk mund ta tolerojmë këtë.
Ne duhet të veprojmë.
Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
Zhvillova një takim shumë vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ne shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit dhe ramë dakord që skena politike shqiptare duhet të unifikohet përballë padrejtësive ndërkombëtare dhe si komb duhet t’i përgjigjemi përpjekjeve për të rishkruar historinë tonë.
Serbia është agresori që ka vrarë e masakruar më shumë se 12 mijë civilë të pafajshëm në Kosovë dhe ka kryer më shumë se 400 masakra nga më ç’njerëzoret.
Në mes të përgatitjeve për fillimin e punimeve ndërtimore që finansohën nga ana jonë, isha në vendet e prekura nga tërmeti dhe vizitova familjet e pastrehë në Fushë-Kruje dhe Thumanë.
Në mbrëmje isha në Krujë dhe vizitova dy kampet ku ishin strehuar të pastrehët. Erdhi edhe Kryeministri Rama.
Durimi dhe kurajoja që mbretëronte te të gjithë ishte mbresëlënëse. Zoti qoftë me ta!
Durrës – Thumanë, 5 dhjetor 2019 – Vizitë vendeve të prekura nga termeti. Në mbrëmje isha në Krujë dhe vizitova dy kampet ku ishin strehuar të pastrehët. Erdhi edhe Kryeministri Rama. Durrës – Thumanë, 5 dhjetor 2019 – Vizitë vendeve të prekura nga termeti. Durimi dhe kurajoja që mbretëronte te të gjithë ishte mbresëlënëse. Zoti qoftë me ta!
Mbërrita sot në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatëroj shumë shtëpi dhe banesa.
Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë. Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata.
Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre. Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit. Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet e vëllazërore.
Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.
Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane së bashku me FSK-në .Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane, ndërtesat e rrënuara nga tërmeti. Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane duke bashkëbiseduar me banorët e asaj zone të prekur nga tërmeti. Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane, ndërtesat e rrënuara nga tërmeti.
Në Durrës vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues. Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve.
Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës. Do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin.
Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Prononcim për media së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane së bashku me FSK-në .
Ishte një nder i madh kur shihja sot ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës që ofronin ndihmë shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.
FSK-ja është një ushtri profesionale dhe e përkushtuar për të ofruar mbrojtje dhe ndihme për njerëzit në Kosovë dhe jashtë saj.
FSK-ja si forcë është e gatshme të jetë anëtare e NATO-s dhe ka arritur standardet më të larta të NATO-s që e bëjnë atë të gatshëm për misione ndërkombëtare. Djema ju e keni bërë krenar tërë kombin.
Thumane – Durrës, 27 Nëntor 2019 – Shtrëngim duarsh me pjestarët e FSK-së që ofronin ndihmë shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti. Thumane – Durrës, 27 Nëntor 2019 – Foto e përbashkët me pjestarët e FSK-së që ofronin ndihmë shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti.
Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku. Në Pejë, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, inicova studimin e përbashkët ndërkombëtar “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.
Dokument ky që do duhej të shërbente si një platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.
Pejë, 26 nëntor 2018 – Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë kam propozuar inicimin e studimit të përbashkët ndërkombëtar: “Kombi shqiptar në 50 vjetët e ardhshëm”, dokument ky që do duhej të shërbente si një platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.Pejë, 26 nëntor 2018 – Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Në prag të Ditës së Flamurit, aty ku zuri rrënjë liria, në Prekaz, bashkë me Kryeministrin Rama dhe kabinetet qeveritare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, nderuam madhështinë e rezistencës dhe sakrificën sublime të familjes emblematike Jashari dhe të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Vepra e tyre e djeshme, betimi ynë i sotëm, për të ardhmen e ndritur të kombit tonë.
Pejë, 26 nëntor 2018 – Dy delegacionet e qeverive tona, Kosovës dhe Shqipërisë, në konakun e bacës Rifat Jashari, kullat e familjes Jashari në Prekazin legjendar. Pejë, 26 nëntor 2018 – Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, duke bërë homazhe në Prekaz tek varrezat e familjes Jashari.Pejë, 26 nëntor 2018 – Në Prekaz – aty ku bashkohen të gjithë shqiptarët!
Tri ditë pasi kam pranuar detyrën zyrtare, vizitën e parë jashtë vendit e kam zhvilluar në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite jam pritur nga krerët e shtetit shqiptar, ndërkohë që jemi marrë vesh për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik ndërkombëtar dhe jemi pajtuar për vazhdimin e traditës së hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë si ai në Kopenhagë dhe Hamburg.
Në kuadër të këtyre takimeve kam propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës si dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.
Gjithashtu, jemi pajtuar për mbajtjen e takimit të përbashkët të dy qeverive më 27 nëntor 2017, me rastin e hapjes së “Vitit Gjithëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut”.
Tiranë, 14 shtator 2017 – Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Tiranë, 14 shtator 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.Tiranë, 14 shtator 2017 – Takimi me ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Programet antishqiptare, si ”Naçertanje” e deri te ”Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë, për realizimin e projektit për një Kosovë pa shqiptarë, janë dëshmi e tentativave serbe për pastrim etnik.
Me përpjekjen për shfarosje dhe me gjenocidin të përgatitur para 15 viteve, plani famëkeq “Patkoi”, u promovua në Manastirin e Graçanicës, më 20 maj të vitit 1995, në deklaratën e aprovuar nga tubimi i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, me në krye krininelin Vojisllav Sheshel, për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve.
Me fillimin e luftës, Millosheviqi mendoi se përfundimisht ia arriti qëllimit për të realizuar planet shekullore për një Kosovë pa shqiptarë. Fshatrat e djegura, dëbimet, asgjësimi i dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit të shqiptarëve të dëbuar, dëshmojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve është llogaritur që të mos kthehej kurrë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke pritur kosovarët dhe pjestarët e OJQ-së “Eksodi 99”.
Me luftën e UÇK-së dhe me ndihmën NATO-s, shqiptarët përjetuan kthimin biblik në tokën e tyre të djegur. Dashuria për vendin, gjuhën dhe zakonet ishte aq e madhe, sa që Perëndimi u habit nga fluksi i njerëzve që prisnin të ktheheshin në Kosovë.
15 vite pas dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuam në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999, kur drejt Shqipërisë u dëbuan dhunshëm qindra mijë kosovarë nga forcat serbe të diktatorit Sllobodan Millosheviq.
Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli (nga e majta), kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Prezent gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit.
Prezent ishin edhe mijëra qytetarë që përjetuar këtë eksod në 99-të, ata ishin në Kukës për të përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda që ndodhi në luftën e Kosovës.
Gjatë fjalës time në konferencën me titull: “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, shpreha mirënjohje për kryeministrin Rama dhe autoritetet shqiptare që mundësuan përkujtimin në Kukës të 15-vjetorit të eksodit kosovar.
“Unë nga thellësia e zemrës falënderoj ato motra, ato nëna, ata baballarë, ata vëllezër që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova. Ishte një bujari e paparë dhe sigurisht kjo ngjarje është motivi ynë shumë i fortë sot për të krijuar vizion për një jetesë të përbashkët. Faleminderit shumë për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës, popullin tim, vëllezërit dhe motrat nga Kosova”.
Fjala ime gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit. Pas 15 vitesh përsëri bashkë ishte mesazhi i tubimit në Kukës, ku u organizua përvjetori i 15 i eksodit kosovar.
Unë i them Lavdi Kukësit dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore! Duhet ta kujtojmë historinë që ajo të mos përsëritet dhe viktima të barazohet me dhunuesin!
15 vjetori i eksodit të bashkatdhetarëve tanë që ikën nga vatrat e tyre stërgjyshore nga tmerret e luftës dhe të ndjekur nga njësitë ushtarake serbe, u përkujtua në Kukës. Është shumë mirë të mos harrojmë këtë krim të madh të konsumuar në mes të Europës në fundin e shekullit të 20- si genocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve!
Ky përkujtim ngjan i qëlluar sot, kur për shkak të njëlloj apatie që ne kemi treguar për të dokumentuar krimet e serbëve, po ndërron statusi i viktimës me atë të kriminelit! Dik Marti dhe Karla del Ponte, kanë arritur njëfarë suksesi me ngritjen e Tribunalit të Posaçëm, vendim që do diskutohet javën që vjen.
I kam vuajtur shumë skenat e atyre krimeve megjithëse kam qenë jashtë Kosovës. Shumë familjarë të mi janë vrarë, shtëpi të tyre janë granatuar apo djegur. U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë. Kam punuar për të sensibilizuar diplomacinë ndërkombëtare, kam marrë pjesë në shumë emisione të rëndësishme të mediave europiane për ta treguar tragjedinë e popullit tim.
U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë.
Kukësi u bë monument i bujarisë njerëzore universale dhe mbarë bota kishte sytë tek Kukësi. Kukësi dhe Shqipëria penguan realizimin e planit të Milosheviqit, që duke nxjerrë afro gjysmën e popullsisë jashtë, mendonte se ata nuk do ktheheshin më.
Bashkëvendasit tanë që ishin afër vatrave të tyre, u kthyen menjëherë pas mbarimit të luftës dhe kjo ishte një fitore e madhe strategjike e kombit shqiptar. Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër të madhe!
Këtu po prezantoj disa ballina të shtypit dhe medias së Tiranës që u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, shtypi kosovar u morë fare pak e hiq detaje protokollare.
Shtypi dhe mediat e Tiranës u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, ai i joni u morë fare pak e hiq detaje protokollare. Rama e Pacolli, ja platforma e bashkimit, ishte titulli i njëres nga gazetat ditore të Tiranës. Edhe këtu një nga titujt e gazetave nga Tirana që përcollën fjalën time nga kjo ceremoni. Të hiqen barrierat doganore ishte titulli i një gazete tjetër shqiptare, duke cituar nga fjala ime. Kosova kërkon sërish portin në Shëngjin, ishte titulli i gazetës tjetër të përditshëm.