Tag: Emiratet e Bashkuara Arabe

  • Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Abu Dhabi

    Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Abu Dhabi

    Abu Dhabi, 10 maj 2018

    Inaugurimi i selisë së Ambasadës së Kosovës kësaj radhe u bë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prani të Nasser bin Thani Al Hamli, ministrit të Burimeve Njerëzore dhe Emiratizimit, së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kemi prerë shiritin e inaugurimit.

    Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Saeed Al Qamzi, Drejtor i Çështjeve të Vizitave në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe një numër i krerëve të trupave diplomatike arabe dhe të huaja të akredituar në Abu Dhabi.

    Al Hamli na uroi për hapjen e ambasadës së re, duke vlerësuar rolin e qeverisë së Kosovës dhe misionit tonë diplomatik për përpjekjet e mëdha në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve mike.

    Nga ana e tij, presidenti Thaçi vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës, duke theksuar se hapja e selisë së re është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dhe promovimin interesave të të dy vendeve.

    Abu Dhabi, 10 maj 2018 – Në ceremonin zyrtare të hapjes së Ambasadës në Abu Dhabi, të pranishëm edhe zyrtarë nga EBA.

    Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it.

    Ndihma e Emirateve të Bashkuara daton qysh nga koha e luftës në vitin 1999, kur ky vend ka ndërtuar infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova.

    Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.

    Abu Dhabi, 10 maj 2018 – Pllaka në hyrje të Ambasadës në Abu Dhabi, që mban amblemën e institucioneve të Republikës së Kosovës.
  • Vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Abu Dhabi, 7 janar 2018

    Vizitova Emiratet e Bashkuara Arabe. U prita nga ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

    Në kuadër të këtij takimi, ndër të tjera, u pajtuam për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës, e cila ndodhi pak kohë më vonë.

    E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, që ata kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën, jo vetëm në njohje, por edhe duke e përkrahur fuqishëm anëtarësimin e saj në Organizatat Ndërkombëtare.

    AL AIN, 8 janar 2018 (WAM) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, H.H. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, priti sot Behgjet Pacollin, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Në funksion të kësaj, diskutuam edhe mbi sinkronizmin e punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dhabi.

    Mora premtimin për shtimin e angazhimit të tij edhe personal në çështjet, që ndërlidhen me forcimin e subjektivitetit dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtarë të Kosovës.

    AL AIN, 8 janar 2018 (WAM) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, H.H. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, priti sot Behgjet Pacollin, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në EBA, ishte temë tjetër diskutimi në aspektin politik dy-palësh dhe u dakorduam, që Ministria e Jashtme e Kosovës t’i fillojë procedurat e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi që nga java e ardhshme.

    Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, i bëra thirrje investitorëve potencial nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga bashkëbiseduesi.

    Abu Dhabi, 7 janar 2018 – Bashkëbisedim me homologun tim Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

    NË KONFERENCËN, “THE NEW NEXUS – DIPLOMACY, SECURITY AND DIGITAL NATION STATE”

    Isha një ndër folësit kryesor për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe nderlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuader të konferencës “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State” që u mbajt në Abu Dhabi.

    Po ashtu gjatë ditës pata edhe një takim shumë miqësor me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, Ministër i Shtetit për Tolerancë, me të cilin biseduam për shumë qështje dhe për paqën dhe tolerancën ndernjerëzore.

    Abu Dhabi, 7 janar 2017 – Në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State”, ku unë isha ndër folësit kryesor.
    Abu Dhabi, 8 janar 2018 – Gjatë prezantimit tim për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe ndërlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuadër të konferencës “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State” në Abu Dhabi.
    Abu Dhabi, 8 janar 2018 – Vizita ime në Emirate ishte prezantuar në shumë media nacionale.
    Abu Dhabi, 8 janar 2018 – Takim me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, ministër i Sportit, Kulturës dhe Rinisë.