Antalya, 11 mars 2022 –
Unë kam qenë në Turqi këtë fundjavë, duke mësuar dhe kontribuar në edicionin e dytë të Forumit, Diplomacia e Antalisë (ADF) që u mbajt nën temën gjithëpërfshirëse “Rikodimi i diplomacisë”.
Në një kohë kur bota ka kaq shumë sfida, është frymëzuese të vizitosh një vend dinamik dhe krijues si Turqia. Një moment kryesor i udhëtimit tim ishte takimi i së premtes me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ishte bujar me kohën e tij, ndërsa folëm se si sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota. Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë.

Turqia dhe lidershipi atje ka një aftësi të mahnitshme për të ndihmuar vendin tonë në diplomaci, ekonomi, antarsim në Organizata të ndryshme botërore.
Edicioni i dytë i Forumit të Diplomacisë së Antalisë (ADF) u mbajt nën temën gjithëpërfshirëse “Rikodimi i diplomacisë” në datat 11-13 mars në Antalia. Forumi priti 3260 pjesëmarrës të regjistruar nga 75 vende, duke përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë dhe anëtarë të dalluar të botës së biznesit, shtypit dhe akademisë.
Në hapjen e këtij Forumi u prita ngrohtësisht dhe miqësisht nga miku im Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Turqia mbetet një aleat kyç i Kosovës dhe partner tradicional me të cilin duhet të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat. Kjo dhe si të mbështesim integrimin ndërkombëtar të Kosovës ishte fokusi i diskutimit tim me mikun tim Ministrin Cavusoglu.
Do të zhvilloj takime sot dhe ditët në vijim me shumë ministra dhe liderë nga e gjithë bota dhe do të shoh se si të ndihmojmë për çështje të rëndësishme për Kosovën.
Gjatë ceremonisë së hapjes së Forumit Diplomatik të Antalias, presidenti Recep Tayyip Erdoğan foli për problemet dhe sfidat që po shoqërojnë këtë herë dhe agresionin rus në Ukrainë.
Aty pata rastin të takohem me disa personalitete si, ish Presidenten e Kroacisë zonjën Kolinda Grabar, ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, presidentin e Sllovenisë Borut Pohar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahreinit Abdullatif bin Rashid Al Zayani etj.



17 krerë shtetesh dhe qeverish, 80 ministra dhe 40 përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare morën pjesë aktivisht në tre Panele Liderësh, 27 seanca, gjashtë “ADFTalks”, tre “ADFRounds” dhe tre ngjarje anësore.
FSHZH mblodhi një listë mbresëlënëse prej 220 folësish në 42 sesione, të cilët morën pjesë në diskutime të frytshme dhe konstruktive dhe ndanë këndvështrimet e tyre. Janë regjistruar 212 takime dypalëshe në margjinat e FSHZH nga delegacionet pjesëmarrëse.
Në kuadër të kësaj ishte kënaqësi të takoj në Antalaya mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë Mamadou Tangara. Ai ka qenë gjithmonë përkrahës për Kosovën dhe është një mik i rëndësishëm i Kosovës dhe Gambia një partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë.
Ne do të punojmë së bashku më shumë për të forcuar pozitën dhe zërin e Kosovës në Afrikë.

Fillova viziten zyrtare ne Forumin e Antalise me miqtë dhe kolegët nga partitë simotra liberale të Europës ku biseduam për qëndrimet e thella anti-Europiane që po shohim në Beograd.
Sonte përsëri pata takim me Euro-deputetin Ilhan Kyuchyuk, qe është njeri nga nenshkruesit e letrës sot në Parlamentin Europian ku kërkohet suspendimi i kandidaturës serbe ne BE për shkak të qëndrimeve anti-Ukrainase.
E konsideroj të rëndësishme të përdorim rrjetin dhe mundësitë tona për lobim për shpalosjen e të vërtetës!

Takim miqësor në margjinat e Forumit të Diplomacisë me mikun tim, ministrin e jashtëm të Ugandës Haji Odongo. Në këto kohë sfidash të mëdha është shumë e rëndësishme ti mbajmë miqtë afër dhe ta rrisim rrjetin e përkrahësve të Kosovës nëpër botë.






