Tag: Fajon

  • Vizita e parë në cilësinë e shefit të diplomacisë kosovare në institucionet e BE-së dhe NATO-së

    Vizita e parë në cilësinë e shefit të diplomacisë kosovare në institucionet e BE-së dhe NATO-së

    Bruksel, 28 shtator 2017

    Institucionet e Bashkimit Evropian dhe selia e NATO-s në Bruksel ishin dy destinacionet e radhës brenda muajit të parë.

    Në kuadër të kësaj vizite kam takuar përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionarin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Frederica Mogherini, dhe Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Rose Bottemoeller.

    Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

    Gjatë këtyre takimeve kam pranuar lëvdata për tejkalimin e krizës politike që po përballej vendi pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, kam pranuar mbështetje të plotë për proceset euroatlantike të Kosovës dhe përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

    Pas takimit me Mogherinin vizitat vazhduan me takim bilateral me komisionarin për politikën Evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, Johannes Hahn.

    Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
    Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

    Procesei i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, duke konsideruar se vlerat evropiane janë edhe vlera të Kosovës dhe se rrugëtimi i Kosovës nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane.

    Takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
    Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
    Bruksel, 28 shtator 2017 – Në takim me z.Hahn, shpreha zotimin se Kosova për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe liberalizimin e vizave.

    Zhvillova një takim jashtëzakonisht të mirë dhe shumë miqësor edhe me Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj Rose Gottemoeller, në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel.

    Ndjenjë e veçantë dhe emocione shumë, që të qëndrojë në ambientet e kësaj organizate, që luajti rol vendimtar në ndalimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, ndërtimin e paqes dhe vazhdimin e mëtejmë të sigurisë rajonale.

    Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim në selinë qendrore të NATO-s me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme e NATO-s, Rose Bottemoeller u pajtuam që në kordinim të ngushtë me aleatet strategjik te procedojme me formimin e ushtrisë së Kosovës.

    NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm për të kontribuar së bashku në ndërtimin e paqes dhe ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare.

    Bruksel, 28 shtator 2017 Takim me Antonio Panzeri, raportues në hije për Kosovën në Parlamentin Evropian.

    Takimet në Bruksel i vazhdova me grupin e Liberalëve në Parlamentin Evropian, ALDE. Unë u thash se jemi krenarë që një pjesë e madhe e qeverisë së Kosovës janë liberal.

    Kërkova ndihmën e bashkëbiseduesve kundrejt vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke marrë premtimin për angazhimin e tyre në këtë drejtim.

    Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim me Grupin e Liberalëve në Parlamentin Evropian, ALDE, potencova se diplomacia ekonomike është e rëndësishme krahas asaj tradicionale, sepse prodhon rezultate të prekshme prej qytetarëve.

    Pasdite takimin e radhës në agjend e realizova me Tanya Fajon, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

    Si do ecet përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore në këtë takim. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera.

    Bruksel, 28 shtator 2017Gjatë takimit me Tanya Fajon, raportuese e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Zonja Fajon shprehu vullnetin për ta mbështetur Kosovën në këtë fazë të zhvillimit, duke mbetur kështu një mike e madhe e Kosovës. 

    Bruksel, 28 shtator 2017 – Takim me Tonino Picula, kryesues i delegacionit për Kosovë në Parlamentin Evropian ishte edhe i fundit në vizitën time në Bruksel.