Prishtinë, 19 dhjetor 2018 –
Me rastin e festave të fundvitit kam organizuar në Hotelin Swiss Diamond pritje për gazetarë.
I kam falënderuar gazetarët për punën e bërë gjatë vitit 2018, për kontributin e jashtëzakonshëm me prezantimin e gjithë procesit që Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses të plotë.
“Ka qenë një vit i suksesit për shtetin tonë, për qytetarët. Ju falënderoj juve përfaqësuesit e gjitha mediave për prezantimin korrekt të punës së qeverisë, e po ashtu ju falënderoj edhe për vërejtjet dhe kritikat”

U shpreh duke shtuar se : “nëse ndokush meriton vlerësimin më të lartë gjatë këtij viti për gjitha angazhimet, ju jeni nga ata që meritoni këtë vlerësim më të lartë për klimën e krijuar të shprehjes së lirë, mediave të lira”.
Ritheksova përkushtimin e përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme për partneritet të vazhdueshëm për kultivimin e medias së lirë në Kosovë.
