Kam pritur në takim Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë takim kam diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe veçmas përkushtimin tonë për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere në agjendën ndërkombëtare.
Kam siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.
Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.
Unë shpreha protestën dhe shqetësimin tonë për fushatën e ndyrë diplomatike dhe propagandistike të Serbisë. E bëra shumë të qartë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare është faktori më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kjo është një vijë e kuqe për Kosovën dhe për Serbinë më mirë që më shpejt sesa më vonë të pranojnë realitetin për të mirë të së ardhmes së saj dhe të të gjithë rajonit.
Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.
Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.
Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel. Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
E kalova të hënën në Paris, duke folur për rëndësinë e lëvizjes së lirë për kosovarët.
Senati i Francës ishte adresa ku u pritem unë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nga Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.
Takim shumë me peshë në Senatin Francez, pasi që Parlamenti francez përbëhet nga dy dhoma, Asambleja Kombëtare dhe Senati. Anëtarët e dy dhomave zgjidhen nga dy sisteme të ndryshme zgjedhore. Kjo siguron që të gjithë përbërësit e ndryshëm të shoqërisë franceze të përfaqësohen sa më drejtë.
Paris, 1 Korrik 2019 – Senati i Francës ishte adresa ku u pritem unë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nga Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.
Shqyrtimi i projektligjeve nga të dy dhomat e Parlamentit bën ligje më të mira dhe përvoja e dëshmuar mirë e senatorëve përmirëson përmbajtjen e tyre.
Kryetari i Senatit garanton stabilitetin e institucioneve të Francës pasi i kërkohet të zëvendësojë Presidentin e Republikës në rast të vdekjes ose dorëheqjes së tij.
Paris, 1 Korrik 2019 – Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota.
Andaj takimi me deputeten franceze Marta de Cidrac, ishte i rëndësisë së madhe pasi kërkuam nga ajo që Franca të mbështet heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.
Franca luan një rol kritik në inkurajimin e Bashkimit Evropian që të mbajë angazhimet e tij ndaj lëvizjes së lirë. Përkushtimi i francës për ndihmën e huaj është një shembull i jashtëzakonshëm për vendet e tjera. Ky ishte konteksti i takimeve tona me deputeten de Cidrac.
Paris, 1 Korrik 2019 – Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet.
Së bashku me kryeministrin Haradinaj takimet i vazhduam me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner. Me ministrin Castaner për përkrahjen franceze për lëvizje të lirë dhe nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim të specializuar policor!
Në këtë frymë, u nënshkrua edhe leta e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal. Theksova se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë.
Paris, 1 Korrik 2019 – Takim me Ministrin e Brendshëm të Francës, z.Christopher Castaner. Kosova është një partner evropian i Francës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së integrimit evropian. Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.
Ministrin Castaner e njoftova edhe për të arriturat në vendin tonë, përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e terrorizmit, dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO.
Falënderova ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm.
Paris, 1 Korrik 2019 – Së bashku me Kryeministrin Haradinaj takuam ministrin e Brendshëm të Francës, z.Christopher Castaner.
Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.
Sot, gjatë një ceremonie zyrtare nënshkruam një Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ambasadës së Francës në Republikën e Kosovës për bashkëpunim në “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.
Që nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Frankofonisë në cilësinë e anëtarit vëzhgues, janë shënuar arritje të matshme pozitive, në mes të të cilave mund të përmenden:
Prishtinë, 29 mars 2018 –Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të MPJ-së, MAP-it dhe Ambasadës Franceze.
– anëtarësimi i Universitetit të Prishtinës në Agjencinë e Universiteteve Frankofone (AUF) dhe krijimi i Qendrës Frankofone Universitare;
– hapja e shkollës së parë franceze në Prishtinë;
– themelimi i Klubit të Bizneseve Frankofone (KOCAF);
– shumëfishimi i aktiviteteve kulturore frankofone në Kosovë.
Prishtinë, 29 mars 2018 – Falënderova Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyeshme në zhvillimin e projekteve të frankofonisë në vendin tonë.
E falënderoj po ashtu Ministrin Yagçilar, për përkushtimin e tij në mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti.
Në javën e parë të tetorit si ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, vazhdova takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë, andaj ishte kënaqësi ta pres në takim kurtuazie Ambasadorin austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve.
Austria do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës. U pajtuam që të kemi edhe një Plan Veprimi dy-palësh në mes dy vendeve.
Prishtinë, 3 tetor 2017 – Nga takimi i zhvilluar me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Ambasadori Pfandler më dërgoi personalisht edhe letrën e urimit nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Takimi i radhës ishte me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
Atij i shpreha gatishmërinë që Hungaria të jetë edhe më e pranishme në tregun kosovar, me synimin që të krijohen mundësi edhe për palën kosovare dhe veç kësaj të shikohen mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja në mes dy vendeve në funksion të arritjes së këtij qëllimi.
Po ashtu, vlerësova mbështetjen e Hungarisë me kredinë e butë që i ka dhënë Kosovës dhe e cila synohet të investohet në projekte mjedisore.
Prishtinë, 3 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
Takim shumë i rëndësishëm ishte edhe ai me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. Me të u dakorduam se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
Do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit, do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.
Prishtinë, 3 tetor 2017 – Takim me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.
Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takim. Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.
GJATË PRITJES NË TAKIM TË AMBASADORIT TË NORVEGJISË NË KOSOVË, PER STRAND SJAASTAD
Falënderova Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistent të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.
Shprehem zotimet tona për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.
Prishtinë, 4 tetor 2017 – Gjatë pritjes në takim të Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
TAKIM ME DREJTORIN GJENERAL PËR POLITIKAT E FQINJËSISË EVROPIANE DHE ZGJERIM
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.
Delegacionin njoftova se qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin, dhe shpreha përkushtimin se do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet.
Prishtinë, 4 tetor 2017 – Takim me Drejtorin Gjeneral për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerim.
TAKIM ME MARCO MANTOVANELLI, MENAXHER PËR KOSOVË NË BANKËN BOTËRORE
Me politika që mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, prodhimin vendor, me lidhjen e arsimit me ekonominë lëvizim drejt zhvillimit, theksova edhe nevojën për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, ku rol aktiv dhe pozitiv mund të luajnë si mërgata ashtu edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare që e pranojnë dhe ndihmojnë Republikën e Kosovës.
Në këtë takim diskutuam edhe disa projekte që kanë të bëjnë me furnizim të ujit të pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, ruajtjen e lumenjve, deponitë e hapura, zhvillimin rural dhe për punësimin e të rinjve.
Prishtinë, 4 tetor 2017 –Takim me Marco Mantovanelli, menaxher për Kosovë në Bankën Botërore.
TAKIM ME SHEFIN E OSBE-SË NË KOSOVË, JAN BRAATHU
Në margjina të këtij takimi, informova Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.
Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në ndërkohë, Ambasadori Braathu ka njoftuar në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018.
TAKIM ME AMBASADORIN E KUVAJTIT, FAYEZ MISHARI AL-JASSIM
Me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por, me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit.
Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.
Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Kërkova nga Ambasadori vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.
Prishtinë, 9 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin Christian Heldt, diskutim i përgjithshëm bilateral për raportet e Kosovës me Gjermaninë dhe perspektivën evropiane të vendit.
Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’u qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.
GJATË TAKIMIT ME AMBASADORIN REZIDENT TË MBRETËRISË SË BELGJIKËS NË KOSOVË, FRANÇOIS BONTEMPS
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet respektive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve.
Prishtinë, 10 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.
Mbretëria e Belgjikës ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë.
Me ambasadorin e Francës në Kosovë vlerësuam lart raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.
Diskutuam për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Ambasadori shprehu përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj.