Prishtinë, 2 gusht 2019 –
Kalimthi pata një takim shumë të këndshëm me futbollistin e kombëtares, Shkelzen Gashi, i cili e ka bërë kombin tonë krenar për suksesin e madh që ai ka treguar me Kombëtaren.

Prishtinë, 2 gusht 2019 –
Kalimthi pata një takim shumë të këndshëm me futbollistin e kombëtares, Shkelzen Gashi, i cili e ka bërë kombin tonë krenar për suksesin e madh që ai ka treguar me Kombëtaren.

Prishtinë, 29 maj 2019 –
Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish kapiten I U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.
Artoni është aktiv në futboll që nga mosha 6 vjeçare, duke ju bashkuar në fëmijërinë e hershme Akademisë së Futbollit të Partizanit.
Pas shumë kërkesave të shumë klubeve evropiane, Artoni i është bashkuar nënkampionit të Francës, Lille, përderisa FIFA ka lejuar që Artoni t’i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës.
Tani është momenti që ky i ri, yll në ngritje, të shkëlqej në Lille, Francë si dhe në vendin e tij Kosovën. I ri, shtatlartë, i shpejtë, i fuqishëm, me talentin e rrallë në lojën në mesfushë, Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit të kombëtares sonë.
E falenderoj nga zemra që i’u përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës. Urime, suksese!


Në bazë të kompetencave të mija, kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë.
Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit.
Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar cdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pa dyshim ishte meritë e angazhimit të tij të madh. Emri i tij i respektuar në futbollin evropian i mundësoi Kosovës qasje më të lehtë aty ku e ka vendin, andaj Vokrri meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve.
