Tag: Gjakove

  • Në nderim të 376 Martirëve të Rekës së Keqe: Një kujtesë që nuk harron

    Në nderim të 376 Martirëve të Rekës së Keqe: Një kujtesë që nuk harron

    Gjakovë, 30 maj 2017 –

    Fshati Mejë është dëshmi e një tragjedie të thellë të Ballkanit. Në prill të vitit 1999, 376 qytetarë u masakruan në mënyrë brutale, duke lënë plagë të pashërueshme në historinë e Kosovës.

    Në mesin e këtyre viktimave, ishin fëmijë, të rinj, pleq dhe gra, një shenjë e rëndësisë së shtazarëve të armikut ndaj jetës së pafajshme.

    Varreza në Mejë është një nga simbolet më të fuqishme të kujtesës në Kosovë. Përbërë nga 376 varre, kjo tokë e shenjtë është dëshmi e një ore masakre, një memorie që reflekton dhimbjen dhe egërsinë e një kohë të errët.

    Këtu, secila varr i përket një jetë njerëzore, duke e bërë këtë vend të pashtershëm për nderim.

    Sa herë vij në Gjakovë, e kam si ritual nderimin e 376 martirëve të Rekës së Keqe në fshatin Mejë, të vrarë në një nga masakrat më të mëdha të Ballkanit, pas asaj të Srebrenicës.

    Masakra e Rekës së Keqe mbetet një prej ngjarjeve më të dhimbshme të konfliktit në Ballkan. Shtazarakët e armikut e kryenë këtë akt të tmerrshëm, duke shkaktuar vuajtje të pafundme për familjet dhe shoqërinë.

    Pasojat e kësaj masakre janë ende të ndjeshme sot, si një shenjë e pamohueshme e nevojës për drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.

    Rëndësia e nderimit dhe Kujdesit të Përhershëm.

    Është e rëndësishme të ndërtojmë një kujtesë të qëndrueshme për këto viktima, duke i nderuar ato dhe duke treguar respektin tonë të përhershëm. Përmes ndërtimit të kujtesës, ne dëshmojmë se historitë e tyre nuk do të harrohen kurrë dhe se paqja është një rrugë e rëndësishme drejt të ardhmes.

    Në kujtimin e 376 martirëve të Rekës së Keqe, ne gjejmë frymën për të ndryshuar botën.

    Kujtimi i tyre na udhëzon drejt një qëllimi të përbashkët: ndërtimit të një shoqërie pa dhunë, një vend ku drejtësia dhe respekti ndaj të drejtave të njeriut sundojnë për të gjithë.

    Kur sheh varrezën e madhe, mendon: kjo varrezë u krijua në një orë masakër! Këtu në këtë varrezë kupton se martirët nuk janë statistikë!
  • Hapa në Gjakovë edhe një fabrikë të linjës së prodhimit të çantave

    Hapa në Gjakovë edhe një fabrikë të linjës së prodhimit të çantave

    Gjakovë, 27 nëntor 2015 – 

    Për nder të ditës së flamurit në Komunën e Gjakovës bëra inaugurimi i linjës së re të prodhimit të çantave në fabrikën e tekstilit Intertex.

    Në këtë inaugurim ishin ftuar përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore dhe lokale, ambasadave dhe përfaqësues të sektorit të biznesit.

    Si kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, në fjalën hyrëse të inaugurimit u shpreha se ndjehem tepër i lumtur që po hapet linja e re e prodhimit të çantave të lëkurës.

    Si kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, në fjalën hyrëse të inaugurimit u shpreha se ndjehem tepër i lumtur që po hapet linja e re e prodhimit të çantave të lëkurës.

    “Ne shpresojmë që të kemi përurime të tilla në çdo përvjetor feste, të krijojmë vende të reja pune për qytetarët e Kosovës dhe të shohim sa më shumë fytyra të buzëqeshura, ashtu siç po shihen sot në këtë fabrikë”

    Prezent ishte edhe ambasadori Italian në Kosovë Andreas Ferrarese, i cili tha se Kosova duhet të fokusohet më shumë tek investimet në fabrika prodhimi pasi vetëm ekonomia mund të jetë faktor për zhvillimin e vendit.

    Në fund, të gjithë përfaqësuesit kanë prerë shiritin për hapjen e kësaj linje si dhe kanë vizituar sektorët e prodhimit të fabrikës Intertex.  
    Një nga punëtorët e linjës së re të prodhimit të çantave në fabrikën e tekstilit Intertex.
    Një nga punëtoret e linjës së re të prodhimit të çantave në fabrikën e tekstilit Intertex.
  • AKR kërkon transparencë nga Komuna e Gjakovës për dyshimet lidhur me keqpërdorimin e pronës publike

    AKR kërkon transparencë nga Komuna e Gjakovës për dyshimet lidhur me keqpërdorimin e pronës publike

    Gjakovë, 7 gusht 2013 –

    Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët e Komunës së Gjakovës të cilët në vazhdimësi po përballen me mungesë të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve lokale në Gjakovë, AKR-ja si subjekt politik ka ngritur disa herë shqetësimet e qytetarëve si në mbledhjet e Asamblesë Komunale, poashtu edhe në konferencat e vazhdueshme për media.

    Çështja më problematike që ka karakterizuar punën e kësaj Qeverie lokale, por edhe Qeverive të mëhershme, kanë qenë pronat shoqërore komunale;  fatkeqësisht ende edhe sot nuk e kemi një listë nga Komuna e Gjakovës për pronat që i posedon ajo.

    Përkundër kërkesës sonë të vazhdueshme që të bëhen publike pronat që i takojnë Komunës së Gjakovës të cilat duhet të jenë në menaxhim të Komunës, Kryetari Pal Lekaj, së bashku me qeverinë e tij lokale, vazhdojnë vetëm të heshtin.

    Kjo heshtje na shtyn të dyshojmë jo vetëm neve si parti politike, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës se po vazhdon keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi i pronës publike.

    Së fundmi disa qytetarë, duke e parë zinxhirin e bashkëpunimit në mes të zyrtarëve komunalë dhe organeve të drejtesisë, kanë vendosur të na sjellin disa fakte në të cilat dyshohet se ka uzurpime të pronave dhe ndërrim të destinimit të tyre.

    Fundja nuk është më e rëndësishme rrjedhja e informatës se sa trajtimi i një dukurie që në vazhdimësi po ndodh në Gjakovë.

    Konkretisht në vitin 1985 projekti i Komasacionit kishte mbetur pa u perfunduar në fshatrat e Komunës se  Gjakovës, ndërsa në vitin 2008 kishte filluar bartja e palujteshmërive nga Komasacioni në gjendje kadastrale në këto fshatra: Novosellë e Ultë, Janosh, Trakaniq, Osek Pashë, Rogovë e Hasit. Ky projekt është finacuar nga Ministria e Bujqësisë dhe gjatë këtij procesi ka pasur shumë pa rregullsi me pronën shoqërore.  Në zonën kadastrale Trakaniq (ZKT) është shpronësuar Kooperativa bujqësore me sipërfaqe 12Ha 81Ari 51m, dhe janë shndërruar në pronë ndërtimore në bazë të fletëposedimit nr: UL-70705075-00084 e azhuruar me 24.10.20012. Në fletëposedimin me nr.84 i azhuruar ne vitin 1982 dhe skicën e vitit 1985 parcela me nr.1, pronë e K.B.I. `ERENIKU`; parcela me nr.2,  fushë sporti e ish-klubit futbollistik `DUKAGJINI`; parcelat me nr.3 dhe 7, prona shoqrore; kanë pasur destinimin si tokë bujqësore e zbërthyer si ara, kullosa etj., ndërsa në fletëposedimin me të njëjtin numër, por të azhuruar në vitin 2012 del se parcela me nr.1, pronë e K.B.I `Ereniku` dhe parcela me nr.2  janë pronë ndërtimore, kurse më e keqja qëndron se parcelat me nr.3 dhe nr.7 nuk janë të paraqitura fare. Përpara kam dy skicat e vitit 1985 dhe vitit 2009 ku shihet qartë dallimi që parcela me nr.7, tash me nr.1007/1/2/3 sipas skicës së vitit 2009, është shpërndarë në tre pronarë.

    Në vitin 2001-2002 Kuvendi Komunal i Gjakovës ka nxjerrë një vendim për shpronësimin e të gjitha pronave shoqërore dhe private brenda rrethojave të Aeroportit të Gjakovës dhe t`i bartë të gjitha kompenzimet, mirëpo në bazë të një procesverbali të vitit 2008, që po ashtu e posedojmë, qytetari dyshon se parcela me nr.2 është bartur brenda rrethojave të Aeroportit.

    Ky  procesverbal i shiqimit publik, i përpiluar vetëm me emrat e perfaqësuesve  të fshatit, i  pavulosur dhe i panënshkruar nga këta përfaqëues, ka bartë paluajetshmerinë brenda  Aeroportit të Gjakovës në vitin 2008, apo 6 vite pas shpronësimit të pronave shoqërore në bobi të Aeroportit. Në bazë të ligjit për komasacione, pala në procedurë është dashur të ftohet që të marrë pjesë në shiqim publik në bazë të nenit 55 të ligjit për komasacion, ku në këtë rast ka munguar, ashtu sikur ka munguar edhe zyrtari për çështje pronësore dhe juridike dhe për më keq, parcelën me nr.2 e ka bartur në zonën e Aeroportit pronat e të cilit janë shpronësuar qysh në vitin 2002.

    Për t`i vërtetuar të gjitha këto dyshime, ne si subjekt politik i kemi drejtuar kërkesë Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ku kemi kërkuar me shkrim fletëposedimet për tri parcelat e dyshuara 1007/1,2,3 si dhe informata në lidhje me ndryshimet që vrehen në skicat e vitit 1985 dhe 2009 si dhe në fletëposedimet e vitit 1982 dhe 2010.

    Fatkeqësisht Drejtoria per Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë nuk e ka parë të arsyeshme të na përgjigjet andaj ne si parti politike kemi vendosur që këto dyshime dhe këtë problematikë, që është bërë trend i qeverisjes lokale në Gjakovë, ta ngrisim në media.

    Jemi të vetëdijshëm që Komuna e Gjakovës, si çdo herë tjetër, do të arsytohet me qëndrimet tashmë të njohura se është kohë fushate, se ka prapapavijë politike etj., por ne edhe një herë i bëjmë thirrje publike Kryetarit të Komunës Pal Lekaj që të heqë dorë nga regjimi dhe kufizimi që ka instaluar për informimin e qytetarëve. Çdo kush e gëzon të drejtën të informohet për pronën shoqërore, andaj nëse vazhdon t`i konsiderojë argumentet që na ka ofruar qytetari si të qëllimshme dhe për shërbime politike, le të urdhëron ta dëshmojë të kundërtën me fakte dhe argumente, ashtu sikur po bjëmë edhe ne sot.

    Në emër të AKR-së në Gjakovë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët ndjehen se po ju bëhet një bllokadë informative dhe pengim në çasjen në informata, të mos hezitojnë të prezantojnë rastet e keqpërdorimit të Komunës.

    AKR-ja nuk do të heshtë dhe nuk do të tregohet e verbër asnjëherë përpara të bëmave të Komunës. Jemi të vetëdijshëm se e gjithë kjo paraqet një sfidë për ne dhe qytetarët, por jemi të vendosur që të vazhdojmë më tutje së bashku në mënyrë që të zbardhim keqperdorimet tjera.