Tag: Gjeneva

  • Pjesmarrës në Forumin e Crans Montana në Gjenevë

    Pjesmarrës në Forumin e Crans Montana në Gjenevë

    Geneve, 27 qershor 2019 –

    Gjeneva është një nga qytetet më të bukura dhe më paqësore në botë. E karakterizon këtë qytet cilësia e madhe e jetës, shkallë e lartë sigurie, udhëtime të shkurtra, afërsi me natyrën dhe një aeroport i aksesueshëm.

    Me 22 organizata ndërkombetare dhe më shum se 250 organizata joqeveritare (OJQ), Gjeneva është qyteti që mirëpret më së shumti organizata ndërkombëtare në botë. Gjeneva dhe New Yorku janë dy qendrat e bashkpunimit ndërkombëtar më të rëndësishmet në botë, Gjeneva është më e rëndesishmja në numër të takimeve.

    Kësisoj edhe Forumi Crans Montana ka vendosur që Samitin Botëror i 30-të me radhë, tashmë tradicional i Forumit Crans Montana, të organizojë në qytetin zviceran.

    Qe nga viti 1992 deri sot ky Forum me themeluesin dhe presidentin e te cilit Jean Paul Carteron qe nga ajo kohe me lidh nje miqesi personale e ngushte e pandare, ka qene per mua ne pushtet apo dhe ne opozite nje tribune tejet e rendesishme per te paraqitur Kosovën, realitetin kosovar, shpalosur dhe mbrojtur pikpamjet e mia mbi zhvillimet ne vend dhe rajon dhe nje mundesi tejet e çmuar per te mbrojtur çeshtjen e drejte shqiptare si dhe per te zhvilluar qindra e qindra takime me homologe, miq dhe personalitete te shquara nga rajoni, Europa dhe bota.

    Në Forum po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore, mundësi tepër e mirë që të shfrytëzohet për lobimin e Republikës së Kosovës.

    Një tryezë e respektuar e diplomacisë botërore, para fjalimit tim, pata rastin të takohesha me personalitete të rëndësishme. Takimet i fillova me mikun tim, Dr.Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër i Shqipërisë.

    Geneve, 27 qershor 2019 – Takim në kuadër të Forumit të Crans Montana, me ish presidentin shqiptar, Sali Berisha.

    Shkëmbim i shkëlqyeshëm me zonjën e parë të Guinesë Znj. Hadja Conde Djéné Kaba.

    Djènè Kaba u përshkrua nga shumë njerëz si një grua e përulur dhe bujare që ia kushtoi jetën e saj fuqizimit të grave, si dhe të pambrojturve. Ashtu ishte edhe në biseden me mua që zhvilluam.

    Kosova dhe Guinea janë vende mike dhe partnerë që mbështesin njëri-tjetrin ndërkombëtarisht.

    Shkëmbim i shkëlqyeshëm me zonjën e parë të Guinesë Znj. Hadja Conde Djéné Kaba. Kosova dhe Guinea janë vende mike dhe partnerë që mbështesin njëri-tjetrin ndërkombëtarisht.

    Gjatë Forumit Crans Montana pata një shkëmbim të shkëlqyeshëm me Enele Sopoaga, Kryeministrin e Tuvalu. Të dy diskutuam për sfidat me të cilat përballen vendet tona të vogla dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare.

    Sopoaga ka qenë një nga zëdhënësit më të shquar të vendit të tij për ndryshimet klimatike në kapacitetet e tij të ndryshme si ambasador në OKB, ministër i jashtëm dhe kryetar i delegacionit Tuvaluan në konferencën ndërkombëtare të Kankunit për ndryshimet klimatike në 2010.

    Në vitin 2014, ai përshkroi efektet e ndryshimeve klimatike në ishujt e Paqësorit si të ngjashme me “armët e shkatërrimit në masë”. Tuvalu nuk ka parti politike. Besnikëria rrotullohet rreth personaliteteve dhe gjeografisë. Parlamenti prej 15 anëtarësh zgjidhet nga populli çdo katër vjet. Kryeministri zgjidhet nga deputetët.

    Këtë vit Republika e Kosovës ka akredituar ambasadorin Leon Malazogu në Tuvalu. Ne do të punojmë sëbashku.

    Gjatë Forumit Crans Montana pata një shkëmbim të shkëlqyeshëm me Enele Sopoaga, Kryeministrin e Tuvalu. Të dy diskutuam për sfidat me të cilat përballen vendet tona të vogla dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare.

    I konsideruar nga shumë njerëz si i butë, Dr Abdullah sigurisht që ka origjinë politike – babai i tij, Ghulam Mahyyoddin Zmaryalay, ishte senator në vitet e fundit të sundimit të mbretit Zahir Shah.

    Rrugëtimi politik i Abdullah Abdullahut në Afganistan e ka çuar atë nga jeta si kirurg praktik i syve në luftëtar të rezistencës dhe tre herë pretendent për president.

    Pasi nuk arriti që të siguronte postin e lartë, Abdullah Abdullah përfundoi si shef ekzekutiv i qeverisë, një rol i sapokrijuar me kompetenca kryeministrore.

    Takim me të ishte i shkëlqyeshëm ku folëm për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë vendet tona.

    Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Afganistanit në axhendën ndërkombëtare të Kosovës. Ne do të punojmë për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh.

    Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Afganistanit në axhendën ndërkombëtare të Kosovës. Ne do të punojmë për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh.

    Mirënjohës ndaj homologes time, Ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva për mbështetjen e saj parimore për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nevojën që anëtarët e BE të “përmbushin premtimet e tyre” për reformat që ka ndërmarrë Kosova.

    Evropa duhet të tregojë lidership, të mos tërhiqet nga rajoni ynë. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian i kanë njohur reformat tona. Tani koha për vendimarrje.

    Sfidat e brendshme në BE nuk janë justifikim për ta mbajtur popullin e Kosovës të izoluar.

    Zvicër, 27 qershor 2019-Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare znj.Ekaterina Zaharieva.

    “Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj”, me këto fjalë nisa fjalimin tim para të pranishmëve në forumin e respektuar të Crans Montana.

    Gjatë fjalimit e njoha audiencën me të arriturat e vendit tonë nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Po ashtu, i’u drejtova miqve spanjollë, duke iu bërë me dije Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën, sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me gjenocid në vitin 1999”- kështu ju drejtova pjesëmarrësve të nivelit të lartë të Forumit të Cransmontanës në Zvicër, forum që prej 30 vjetësh është shndërruar në institucion dialogu real.

    Gjatë fjalimit e njoha audiencën me të arriturat e vendit tonë nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Ftova miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë – të njohin Kosovën dhe të vendosin me ne marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.

    Geneve, 27 qershor – Gjatë fjalimit para të pranishmëve në Forumin “Crans Montana”.
    Geneve, 27 qershor – Gjatë fjalimit para të pranishmëve në Forumin “Crans Montana”.

    Gjatë fjalimit njoftova audiencën me të arriturat e Republikës së Kosovës nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarishtë nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Në vazhdim të fjalimit, audiencës së përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, ju drejtova duke i njoftuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

    Ftova miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë – të njohin Kosovën dhe të vendosin marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.

    Gjatë fjalimit njoftova audiencën me të arriturat e Republikës së Kosovës nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarishtë nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Sa i përket aspektit ekonomik i bëra ftesë të gjithë përfaqësuesve të vendeve të botës që janë pjesë e këtij Forumi që të konsiderojnë Kosovën si një destinacion relativisht i ri për investitorët e huaj. 

    “Vendi im ofron mundësi të mëdha për investime dhe një klimë investimi gjithnjë e më të favorshme”

    Forumi i Crans Montanës, këtë vit me iniciativën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës.

    Forumi i Crans Montanës, këtë vit me iniciativën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës.