Tag: Gjermani

  • Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Mynih, 15 shkurt 2019 –

    Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    Konferenca e 55-të e Sigurisë në Mynih zhvillohet nga 15 deri më 17 shkurt 2019. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Udhëtime gjithnjë i bëj me aeroplanin tim privat. Zero kosto për buxhetin e shtetit.

    Ajo mirëpriti një numër të paprecedentë vendimmarrësish të rangut të lartë ndërkombëtar, duke përfshirë më shumë se 35 krerë shtetesh dhe qeverish. Mes tyre ishin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence.

    Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon.

    Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Takimet e para i filluam së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kur fillimisht kishim një takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

    Në këtë takim, i njoftova senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e susksesshëm dhe transparent FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe tema të rëndësishme për vendin.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën.

    Takimet i vazhduam me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

    Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

    Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar.

    Takimi i radhës ishte me homologun gjerman ministrin e Jashtëm, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

    Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

    Mynih, 15 shkurt 2019 – Me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass biseduam për raportet qe duhet ti intensifikojmë ndêrmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për vendin tonë.

    Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.

    Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

    Mynih 15 shkurt – Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.

    Kosova është e fokusuar në fuqizimin e partneritetit me Gjermaninë dhe në këtë aspekt, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral.

    Këtë qëndrim ia rikonfirmova Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU / CSU, përgjegjës për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Peter Beyer, anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perendimor.

    Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.

    Takim tjetër së bashku me Kryeministrin Haradinaj kemi pasur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut edhe me Ish Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Anerikës (SHBA),  z.John Kerry, i cili gjithmonë është i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë. 

    Mynih 15 shkurt – Kënaqësi ta takoj mikun e madh të Kosovës, ish Sekretarin e Shtetit John Kerry. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi.

    Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit.

    Mynih 15 shkurt – Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë.

    Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

    U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.

    Mynih 16 shkurt – Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

    Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

    Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike.

    Mynih 16 shkurt – Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

    Pata rastin që ta takoja, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, të cilin e falënderova për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën. Me ministrin holandez biseduam në nivel bilateral për ekonominë dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    I kërkova mbështjetje për liberalizimin e vizave dhe konsolidimin e mëtejm të vendit dhe i konfirmova progresin qe ka arritur vendi në rend dhe ligj dhe zhvillimin ekonomik.

    Mynih 16 shkurt – Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike.

    Në kuadër të qëndrimit tim në Gjermani, takova edhe ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan dhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme, të cilët i njoftova për progresin e arritur në vend.

    Kërkova mbështetjen e tyre në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, si dhe i falenderova për kontributin e madh dhënë Kosovës.

    Mynih 16 shkurt – Roli dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

    Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

    Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera!

    Mynih 16 shkurt – Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale.

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    Mynih 16 shkurt – Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel.

    Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.

    Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës.

    Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.

  • Homologu gjerman, Heiko Maas, më priti në vizitë shtetërore në Berlin

    Homologu gjerman, Heiko Maas, më priti në vizitë shtetërore në Berlin

    Berlin, 10 janar 2019 –

    Unë kalova dy ditë në Gjermani javën e parë të vitit 2019.

    Ditën e mërkurë (9 janar 2019) e kalova në qytetin e Frankfurtit, ku vizita ime më solli në kontakt me njerëz të ndryshëm.

    Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër (10 janar 2019) do të zhvillojë vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.

    Frankfurt, 9 janar 2019 – Në tren duke udhëtuar në drejtim të Berlinit. Këto udhëtime me tren të japin mundësi të konsultoja të gjitha dokumentet që kisha me vete e që bisedonim në takim.

    Arsyeja kryesore që po udhëtoja drejt Berlinit ishte takimi me homologun tim gjerman, Heiko Mass, me të cilin do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët. Mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

    Pritja ishte organizuar sipas protokollit të shtetit gjerman. Ishte nder, respekt dhe mikëpritje e pashembullt nga homologu gjerman, Maas.

    Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (L), SPD, takohet me Behgjet Pacollin, ministër i Jashtëm i Kosovës, në Berlin, 10 janar 2019.

    Takimi ishte shumë miqësor, konstruktiv dhe pëmbajtësor. Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit.

    Është partneri i fuqishëm tregtar me vendin tonë, por ne presim dhe thërrasim për investime edhe më të mëdha gjermane në Kosovë, që do të ndihmonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë.

    Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

    Pas takimit bilateral mes dy delegacioneve dolëm në konferenc për media. Për atë se çfarë kemi deklaruar ka prezantuar edhe webfaqja e Bundestagut gjerman. I është dhënë rëndësi dialogur Kosovë – Serbi.

    Berlin, 10 janar 2019–Takim me homologun gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani.

    Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen

    Rruga drejt BE- së çon përmes pajtimit dhe reformave reale. Ministri i Jashtëm Maas i ka premtuar homologut të tij kosovar mbështetje në këtë drejtim.

    Ministri i Jashtëm Maas priti të enjten (10 janar) në Berlin homologun e tij nga Kosova Behgjet Pacolli. 

    Vizita zyrtare e Zv/kryeministrit të parë z.Behgjet Pacolli në Republikën Federale të Gjermanisë.

    “I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në një dialog konstruktiv”, tha Maas pas bisedës. Sipas ministrit të Jashtëm, fakti që të dyja vendet zhvillojnë marrëdhënie normale me njëra-tjetrën është një nga kushtet më të rëndësishme për afrimin me BE- në.

    Marrëdhëniet me Serbinë në fokus

    Kohët e fundit ka pasur pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia ka bërë fushatë kundër pranimit të vendit fqinj në Interpol, ndërsa Kosova ka vendosur një tarifë 100 për qind të importit për produktet serbe. 

    “Kemi biseduar edhe për faktin se këtu në Gjermani kemi patjetër shqetësime për përdorimin e tarifave ndëshkuese”, theksoi Maas pas takimit me Pacollin.

    Berlin, 10 janar 2019 – Gjatë konferencës për media me homologun tim gjerman Heiko Mass.

    Gjermania mbështet perspektivën e BE-së

    Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm theksoi mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet e BE-së të Kosovës dhe shteteve fqinje. “Ne qëndrojmë pranë perspektivës së BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Maas. 

    Megjithatë, mbështetja është e lidhur me kushte të qarta. Parakushtet më të rëndësishme për Kosovën përfshijnë, për shembull, përparimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Berlin, 10 janar 2019 – Gjatë konferencës për media me homologun tim gjerman Heiko Mass. Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

    Ndihmoni me reformën dhe pajtimin

    Ashtu si shumica e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova është ende shumë larg përmbushjes së standardeve të BE-së . Prandaj Gjermania po ofron mbështetje aktive. 

    Qeveria federale jo vetëm që mbështet projektet për rritje më të madhe ekonomike dhe infrastrukturë më të mirë, por gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë një procesi të ndershëm pajtimi në rajon. 

    Për shembull , së bashku me partnerët e saj në BE , Gjermania po mbështet organizatën e saj rinore për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila i bashkon të rinjtë përtej kufijve.

    Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (L), SPD, takohet me Behgjet Pacollin, ministër i Jashtëm i Kosovës, në Berlin, 10 janar 2019.
  • Takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel, dr. Jan Hecker

    Takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel, dr. Jan Hecker

    Prishtinë, 6 mars 2018

    Takim i rëndesishëm me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker. Diskutim i rëndësishëm për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet.

    Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni si shtet.

    Prishtinë, 6 mars 2018 – Në takim me këshilltarin për Politikë të Jashtme të Kancelares Merkel, dr. Jan Hecker dhe ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Kosovë.
  • Takime me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve ndërkombëtare

    Takime me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve ndërkombëtare

    Prishtinë, 3 tetor 2017

    Në javën e parë të tetorit si ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, vazhdova takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë, andaj ishte kënaqësi ta pres në takim kurtuazie Ambasadorin austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve.

    Austria do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës. U pajtuam që të kemi edhe një Plan Veprimi dy-palësh në mes dy vendeve.

    Prishtinë, 3 tetor 2017 – Nga takimi i zhvilluar me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

    Ambasadori Pfandler më dërgoi personalisht edhe letrën e urimit nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

    Takimi i radhës ishte me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

    Atij i shpreha gatishmërinë që Hungaria të jetë edhe më e pranishme në tregun kosovar, me synimin që të krijohen mundësi edhe për palën kosovare dhe veç kësaj të shikohen mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja në mes dy vendeve në funksion të arritjes së këtij qëllimi.

    Po ashtu, vlerësova mbështetjen e Hungarisë me kredinë e butë që i ka dhënë Kosovës dhe e cila synohet të investohet në projekte mjedisore.

    Prishtinë, 3 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

    Takim shumë i rëndësishëm ishte edhe ai me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. Me të u dakorduam se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

    Do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit, do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.

    Prishtinë, 3 tetor 2017 – Takim me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.

    Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takim. Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.

    GJATË PRITJES NË TAKIM TË AMBASADORIT TË NORVEGJISË NË KOSOVË, PER STRAND SJAASTAD

    Falënderova Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistent të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

    Shprehem zotimet tona për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.

    Prishtinë, 4 tetor 2017 Gjatë pritjes në takim të Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

    TAKIM ME DREJTORIN GJENERAL PËR POLITIKAT E FQINJËSISË EVROPIANE DHE ZGJERIM

    Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.

    Delegacionin njoftova se qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin, dhe shpreha përkushtimin se do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet.

    Prishtinë, 4 tetor 2017 – Takim me Drejtorin Gjeneral për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerim.

    TAKIM ME MARCO MANTOVANELLI, MENAXHER PËR KOSOVË NË BANKËN BOTËRORE

    Me politika që mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, prodhimin vendor, me lidhjen e arsimit me ekonominë lëvizim drejt zhvillimit, theksova edhe nevojën për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, ku rol aktiv dhe pozitiv mund të luajnë si mërgata ashtu edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare që e pranojnë dhe ndihmojnë Republikën e Kosovës.

    Në këtë takim diskutuam edhe disa projekte që kanë të bëjnë me furnizim të ujit të pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, ruajtjen e lumenjve, deponitë e hapura, zhvillimin rural dhe për punësimin e të rinjve.

    Prishtinë, 4 tetor 2017 – Takim me Marco Mantovanelli, menaxher për Kosovë në Bankën Botërore.

    TAKIM ME SHEFIN E OSBE-SË NË KOSOVË, JAN BRAATHU

    Në margjina të këtij takimi, informova Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.

    Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

    Në ndërkohë, Ambasadori Braathu ka njoftuar në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018.

    TAKIM ME AMBASADORIN E KUVAJTIT, FAYEZ MISHARI AL-JASSIM

    Me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por, me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit.

    Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.

    Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. 

    Kërkova nga Ambasadori vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Prishtinë, 9 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin Christian Heldt, diskutim i përgjithshëm bilateral për raportet e Kosovës me Gjermaninë dhe perspektivën evropiane të vendit.

    Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’u qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.

    GJATË TAKIMIT ME AMBASADORIN REZIDENT TË MBRETËRISË SË BELGJIKËS NË KOSOVË, FRANÇOIS BONTEMPS

    Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet respektive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve.

    Prishtinë, 10 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.

    Mbretëria e Belgjikës ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë.

  • Në Frankfurt, diskutova me bashkatdhetarët për sipërmarrjen dhe Investimet në Kosovë

    Në Frankfurt, diskutova me bashkatdhetarët për sipërmarrjen dhe Investimet në Kosovë

    Frankfurt, 12 mars 2017 –

    Sot, në një takim frymëzues në qytetin e Frankfurtit, bashkë me bashkatdhetarët tanë, kemi ndarë momente të frytshme duke diskutuar për potencialin e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe rëndësinë e investimeve për të avancuar punësimin në vendin tonë.

    Entuziazmi i të pranishmëve ishte i shkëlqyeshëm. Diskutimi fillimisht u përqendrua në suksesin e tyre si sipërmarrës dhe trajtimin e sfidave në rrugën drejt suksesit.

    Historitë e tyre të suksesit në biznes ishin frymëzuese, shembuj konkrete të përkushtimit dhe vendosmërisë në krijuarjen dhe menaxhimin e bizneseve të tyre. Njëri pas tjetrit, ata ndanë rrugëtimin e tyre të vështirë dhe arritjet e tyre në fusha të ndryshme si teknologjia, shërbimet, dhe tregtia, duke ndriçuar me shembuj konkrete se çfarë mund të arrihet me punë të palodhshme dhe vizion.

    Ndër diskutimet më frytdhënëse ishte vullneti i përbashkët për të ndryshuar këtë situatë. Propozime dhe ide inovative u bënë pjesë e bisedës, duke shpalosur mundësitë e krijimit të ambienteve më të favorshme për investimet nga Diaspora.

    Po ashtu, diskutimi u fokusua në rëndësinë e arsimit dhe avancimit të shkollimit. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre në investimin në njohuri dhe aftësi të reja për të avancuar në karrierë. Shembujt e tyre personale për të fituar kualifikime të reja dhe përshtaturjen e tyre në ndryshimet e tregut të punës ishin frymëzim për të tjerët.

    Diskutuam për rëndësinë e përgatitjes së rinisë dhe punës së vazhdueshme për të qëndruar konkurrues në një ambient të vazhdueshëm të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.

    Pjesë e diskutimit ishte edhe potenciali i Diasporës tonë për të investuar në Kosovë. Një temë e rëndësishme ishte vështirësia për gjetjen e përkrahjes dhe motivimit për këto investime.

    Pjesëmarrësit shprehën dëshirën e tyre të fortë për të investuar në vendin tonë dhe kontribuar në rritjen e ekonomisë, por vunë në dukje pengesat dhe sfidat që hasin në këtë rrugë.

    Ndër diskutimet më frytdhënëse ishte vullneti i përbashkët për të ndryshuar këtë situatë. Propozime dhe ide inovative u bënë pjesë e bisedës, duke shpalosur mundësitë e krijimit të ambienteve më të favorshme për investimet nga Diaspora.

    Diskutuam për të thelluar bashkëpunimin mes autoriteteve vendase dhe Diasporës për të krijuar programe dhe iniciativa që të inkurajojnë investimet dhe krijimin e kushteve më të favorshme për sipërmarrjen.

    Takimi në Frankfurt ishte një hap i rëndësishëm për të përqendruar energjitë dhe vullnetin e bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar në avancimin e Kosovës në fushën ekonomike.

    Fryma e bashkëpunimit dhe dëshira për të sjellë ndryshim pozitiv dhe zhvillim ishte thelbësore dhe e frymëzueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

    Ajo do të mbetet një shembull i përsosur i bashkëpunimit dhe angazhimit të bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar në rritjen dhe përparimin e vendit tonë të dashur, Kosovës.