Tag: Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

  • Ceremonia e botimit të dy librave nga MPJ

    Ceremonia e botimit të dy librave nga MPJ

    Prishtinë, 18 shkurt 2018

    Ministria e Punëve të Jashtme ishte bërë shtëpi e përbashkët e ish-deputetëve nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë dhe përfaqësuesve të vendit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë gjatë një pritje të veçantë që ishte organizuar në ambientet e kësaj Ministrie dhe me praninë e mysafirëve të shquar ndërkombëtarë, që nderuan Kosovën me pjesëmarrjen e tyre në shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit.

    Arsyeja kryesore e kësaj ngjarje ishte botimi i dy librave: I pari mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, respektivisht deputetët nënshkrues të saj, i dyti për Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Në të njëjtin aktivitet ishte bërë edhe përurimi i sallës së re të rinovuar.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Fjala ime gjatë ceremonisë së botimit të dy librave nga MPJ.

    Ideja për botimin e këtyre dy librave më erdhi deri sa po dorëzonim në Kongresin Amerikan një kopje të Deklaratës sonë të Pavarësisë me Presidentin Thaçi, po mendoja: pse të mos kemi në një botim të mëvetshëm të këtij Akti Solemn, Procesverbalin e asaj Seance dhe biografitë e shkurtra të secilit deputet?

    Kësisoj lindi ky botim, i cili në dhjetëvjetorin e Pavarësisë sonë, është një lloj shenje nderuese, përkujtuese, për atë vepër të madhe të shumë brezave të kosovarëve, nëpërmjet rezistencës paqësore, luftës së armatosur, e cila kulmoi me Deklaratën për Pavarësi.

    Nëpër rafte librash, si dhuratë, si referencë ky libër i vogël, por që peshon shumë do të mbetet pavarësisht jetës sonë dinamike shtetërore apo individuale.

    Disa ngjarje të posaçme historia nuk ka forcë t’i shlyejë. Sepse ato bëjnë historinë. Deklarata e pavarësisë bëri historinë moderne të Kosovës, thash para të pranishmëve.

    Në ndërkohë, sa i përket botimit të librit të në lidhje me vendimin e GJND-së mbi Kosovën, ky botim është konceptuar si dhuratë për miqtë tanë të huaj, me te cilët takohemi në aktivitetin tonë të dendur lobues, dhe jo vetëm.

    Kësisoj ne tregojmë se vullneti i popullit të Kosovës, ashtu si e kërkonte dhe Vendimi i Përbashkët i vendeve të Grupit te Kontaktit në 2006, është vendim legal. Ne donim me këtë rast t’i bëjmë homazh ekipit Mbrojtës të Kosovës në atë Gjykatë: paraardhësit tim, Skender Hyseni; kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, Vjosa Osmani dhe juristit Qerim Qerimi, ashtu si dhe eksperteve të tjerë të huaj.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Ish-Presidenti kroat Stipe Mesiq gjatë pritjes që kishte organizuar Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë mysafirët që kishin marrë pjesë në shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Ish-Presidenti ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Davutoglu, gjatë pritjes që kishte organizuar Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë mysafirët që kishin marrë pjesë në shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.