Tag: Greqia

  • Ministeriali i disa vendeve të Evropës qendrore dhe Ballkanit Perëndimor

    Ministeriali i disa vendeve të Evropës qendrore dhe Ballkanit Perëndimor

    Sunion, 11 maj 2018 –

    Dje mbërrita në Sunion, një vend të bukur në Greqi, prej Emirateve të Bashkuara Arabe, ku hapëm dje ambasadën tonë.

    Kosova po e zgjeron praninë e saj ndërkombëtare dhe po flet me zërin e saj si e barabartë në familjen e shteteve.

    Me ftesë të ministrit grek Kotzias po marr pjesë në Ministerialin e vendeve të procesit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor në qytetin grek Sunion. Jam i lumtur që e hapa serinë e takimeve këtu në Greqi, me ministrin e jashtëm polak Jacek Kaputoviç.

    Ai do vizitojë shumë shpejt Prishtinën dhe unë Varshavën që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të zhvillojmë akoma dhe më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

    Polonia është një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian i cili ka interes të veçantë për Ballkanin dhe posaçërisht Kosovën, ndaj kolegu im polak gjendet në Greqi.

    Sunion, 11 maj 2018 – Kosova po e zgjeron praninë e saj ndërkombëtare dhe po flet me zërin e saj si e barabartë në familjen e shteteve. Shtrëngim duarsh me Ministrin e Jashtëm polak, Jacek Kaputoviç.

    Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë- i thashë homologëve nga Bashkimi Europian mbledhur në Greqi.

    Më tej thashë se një vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave europiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”

    Dhe shtova një metaforë që e përjetoj herë pas herë: “për ta ilustruar rëndësinë tonë, po i referohem shembullit të fëmijëve tanë që shpesh nuk e ndërtojnë dot objektin e tyre në lojën Lego, sepse harrojnë ndonjë element të vogël… Pa ne, Europa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme…. Po nëse fëmijët mund t’i këshilloj të përkujdesen për të gjithë pjesët e lojës së tyre, si përfaqësues i një vendi të vogël, e kam të vështirë t’ju këshilloj juve, përfaqësuesve të shteteve të mëdhenj. …Megjithatë ju sugjeroj: sa herë që shikoni fëmijët që luajnë këtë lojë, kujtohuni për Kosovën”.

    Sunion, 12 maj 2018 – Gjatë adresimit tim në Ministerialin e Vendeve të Procesit të Vishegradit, plus katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku isha i ftuar nga homologu im grek Nikos Kotzias.

    Takim me homologun grek Niko Kotzias

    Gjatë qëndrimit tim në Sunion të Greqisë për ministerialin e disa vendeve të Europës qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, kalova shumë kohë me nikoqirin tim, Niko Kotzias.

    U dakorduam që shumë shpejt Zyra e Kosovës të çelet në Athinë. Shpreha keqardhjen që në një aktivitet kaq të rëndësishëm ku kishte disa zëvendëskryeministra dhe ministra të jashtëm si ai i Çekisë, Polonisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnjës, Maqedonisë, etj, Serbia nuk ishte e pranishme, me gjasë shkaku i pranisë sime dhe Kosovës si e barabartë.

    Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.

    Sunion, 12 maj 2018 – Me homologun grek Niko Kotzias në margjina të Ministerialit të disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

    Pas takimit me homologun grek Kotzias, vazhdova me takime tjera të frytshme, si ai që pata me zëvendëskryeministrin çek, homologun tim, njëherësh ministër i jashtëm Martin Stropincky, në margjinat e ministerialit në Sunion të Greqisë.

    Shtetet janë si njerëzit shpesh, duhet të takohemi që ta zhvillojmë miqësinë, të prodhojmë rezultate për ekonomitë tona, për qytetarët tanë.

    Prej një kohe të gjatë nuk kemi patur takime në nivel zëvendëskryeministrash. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin në baza dypalëshe dhe shumëpalëshe.

    E ftova zëvendskryeministrin Stropincky të vizitojë Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi.

    Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.

    Sunion, 12 maj 2018 – Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.
    Sunion, 12 maj 2018 – Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.
    Sunion, 12 maj 2018 – Me zëvendëskryeministrin çek, homologun tim, njëherësh ministër i jashtëm Martin Stropincky, në margjinat e ministerialit në Sunion të Greqisë.

    Edhe në takimin e radhës potencova se Kosova do të hapë dyer të reja dhe do të mbajë të hapura dyert e miqësisë me të gjithë vendet e botës, posaçërisht me ato europiane, apo anëtare të Bashkimit Europian.

    Takim konkret dhe rezultativ me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok. Slovakia do t’i përmbahet linjës së Bashkimit Europian me Kosovën dhe është gati të mirëpresë zyrën e Kosovës në Bratislavë.

    Do të forcojmë marrëdhëniet dhe më shumë në të gjithë planet.

    Sunion, 12 maj 2018 – Me Sekretarin slovak të shtetit Ivan Korçok.
  • Nikoqir i homologut tim nga Greqia

    Nikoqir i homologut tim nga Greqia

    Prishtinë, 12 prill 2018

    Pata një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor me homologun tim grek në Prishtinë. Potencova se është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv për Republikëm e Kosovës.

    Kurse kryediplomati grek më tha se “normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vet Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet”.

    Ky është mesazhi dë doli nga takimi me kryediplomatin të cilin sipas traditës sonë të mikpritjes dola në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen këtij, akademiku të shquar, sot kryediplomati i Greqisë, që i ka sjellë maturi diplomacisë greke.

    Prishtinë, 12 prill 2018 – Në pritje të Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Sipas traditës sonë të mikpritjes dola në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen këtij, akademiku të shquar, sot kryediplomati i Greqisë, që i ka sjellë maturi diplomacisë greke.

    E ftova biznesin grek të jetë i pranishëm në Kosovë, që mallrat greke të hyjnë në tregun tonë ku nuk duhet të ketë monopole nga vendet fqinje. Kërkova mbështetje prej Greqisë në aspiratat tona për t’u bërë pjesë e Interpol, UNESCO dhe organizatave të tjera.

    Prishtinë, 12 prill 2018 – Në pritje të Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Një bised konstruktive e zhvilluam në ambientet e aeroportit të Prishtinës.

    Nga aeroporti i Prishtinës takimin e zhvendosem në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Aty patëm një takim kokë më kokë në zyrën time dhe më pas zhvilluam një bisedë zyrtare në krye të delegacioneve tona.

    Prishtinë, 12 prill 2018 – Takim kokë më kokë në zyrën time më MPJ me homolohun tim grek. Nikos Kotzias shprehu respekt për luftën dhe përpjekjet tona si popull.

    Mysafiri ishte shumë i qartë në mbështetjen e Greqisë për Kosovën, në Samitin e Sofies, në forume të tjera ndërkombëtare. Homologu im grek shprehu respekt për luftën dhe përpjekjet tona si popull.

    Nikos Kotzias më ftoi në Athinë, ku do të organizohet dhe një forum biznesi për të gjetur forma të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

    Prishtinë, 12 prill 2018 – Biseda zyrtare në krye të delegacioneve tona. Kotzias ka ftuar Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të shtatë vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.

    Akademiku grek me famë botërore dhe sot ministri i jashtëm, tha se ne ballkanasit duhet të krijojmë një axhendë të re pozitive dhe të dalim nga burgu i historisë.

    Plotësisht dakord me këtë vizion frymëzues dhe domethënës, që duhet ta jetësojmë për të mirën e popujve tanë.

    – Pacolli: Ne presim që Greqia të na mbështesë në integrimin tonë ndërkombëtar

    Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Prishtinë, 12 prill 2018 – Valvitja e flamujve në aeroportin e Prishtinës, pritja e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotziasm u organizua sipas protokollit të shtetit.

    Theksova se e dëshirojë praninë e investitorëve dhe mallrave greke në Kosovë, duke shprehur kërkesën për heqjen e pengesave në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve kosovarë në Greqi.

    Gjatë takimit vlerësova punën e bërë nga diplomatët grekë në krye të misionit diplomatik në Prishtinë, në krye të EULEX-it, si dhe mbështetjen e Komisionerit Avramopulos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Prishtinë, 12 prill 2018 – Homologu im më bëri ftesë që ta vizitojë Athinën.

    “Ejani dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë në një forum biznesi midis dy vendeve. Të krijojmë një axhendë pozitive marrëdhëniesh, të përparojmë hap pas hapi, të mos mbetemi të burgosur të historisë”, ka thënë ministri grek Kotzias.

    Kotzias ka ftuar Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të shtatë vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.

    “Ai tha se ka respekt për përpjekjet e Kosovës në ndërtimin e një realiteti të ri në rajon dhe se e mbështet pjesëmarrjen e saj në Samitin e Sofjes. Më tej kryediplomati grek Kotzias shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, për restaurime objektesh të trashëgimisë kulturore”,

    Ndryshe, Greqia është ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës. Sllovakia, Rumunia, Spanja dhe Qiproja janë katër shtetet e tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

  • Gjatë takimit me Komisionarin për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, në Bruksel

    Gjatë takimit me Komisionarin për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, në Bruksel

    Bruksel, 21 mars 2018

    “Do isha i lumtur nëse do vendosja firmën për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, më tha Komisioneri për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitri Avramopoulos, gjatë takimit sot ne Bruksel.

    Situata në parlament u diskutua gjatë. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit europian, pohoi ai. I thashë se pas 3 vjetësh bllokimi, Kosova pritet ta votojë demarkacionin dhe do doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim.

    Kushtet e BE-së, nuk janë për të mirën tuaj, por për tonën dhe unë jam fans i madh i integrimit europian.

    Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme- i thashë Komisionerit për punët e Brendshme, sot gjatë një takimi në Bruksel.

    Bruksel, 21 mars 2018 – “Do isha i lumtur nëse do vendosja firmën për vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, më tha Komisioneri për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitri Avramopoulos, gjatë takimit sot ne Bruksel.

    Avramopoulos ka thënë se, “Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

    Gjatë këtij takimi është diskutuar situata në Parlamentin e Kosovës.

    “Jeni në një mjedis miqësor dhe ju e dini disponimin tim për Kosovën. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit evropian”, ka thënë Avramopoulos.

    “Luftoni dukuritë negative, korrupsionin, elementet që stigmatizojnë negativisht vendin tuaj, dhe mezi pres të hap dyert e mundësive në institucionet evropiane, ndonëse situata nuk është më e mira”, ka thënë më tej komisioneri Avramopoulos.

    “Do të doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim. Kushtet e BE-së për Kosovën nuk janë për interesin tuaj, por për të mirën tonë dhe unë jam mbështetës i madh i integrimit evropian. Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme”

    Kujtojmë se marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, së bashku me luftën kundër korrupsionit, janë kushte për liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Bruksel, 21 mars 2018 – Gjatë takimit me Komisionarin për Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, në Bruksel.
  • Takime me shefat e zyrave diplomatike të akredituar në Prishtinë

    Takime me shefat e zyrave diplomatike të akredituar në Prishtinë

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 –

    Ditën e fillova duke pritur në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, i konfirmova se e vlerësojmë mbështetjen që Athina ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës.

    I rikonfirmova se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të përbashkëta ekonomike.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou.

    Takimi i radhës që zhvillova gjatë ditës ishte me të ngarkuarin me Punë të Arabisë Saudite në Tiranë, që mbulon shtetin tonë, Fayez Almeyat.

    Vlerësim për qeverinë e re, gatishmëri për mbështetje të gjithanshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, pranova nga Almeyat.

    Vlerësova si shumë të rëndësishme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike. Arabia Saudite do të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj, veç degëve teologjike.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Shefin e misionit të Ambasadës së Arabisë Saudite, Fayez Almeyat.

    Kërkova, që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi, të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve tek vendet që ajo ka ndikim.

    Takimi me Shefin e Zyrës sllovake në Prishtinë, Lubomir Batar

    Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që diskutova me shefin e Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batar.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takimi me Shefin e Zyrës sllovake në Prishtinë, Lubomir Batar.

    Me Batar kemi ndarë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve  janë shumë të mira, duke vlerësuar se megjithëkëtë ende ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende.

    TAKIM ME AMBASADORIN JOREZIDENT TË JAPONISË NË KOSOVË, KIYOSHI KOINUMA

    Ambasadorin Koinuma e njoftova me ecurinë e themelimit të Parkut të Biznesit Japonez, i cili do t’i ofrojë bizneseve japoneze kushte të favorshme për investime në Kosovë.

    Në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Ambasadori Koinuma më njoftoi për iniciativën e Kryeministrit japonez, z.Shinzo Abe, për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kuadër Ambasada japoneze në Vjenë do të organizojë forumin ekonomik për promovimin e investimeve në Kosovë në fillim të muajit tetor.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

    U diskutua edhe tema e dialogut me Serbinë, për të cilën Japonia është e interesuar që të mbarojë sa më parë, dhe njëherit përkrahë fuqishëm anëtarësimin e Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

  • Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou

    Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Është konfirmuar angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.

    Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës si dhe fqinj rajonal i saj. Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës.

    Dy vendet trajtojnë  reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të
    përbashkëta ekonomike.