Tag: Haiti

  • Martine Moïse, gruja e presidentit të vrarë të Haitit, po viziton Prishtinën

    Martine Moïse, gruja e presidentit të vrarë të Haitit, po viziton Prishtinën

    Prishtinë, 14 mars 2022 –

    Vitin e kaluar bota u trondit kur Presidenti i Haitit Jovenel Moïse u vra në shtëpinë e tij nga kartelet kriminale dhe të drogës. Haiti është si vend shumë larg Kosovës, por ata kanë qenë ndër përkrahësit më të hershëm të Kosovës së pavarur.

    Si vend ka kaluar shumë tragjedi dhe konflikte, populli i Haitit ka vuajtur nga fatkeqësi politike, ekonomike dhe natyrore. Edhe pse të varfër ata kishin një zemër të madhe për Kosovën. Kur Presidenti u vra, gruaja ( zonja e parë ) dhe fëmijët e tij i mbijetuan me lendime te medha sulmit në shtëpinë e tyre.

    Tani gruaja e tij po punon për vlerat e presidentit të ndjerë për të ndihmuar Haitin dhe popullin e vet për të dalë nga kriza e gjatë. Kam pasur kënaqësinë ta takoj më herët dhe sot ajo me ftesen time po viziton Prishtinën për të parë Kosovën dhe shtetin që ka përkrahur bashkëshorti i saj.

    I uroj Martine Moïse një vizitë të bukur në vendin tonë dhe paqe në familjen dhe vendin e saj.

    Në Rezidencen time në Hajvali, prita në takim Martine Moïse, gruja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse, i cili u vra në shtëpinë e tij nga kartelet kriminale dhe të drogës.