Në cilësinë time si ish-President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Per pak kohë, me kënaqësi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar.
Në këto dekada që njihemi, është hera e parë që për një kohë kaq të gjatë nuk jam takuar me presidentin Thaçi. Si mik i tij, por edhe si Kosovë, jam i bindur se sot në paraburgim ( bashk me të tjerët), është njeriu që udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit, ai ishte personi kyç në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë.
Këtu në Hagë ai, më të tjerët është duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur. Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë.
Dhe historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK -së.
Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës.
Stamboll, 20 shtator 2020 – Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm.
Në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
I falenderova të gjithë ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në këtë vit duke shpresuar që kjo mbështetje nuk do të mungojë asnjëherë.
Prishtinë, 9 dhjetor 2019 –Në atmosferë festive prita presidentin Thaci dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë. Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në atmosfere festive prita presidentin Thaci dhe kryeministrin Haradinaj. Prishtinë, 9 dhjetor 2019 –Fjala ime para ambasadorëve të akredituar në Kosovë. Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit.Prishtinë, 9 dhjetor 2019 –Në atmosferë festive prita ambasadorët e akredituar në Kosovë. Prishtinë, 9 dhjetor 2019 –Në atmosferë festive prita ambasadorët e akredituar në Kosovë. Prishtinë, 9 dhjetor 2019 –Në atmosferë festive prita ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Gjatë kësaj jave, liderë nga e gjithë bota kanë filluar të mblidhen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të rënë dakord mbi Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Është një mundësi e shkëlqyeshme për të bërë një bilanc të gjendjes se sa bota është e lirë dhe popujt që jetojnë në të po e gëzojnë këtë liri.
Edhe kësaj radhe udhëtova me aeroplanin tim personal drej New Yorkut, duke dëshmuar se lobimin për shtetin e bëj me parat e mia pa e shpenzuar buxhetin e Republikës.
New York, 21 shtator 2019 – Me aeroplanin tim privat duke udhëtuar drejt New Yorkut për të marr pjesë në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të treguar mbështetjen e Kosovës për lirinë fetare në gjithë botën.
Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet në Nju Jork këtë javë, më është kërkuar të vij dhe të flas për liritë fetare në Republikën e Kosovës, dhe nevojën që kombet në mbarë botën të riangazhohen për liritë fetare.
Java e OKB-së është një kohë ta çuaj e çmendur në Nju Jork. Lëvizja mund të jetë e vështirë me sigurinë e shtuar, protestues të ndryshëm dhe krerët e shteteve dhe vizitorë të tjerë të rëndësishëm që vijnë e shkojnë.
Por siç shkrova më lartë është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për të parë njerëz dhe për të diskutuar çështje me rëndësi reale për botën.
Dita e parë në OKB kam pasur rastin të kaloj pak kohë me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi këtë mëngjes.
New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim i ngrohtë me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi.
Të gjithë të pranishmit janë tepër të ngarkuar në Nju Jork këtë javë, kështu që ishte shumë mirë prej tij të gjente kohë. Katari është një partner i besueshem i Kosovës dhe mbështet zhvillimin tonë ekonomik dhe politik.
Se fundi kemi hapur Ambasadën e Kosovës në Katar. Ne do të punojmë ngushtë për të forcuar lidhjet tona dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.
Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im, që është arsyeja kryesore që jam këtu.
New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim i ngrohtë me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi.
Në mëngjes pata rastin të takoj Ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas Karen Cummings.
Guayana është një aleat diplomatik i Kosovës. Isha shumë i lumtur që e takova sepse unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer pune me paraardhësin e saj. Ajo ka mbrojtur Kosovën në shumë organizata ndërkombëtare dhe vazhdon të japë të njëjtën mbështetje.
Republika e Kosovës ka Ambasador jo-rezident dhe do t’i zgjerojmë marrëdhëniet tona duke promovuar bashkëpunimin politik dhe tregtar. Si shtete të vogla ne i qëndrojmë njëri-tjetrit afër në mbështetje.
New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim me ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas.New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim me ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas.
Në vazhdën e punimeve të UNGA në New York, takim të shkëlqyeshëm kisha edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.
Më bëri përshtypje Louis Straker, jo vetëm për mendimin dhe njohuritë e tij në lidhje me çështjet për të cilat punojmë si shtet, por edhe për angazhimin e tij për të vazhduar politikat e shtetit të Shë, Vincentit, të cilat kanë bërë përparim të vërtetë në ndihmën e popullit atje.
Kosova mezi pret të vazhdojë angazhimin me Saint Vincent dhe Grenadines për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh.
Ne do të punojmë ngushtë për të forcuar lidhjet tona dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im. Ne e vlerësojmë mbështetjen e tyre për Kosoven.
New York, 22 shtator 2019 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.New York, 22 shtator 2019 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.
Në mbrëmje pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.
Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës.
Në mbrëmje pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York. Në mbrëmje pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.
Ditën e dytë në objektin e OKB-së e fillova së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ishim pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ndajmë vizionin e presidentit amerikan, Trump, për liritë fetare në botë. Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve.
Dhe po ashtu, Kosova e gatshme t’u bashkohet nismave të presidentit Trump për të përmirësuar këto të drejta thelbësore të njeriut.
New York, 23 shtator 2019 – Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare. New York, 23 shtator 2019 – Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare. Në pritje të fjalës së presidentit amerikan, Donald Trump. New York, 23 shtator 2019 – Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare. Në pritje të fjalës së presidentit amerikan, Donald Trump. Konsultat me presidentin Thaçi janë gjithnjë të mirëseardhura për Republikën e Kosovës.
Kënaqësi e veçantë ishte të shtrëngoja duart me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe t’i shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.
Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kënaqësi e veçantë ishte të shtrëngoja duart me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe t’i shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse dita ishte shumë e ngjeshur me takime, në mbrëmje gjeta forcen të vazhdoj takimet me diasporën shqiptare në SHBA dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në New York.
Aty ishte i ftuar edhe Ministri në detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ishte kënaqësi të jam pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York.
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë.
New York, 23 shtator 2019 – Momente të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York. U ndjeva i privilegjuar pasi edhe mu dha fjala që t’i drejtohem të pranishmëve me disa fjalë. New York, 23 shtator 2019 – Momente të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York. New York, 23 shtator 2019 – Momenti të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York. Me disa sipërmarrës shumë të suksesshëm tani në Amerikë. Krenar me arritjet e tyre. New York, 23 shtator 2019 – Momente të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York.
Më shumë takime për të mirën e Kosovës këtë pasdite. Me kaq shumë njerëz në qytet, është një mundësi e mrekullueshme për të takuar personalisht disa nga partnerët tanë.
Kam pasur kohë për të kapur hapin edhe të takoj dhe të diskutojë me Anwar Gargash, Ministër i Shtetit për Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Me të diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mbështetjen e vazhdueshme që po i japin qëndrimit ndërkombëtar të Kosovës.
Tani jemi përqendruar për të rritur shkëmbimin dypalësh ekonomik dhe tregtar në një nivel më të lartë.
New York, 23 shtator 2019 – Takim me Anwar Gargash, homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.New York, 23 shtator 2019 – Takim me Anwar Gargash, homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe. New York, 23 shtator 2019 – Takim me Anwar Gargash, homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dita e dytë në New York mëngjesin e hershëm me gjeti duke shkuar në kafe dhe takim me homologun tim nga Sllovakisë.
Takim ishte i shkëlqyeshëm pasi shkëmbyem ide me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajčák.
New York, 23 shtator 2019 – Shtrëngim duarsh me homologun tim Sllovak, Lajçak. Kjo dëshmon edhe lidhjet e forta që kanë dy vendet tona.
Bideduam për marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-së dhe OSBE-së.
Ne vazhdojmë angazhimin pragmatik me Sllovakinë për të promovuar perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe rajonit.
New York, 23 shtator 2019 – Takim me homologun tim Sllovak, Lajçak.
Kam kaluar ca kohë edhe me Sekretarin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, Peitro Parolin. Ata kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm në përdorimin e Selisë së tyre dhe bazës së tyre të besimtarëve në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin për liritë fetare.
Mirënjohës dhe falënderues për kontributin që Selia e Shenjtë i jep popullit shqiptarë. Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, i bëra me dije se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj avancimin e raporteve me Vatikanin.
Tradicionalisht Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera. Vizita e Sekretarit të Shtetit i Selisë së Shenjtë në Kosovë këtë vit ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet tona të shkëlqyera.
New York, 24 shtator 2019 – Kënaqësi sa herë takoj dhe shtrëngoj duart me Sekretarin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, Pietro Parolin. Selia e Shenjtë mbështet zhvillimet pozitive në vendin tonë.
Siç ndodh, takova një tjetër nga njerëzit që pa rreshtur punojnë dhe përkrahin Kosvën kudo që u ipet mundësia. z.Mark Brantley Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit të Saint Kitts dhe Nevis.
U takuam për të diskutuar strategjinë rreth kërkimit të atyre vendeve të fundit—të vështira—ku mbetet ende skepticizëm për mos njohjen e pavarsisë së Kosovës, dhe qasjet më të mira të mundshme që do të na lejonin ta mposhtnim propaganden serbe njëherë e përgjithmonë.
New York, 24 Shtator 2019 – Takim me mikun tim Kryeministrin e Nevisit dhe Ministrin e Jashtem të Saint Kitts dhe Nevis Mark Brantley.
Përkushtimi i tyre për të ndihmuar Kosvën në këtë rrugëtim më la të inkurajuar – megjithëse askush në atë dhomë nuk kishte asnjë iluzion se do të ishte e lehtë.
I lumtur të punoj me miqtë e Kosovës nga çdo cep i botës.
New York, 24 Shtator 2019 – Takim me mikun tim Kryeministrin e Nevisit dhe Ministrin e Jashtem të Saint Kitts dhe Nevis Mark Brantley.
Shkëmbim ideshë gjatë një ecje në rrugët e New Yorkut me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz. Biseduam për rrugën e Kosovës drejt NATO-së dhe orientimin Euro-Atlantik të vendeve tona.
Fola edhe për lobimin për njohjen e Kosovës nga disa vende që ende hezitojnë të marrin këtë vendim.
Unë jam shumë i apasionuar pas kësaj teme dhe zakonisht preferoj ta diskutoj me orë të tëra. Në këtë rast, megjithatë, jam i lumtur të ndalem në tre minuta. Sepse arsyeja pse koha ime ishte e shkurtër është se kaq zgjati edhe ecja jonë.
New York, 24 Shtator 2019 – Shkëmbim ideshë gjatë një shtitje në rrugët e New Yorkut. New York, 24 Shtator 2019 – Shkëmbim ideshë gjatë një shtitje në rrugët e New Yorkut. New York, 24 Shtator 2019 – Shkëmbim ideshë gjatë një shtitje në rrugët e New Yorkut.
Delegacioni ynë i nga Kosova do të marrë pjesë gjithashtu në dhjetëra ngjarje të organizuara nga partnerët tanë dhe ne jemi të zënë me planifikimin e takimeve private me delegacione nga e gjithë bota për të çuar përpara organiken specifike të punës sonë.
Diskutim dhe takimet shpesh i zhvilloja në këmb, koridore, ngjashëm ndodhi një takim i shkëlqyeshëm me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e Sudanit.
Ne e përgëzojmë qeverinë e re në Sudan për hapat që ka ndërmarrë drejt reformave. Ne do të angazhohemi së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë me autoritetet e reja të Sudanit.
New York, 24 Shtator 2019 – Shtrëngim duarsh me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla.
Gama e sfidave që ndodhin në kuadër të UNGA në New York është e frikshme, por çdo vit, unë jam i mahnitur nga ritmi i shpejtë me të cilin mund të ndodhë ky përparim kur angazhimi dhe burimet bashkohen.
Takimi ndodhi në këtë ritëm edhe me ministren e Jashtme të shtetit të Ganas, Shirley Ayorkor Botchway.
Gana është një nga shtetet Afrikane që ka mardhënie të shkëlqyera diplomatike me Republikën e Kosovës. Këtë më konfirmoi homologia ime Ayorkor Botchway, me të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe kërkojmë së shpejti të hapim Ambasadën e Kosovës në Ganë për të zgjeruar lidhjet tona.
New York, 24 Shtator 2019 – Diskutim i shkëlqyeshëm me homologen time nga Gana.
Duke u fokusuar në mënyra të reja për të bërë gjërat dhe duke vazhduar të nxisin vendime të bazuara në të dhëna që tregojnë se çfarë funksionon, çfarë nuk dimë dhe ku duhet të ndërtojmë përparimin zhvillova takim me homologun nga Çekia.
Republika e Çekisë ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare.
Me ministrin e Jashtëm, Tomash Petriçek, diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy shteteve tona. Ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë partneritetin dhe miqësinë tonë të fortë.
New York, 24 Shtator 2019 – Diskutim me homologun nga Çekia, Tomash Petriçek. Çekia është një nga aleatët tonë të rëndësishëm.
Takim i frytshëm me kryeministrin e Saint Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzales. Me të bisedova për bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Ne mezi presim kontributin e tyre në anëtarësimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne ramë dakord të punojmë më shumë në marrëdhëniet tona bilaterale për t’u bërë më të fortë.
New York, 24 Shtator 2019 – Diskutim me kryeministrin e Saint Vincent dhe Grenadines.
Takim me Zëvendës Presidentin e Indonezisë Yusuf Kalla. Lidhjet tradicionale të Kosovës dhe Indonezisë vazhdojnë të thellohen.
Shteti i Indonezisë së shpejti pritet të njohë Kosovën dhe të hapë një kapitull bashkëpunimi dhe miqësie.
New York, 24 Shtator 2019 – I nderuar që takova Zëvendës Presidentin e Indonezisë Yusuf Kalla.
Diplomacia bëhet ndonjëherë në vende të qeta. I nderuar që takova dhe diskutova çështje me interes të ndërsjellë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Xhamaika, Kamina J Smith.
Ne do të angazhohemi më tej për të zyrtarizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.
New York, 24 Shtator 2019 – I nderuar që takova dhe diskutova çështje me interes të ndërsjellë me homologen time nga Xhamaika.
Në kuadër të qëndrimit në New York kënaqësi të takoi Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir.
Vlerësova lartë nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe shpreha vullnetin për avancimin e mëtejshëm të tyre, duke u ndalur kryesisht në aspektin ekonomik.
New York, 24 Shtator 2019 – Kënaqësi të takoi Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir.
Edhe pse ishim të ftuar në New York në kuadër të UNGA së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, u mbajt edhe takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor treguan pikat e forta drejtë të ardhmes në BE.
Shefi i diplomacisë kosovare tha se Kosova do të luaj rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit dhe do të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
New York, 24 Shtator 2019 – Së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. New York, 24 Shtator 2019 – Së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. New York, 24 Shtator 2019 – Së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Shumë takim i përzemërt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Antigua dhe Barbuda, Chet Greene. Kosova dhe Antigua dhe Barbuda kanë vendosur gjatë këtij viti marrëdhënie diplomatike.
Me këtë shtet do të shkëmbejmë shumë shpejt Ambasadorët. Ky do të jetë një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve. Mirënjohës për mbështetjen e tyre.
New York, 24 Shtator 2019 – Takim me homologun tim nga Antigua dhe Barbuda.
Kam pasur rastin të kaloj pak kohë edhe me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo. Ajo ka të bëjë me gruan më të ngarkuar në Nju Jork këtë javë, kështu që ishte shumë mirë prej saj të gjente kohë.
Duhet të flisja për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ofrova vizionin tonë për marrëdhënien e Kosovës me OKB-në. Është kaq e rëndësishme që zëri i saj të vazhdojë të argumentojë se pse duhet edhe Kosova në të ardhem e afërt të jetë anëtare e barabart në OKB.
Ne mezi presim të forcojmë lidhjet dhe kontaktet. Ne kemi një histori të përbashkët, historinë e ndërtimit të shtetit të lidhur me Kombet e Bashkuara.
New York, 24 Shtator 2019 – Me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo. New York, 24 Shtator 2019 – Me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo.
Kënaqësi për të shkëmbyer ide me kryeministrin e Tajlandës, Prayut Chan-o-Cha. Edhe njëher dëshmuam se këto dy shtete kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
Miqësia jonë është e fortë dhe këtë vit hapëm Ambasadën tonë në Tajlandë për të forcuar më tej këto marrëdhënie. Kryeministrit tajlandez i shpreha gatishmërinë për të vizituar Bangkokin për të vazhduar bisedimet.
New York, 25 Shtator 2019 – Takim me kryeministrin e Tajlandës.
Miqësia jonë është tradicionalisht e fortë me Kroacinë. Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin kroat i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane Gordan Grlić Radman.
Ne jemi në të njëjtën linjë për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.
New York, 25 Shtator 2019 –Takim me homologun kroat, Gordan Grliç Radman. New York, 25 Shtator 2019 –Takim me homologun kroat, Gordan Grliç Radman.
Ditën e tretë të qendrimit në New York e fillova duke kryesuar Konferencen e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Kjo ishte historike për mua dhe Kosovën, pasi për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Ky është një hap i madh për Kosovën për të treguar lidership rajonal. Moment krenarie për Kosovën për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë.
New York, 25 Shtator 2019 – Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). New York, 25 Shtator 2019 – Gjatë fjalës sime si kryesues i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). New York, 25 Shtator 2019 – Takim me homologun dhe mikun tim nga turqia, Cavusoglu, pasi përfunduam Konferencen e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).New York, 25 Shtator 2019 – Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Pas takimi të 3 shtatorit në Bled të Sllovenisë, bisedën e vazhduam në New York me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin H.E.Matthew Palmer.
Me Palmer shkëmbyem idetë për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën.
Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Angazhimi i SHBA-së është garancë dhe besim i shtuar për Kosovën dhe proceset euroatlantike.
New York, 25 Shtator 2019 – Gjithmonë një kënaqësi të takoj z.Palmer.
Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.
Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posacëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja.
New York, 25 Shtator 2019 – Gjithmonë një kënaqësi të takoj z.Palmer. Angazhimi i SHBA-së është garancë dhe besim i shtuar për Kosovën dhe proceset euroatlantike.
Interesimi i madh ishte edhe i mediave.
New York, 25 Shtator 2019 – Prononcimi për mediat kosovare nga New Yorku.
Në jetë kam firmosur shumë dokumenta, kontrata dhe marrëveshje. Por asnjë, nuk vlenë më shumë se nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë. Është ndër dhuratat më të bukur nga Përendia!
Prishtinë, 17 shkurt 2008 – Moment historik. Në Kuvendin e Kosovës duke nënshkruar deklaraten e Pavarsisë së Kosovës.
Sot kur shënojmë 11 vjetorin e deklaratës së Pavarsisë, themelimit të shtetit, që për të shumë sakrifikuan, shumë nga familjarët tanë, atdhetarët tanë, ranë te muri i robërisë, te muri i pushtimit, për ta rrënuar këtë murë për të jetuar të lirë sikur popujt e tjerë të botës.
Kjo ditë për popullin tonë është begati nga Zoti i madh. Shtetin duhet ta vendosim në binarë të begatisë, duhet të kalohet kriza e vlersimit nga shumëkush.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Logo për 11 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.
Njerëzit sot kanë pak gatishmëri për të vlerësuar atë çfarë është arritur. Prandaj shohim ankesa që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Vlerësimi i begatisë është garanc për shfrytëzimin e duhur të saj por edhe për ruajten e saj. Andaj, ta ruajmë e vlersojmë shtetin tonë të cilin e ndërtuam si rezultat i sakrificës së shumë gjeneratave që lirinë dhe vlerat humane i kishin bazament.
Shteti ynë do të forcohet dhe do ti shërbejë paqes dhe sigurisë së qytetarëve të vet dhe botës përgjithësisht. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Ngritja e flamurit të Kosovës në oborrin e institucioneve vitale të shtetit, presidencës, kuvendit dhe qeverisë.
I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!
Në mëngjes ditën e filluam duke mbajtur mbledhje të Qeverisë së Kosovës.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pas mbledhjes së qeverisë aktiviteti ynë kalojë në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku gjendet e statuja e ish – presidentit historik. Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, duke nderuar figuren e presidentit Rugova, vendosë, kurora lulesh tek shtatorja e tij.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke nderuar figuren e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Nga aty vazhduam në sallën e Kuvendit të Kosovës, aty ku para 11 viteve i’u dha vula Republikës së Kosovës. Në atë mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Gjatë intonimit të himnit në Kuvendin e Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Gjatë intonimit të himnit në Kuvendin e Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Foto nga parakalimi i Ushtrisë, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarësisë
Pas një dekade shtet dhe dy dekadave liri, Republika e Kosovës e festoi 11 vjetorin e shtetësisë me ushtrinë e saj. Parakalimi i sotëm i tyre ishte me plot krenari dhe dinjitet.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Foto nga parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë
Emblema e dinjitetit dhe krenarisë sonë, ushtria e Republikës së Kosovës, në parakalimin e parë historik. Euro-atlantike në përbërje, globale në synimet për paqe, ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e Shtetit të Kosovës.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Duke nderuar parakalimin e Ushtrisë së Kosovës, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë.Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Ecje në sheshin Skenderbe së bashku me bacin Rifat Jashari dhe kryeministrin Haradinaj, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë.
Homazhe në Prekazin historik në 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Dita e pavarësisë është reflektim i përpjekjeve dhe sakrificës së shumë gjeneratave, të cilët dhanë gjithçka për të qenë të lirë dhe të pavarur. Nder dhe respekt të përjetshëm për të gjithë të rënët dhe ata që kontribuan nëpër vite për këtë ditë!
Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!
Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. Vendosë kurora lulesh tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari. Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.
Plagët e luftës së fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë. Homazhe edhe tek Obelisku i të Pagjeturve, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Të pagjeturit – zëri i munguar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë. Homazhe tek Obelisku i të Pagjeturve, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.
Momente nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Momente nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.
Shpallja e Pavarësisë
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Njohjet
Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28). Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.
Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Së bashku me mikun tim Walker nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.
Komunikatë për media me rastin e 11 vjetorit të Pavarsisë
Kosova do të shtrijë dhe përforcojë rrjetin diplomatik në disa kontinente, Ambasadat në Tajlandë, Bangladesh janë hapur, kurse në Kolumbi dhe Ganë hapen së shpejti
Prishtinë, 19 shkurt 2019 – Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente. Mbretëria e Tajlandës, Republika Popullore e Bangladeshit, Republika e Kolumbia-s dhe Republika e Ganës janë disa nga shtetet, ku pritet të hapen dhe funksionalizohen Ambasadat e reja të Republikës së Kosovës brenda këtij viti kalendarik.
Nëpërmjet këtyre Misioneve të reja Diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta. Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave.
Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.
Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.
Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.
Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
Duke parë seriozitetin e Kosovës dhe miqëve të saj për antarsim në UNESCO, fushata e ashpër e shpifëse vetëm se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po përhapej përmes kanaleve të ndryshme.
Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.
Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.
Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.
Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.
Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.
Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.
Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.
Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.
Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.
“I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, kishte thënë Tanaskoviq.
Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.
Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë”, shkruan Pacolli.
Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.
Me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit. Falënderova për përkrahjen e madhe dhe përkrahjen për shtetin tonë.
Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO
Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.
Kështu bëri Qeveria e Prishtinës gushtin e kaluar. Në letrën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, theksohej “dëshira e popullit të Kosovës për të vendosur dhe mbajtur bashkëpunim më të ngushtë me vendet e tjera në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës” përmes inkorporimit të tij në UNESCO.
Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.
Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.
Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.
Garantuesja e parë e Kosovës ishte Shqipëria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkë-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe një duzinë vendesh të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Janë shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, një hap që Spanja refuzon ta bëjë.
Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.
Këto ditë, ministra nga të gjitha vendet e botës po kalojnë nëpër Paris për të mbledhur vota pro ose kundër peticionit. Të mërkurën, Ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo, e bëri këtë në emër të Spanjës.
Në fjalimin e tij para asamblesë, ai vuri në dukje se Spanja është në favor të pranimit të anëtarëve të rinj “përderisa ka unanimitet në Komunitetin Ndërkombëtar për njohjen e shtetësisë së tyre, se hyrja nuk krijon përçarje brenda organizatës, se ajo bën të mos lindin debate që janë të huaja për objektivat e tij dhe që nuk cenojnë ligjshmërinë ndërkombëtare”.
Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë – shteti okupator të cilin Kosova në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme me pjesëmarrjen e NATO-s – e shporri nga këto troje, ishte angazhuar duke dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s në të cilën siguronte se Kosova ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Serbe që kur shpalli pavarësinë.
Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.
Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]
Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.
Spanja – e cila, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, po i qëndronin në krah Rusisë dhe Serbisë. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo është pjesë e Komiteti Ekzekutiv të UNESCO-s.
Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.
Ky interesim i fuqishëm i SHBA për antarsim të Kosovës në UNESCO alarmoi Serbinë, e cila veç kishte filluar fushatën intensive diplomatike për të kundërshtuar hyrjen e Kosovës në UNESCO, jo vetëm sepse do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund të linte mbrojtjen e manastireve ortodokse të Kosovës në duart e autoriteteve në Prishtinë, të cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit të tij kombëtar.
Më 27 korrik, ministri i Jashtme e Serbisë, Iva Daçiq, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilën ai e cilësoi hyrjen e Kosovës në UNESCO si të “papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të binte ndesh me marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së vitit 1999. Përveç kësaj, Daçiq në letër kishte shkruar se më shumë se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janë shkatërruar në Kosovë gjatë viteve të fundit, si dhe më shumë se 10,000 ikona janë vjedhura, për të cilat kishte shtruar pytje se vërtet objektivi i hyrjes së Kosovës në UNESCO është të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.
Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.
Në komunikatën e Zyrës së Informacionit Diplomatik (OID) për takimin në fjalë, nuk përmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve”.
Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.
Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.
Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.
Me 9 tetor arrita në qytetin Jerevan të Armenias. Aty do të zhvillohej Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë. Në konferencë isha ftuar të marr pjesë me ministrat e jashtëm dhe kryetarët e delegacioneve nga vendet anëtare të OIF.
Ka qenë shumë udhëtim dhe pjesmarrja produktive, pasi që u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.
Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, gjatë fjalës sime thash se jam optimist që në mbyllje të samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet.
Pas këtij lajmi të rëndësishëm mora fjalën përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë, shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.
Vendeve anëtare të frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falenderova për konstruktivitetin e trajtimit të qështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.
Pasi përfundova fjalën time fillova me takimet lobuese për Republikën. Takimi i parë që zhvillova ishte homologu im armen Zohrab Mnatsakanyan, biseduam për bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona.
Ministrit Mnatsakanyan i prezantova gjendjen faktike të zhvillimit të proceseve në Republikën e Kosovës dhe i shpreha nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin Armen.
Njohja nga Armenia për Kosovën është e një rëndësie të veçantë dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Homologun tim armen e falënderova për pritjen e ngrohtë në Jerevan, duke e përgëzuar për organizimin e shkëlqyer të samitit të Frankofonisë.
Bashkëpunimi i Kosovës me Armeninë do të jetë i shkëlqyer në të gjitha drejtimit, veçanërisht në kuadër të organizatës së Frankofonisë.
Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe INTERPOL ishin tema për të cilat kërkova mbështetjen e Mnatsakanyan.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën e Frankofonisë në Armeni kam takuar Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, shteti i të cilit ishte nikoqir i kësaj konference.
Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë është një mundësi ideale për takime me liderë nga e gjithë bota, e dija se duhet shfrytëzuar maksimalisht. Andaj menjëherë takova Chancel Sekode Ndeugbayi, i deleguar nga Republika e Afrikës Qendrore, pë Frankofoni.
Afrika Qendrore vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të thellojmë marëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndëishëm afrikan.
Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Me Ministrin e deleguar për Frankofoni, nga Republika e Afrikës Qendrore, Chancel Sekode.
Në kuadër të Konferencës së Frankofonisë pata kënaqësinë të takoj edhe përfaqësuesin e Republikës e Seychell në këtë organizatë, ambasadorin Sylvestre Radegonde.
Më ambasadorin Radegonde biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
Po ashtu Ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takoj edhe zëvendëspresidentin dhe ministrin e jashtëm të këtij shteti.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në takim me përfaqësuesin e Republikës Seychelles në Organizatën e Frankofonisë i shtrova kërkesën për njohje.
Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore .
Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.
Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL.
Kosova ka akredituar Ambasadorin në Senegal në Niger për të përmirësuar bashkëpunimin tonë. E ftova Ministrin e Jashtëm Ankourao të vizitojë Kosovën dhe të vazhdojë diskutimin dhe bashkëpunimin tonë miqësor.
Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.
Yerevan, 9 tetor 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit, Kalla Ankourao, me të cilin diskutuam për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol.
Kam pasur fatin ta quaj Mamady Toure mik prej shumë vitesh. Takimi me të gjithmonë është miqësor ku në atë frymë patëm shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.
E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.
U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Guineas, Mamady Toure.
Edhe dita e dytë ishte shumë e ngjeshur me takime bilaterale në kuadër të Konferencës së 35-të Ministrore të Frankofonisë.
Zhvillova takim shumë konstruktiv dhe përkrahes me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin u diskutua avancimi i bashkëpunimit bilateral në të gjjtha fushat me fokus, në shkëmbimin e përvojave dhe në zhvillim ekonomik.
Ministri Zaki Anawar Nusseibeh premtoi se do të vazhdojë mbështetje për antarësim në organizata ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Gjatë lobimit te homologët e mi në kuadër të Samitit të Frankofonisë, kam takuar Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin kam diskutuar në lidhje me avancimin e bashkëpunimit bilateral.
Interpoli vazhdon të jetë prioriteti ynë kryesor e thash edhe në takimin që kisha me ministrin e jashtëm nga Benini. Homologu im tha se Republika e Beninit është fuqishëm pro Kosovës në Interpol.
Takim ishte jashtëzakonisht i frytshëm në Jerevan, me ministrin e jashtëm të Beninit Aurelien Agbenonci. U rikonfirmua mbështetja e fuqishme e Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Homologu im do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë muajit tetor, gjatë së cilës do të nënshkruajmë marëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.
Benini, gjithashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e hapjes së ambasadës së parë të një shteti afrikan në Prishtinë.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Aurelien Agbenonci, në margjina të Konferencës së Frankofonisë.Jerevan, 10 tetor 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun nga Benini, Aurelien Agbenonci, në margjina të Konferencës së Frankofonisë.
Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblese Parlamentare te Frankofonisë dhe z. Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Lajmi pozitiv për Kosovën pritet të marrë vulën zyrtare nesër kur do të miratohet avansimi i statusit tonë në këtë organizatë të rëndësishme politike.
Këtë samit gjithashtu jam duke e shfrytëzuar për lobimin e pranimit tē Kosovës në Interpol, mision ky shumë i rëndësishëm i diplomacisë tonë.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të Samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela në samitin e frankofonisë që po mbahet në Jerevan. Folëm ndër të tjera për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës tonë dhe Maltës.
Me mburrje dhe siguri i thash që Kosova sonte do të shënojë fitore, megjithë mikrpitjen që do ti bëjmë përfaqësueses së Maltës në futboll e që loja po zhvillohej në Prishtinë.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela, në Samitin e Frankofonisë që po mbahet në Jerevan.
Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar
12 tetori i 2018 ishte momenti kur shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë votuan unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar.
Puna shumë vjeçare e mundimshe u shpërblye, isha i emocionuar dhe i entuziazmuar pasi mora shumë urime në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.
Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.
Ky është sukses i madh diplomatik i vendit tonë.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.
Kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës tonë. Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.
Të frustruar me avansimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij dolën menjëher me deklarata shpifëse se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.
“Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara, Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht. Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë”
Por deklaratat shpifëse nga Serbia nuk e ndalin rrugëtimin tonë për Republikën. Në këtë rrugëtim festiv u bashkangjit edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Së bashku pranuam urime të shumta nga shtetet anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Unë dhe presidenti Thaçi duke pranuar urimet nga përfaqësuesit e shteteve të ndryshme. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.
Ne vazhduam edhe me takime. I pari menjëher pasi shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë votuan unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar, u zhvillua me presidentin e shtetit nikoqir.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.
Me presidentin Sarkissian diskutuam për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona. Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Jerevan, 12 Tetor 2018 – Ditën e fundit të Samitit të Frankofonisë, në të cilin Kosova u ngre në status si vend anëtar i asocuar, bashkë me presidentin Thaçi takuam Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, të cilin e falënderuam për mikpritjen dhe kujdesin ndaj delegacionit të Republikës së Kosovës.Jerevan, 11 tetor 2018 – Bashkë me Presidentin Thaçi takuam Presidentin e Congo Brazzaville, Denis Ssasou dhe Presidentin e Çadit, Idriss Deby.
Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.
Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Punova gjatë e shumë mund deri sa arrita që të shoh që flamuri i Kosovës të vendoset me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë. Jerevan, 11 tetor 2018 – Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.
Gjërat po bëhen edhe më të vështira, sepse mospajtimet po thellohen, kurse dallimet po shfaqen, edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini.
Por, këto dallime të mëdha kanë ndikuar që sot dialogu të zhvillohet vetëm përmes Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
Vështirësitë janë të mëdha, pengesat janë të mëdha dhe dallimet janë shumë të thella, por rrugëtimi dhe dialogu për paqe, stabilitetit e fqinjësi të mirë nuk ka alternativë.
Bruksel, 7 shtator 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për procesin e dialogut me Serbinë.
I nderuar me mikpritjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz, në vizitën time të parë zyrtare për këtë vit, së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës. Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. E megjithatë ka vullnet të dyanshëm që ato të thellohen edhe më shumë sa në rrafshin politik, aq në atë ekonomik e kulturor.
Sebastian Kurz është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Kancelari Kurz është një figurë e rëndësishme në skenën politike austriake. Me një diplomaci të shkëlqyer dhe vizionin për të ardhmen, ai e dëshmoi edhe në mikëpritjen tonë. Stili i tij i udhëheqjes është shquar për qartësi dhe vendosmëri.
Nga kancelari Kurz, kërkuam mbështetje për dinamizimin e perspektivës evropiane të Kosovës, meqë Austria do ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Austria meriton mirënjohjen e përhershme të Kosovës.
Vjenë, 29 maj 2018 – Bashkë me Presidentin Thaçi patëm një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Gjatë qëndrimit tim njëditor në Vjenë, gjithashtu takova edhe presidentin aktual të Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili na garantoi se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij.
Presidenti Van der Bellen është një personalitet i njohur për angazhimin e tij në çështjet sociale dhe mjedisore. Karakteri i tij i butë dhe i zgjuar ka kontribuar në rritjen e imazhit të Austrisë në skenën ndërkombëtare. Edhe në këtë takim isha i shoqëruar nga presidenti Thaçi.
Vjenë, 29 maj 2018 – Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, në takim me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Gjatë qëndrimit në Vjenë takuam edhe me ish presidentin austriak Heinz Fischer, një mbështetës i madh i shtetit të Kosovës.
Edhe ish presidenti Fischer ashtu si kancelari Kurz rikonfirmuan mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin në Interpol si dhe në procesin e njohjes reciproke me Serbinë.
Vjenë, 29 maj 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me ish-Presidentin austriak Heinz Fischer, i cili njihet si mbështetës i madh i shtetit të Kosovës.
Prononcimi për mediat kosovare direkt nga qyteti i Vjenës. Deklarat ime pas takimeve që kisha me liderët më të lartë institucional të shtetit të Austrisë. Vjenë, 29 maj 2018 – Austria meriton mirënjohjen e përhershme të Kosovës.
Një ditë pas këtyre takimeve të rëndësishme me zyrtarët më të lartë austriakm bashkë me ambasadorët Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe shumë personalitete të tjera, mora pjesë në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman”, të presidentit Hashim Thaçi, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Ambasadorët Rohan dhe Petrisch kanë qenë mbështetës të palodhur të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Me një bagazh diplomatik të pasur, ata kanë ndihmuar në formin e një bashkëpunimi të ngushtë midis dy vendeve.
Nga Christine von Kohl e deri të Otto von Habsburg dhe nga Alois Mock e deri të Rohan dhe Petritsch, Kosova gjithmonë ka gjetur mbështetje tek Austria.
Vjenë, 30 maj 2018 – Në takim me ambasadorët Albert Rohan dhe Wolfgang Petrisch, pak para promovimit të librit biografik “New State, Modern Statesman”, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Në përfundim, një ditë e pasur me takime dhe ngjarje të rëndësishme në Vjenë ka ilustruar lidhjet e forta diplomatike dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kosova gëzon nga Austria, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut në skenën ndërkombëtare.
Vjenë, 30 maj 2018 – Pak para promovimit të librit biografik të presidentit Hashim Thaçi, “New State, Modern Statesman”, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Sapo arrita në Budvë, ku do të jem pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ (2BS), organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi.
Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin.
Para se të flas në Forumin 2BS, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, takuam në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bileterale mes Kosovës dhe Kanadasë.
Kanadaja e ka mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë, kurse tash është një partner i fuqishëm i Kosovës edhe në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë.
Budvë, 22 maj 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion.
Në kuadër të Forumit të Sigurisë „То be Secure“, takimi i radhës ishte me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin e urova për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi.
Me presidentin Gjukanoviç biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.
Pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE.
Budvë, 22 maj 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë Forumit të Sigurisë “То be Secure” (2BS).
Takimin ndër më të rëndësishmit në kuadër të Forumit të Sigurisë “То be Secure”, e zhvilluam së bashku me presidentin Thaçi, me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.
Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të.
Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë.
Budvë, 22 maj 2018 – Takim me delegacionin amerikan, i kryesuar nga Matthew Palmer.