Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, dhe delegacionin kosovar kemi takuar Ameenah Gurib, Presidente e shtetit ishullor të Mauriciusit, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ne kërkuam njohjën nga ky shtet në mënyrë që Kosova të e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, duke arritur përpjekjet për njohje të reja dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Theksova se edhe në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, anëtare të së cilës janë Kosova dhe Mauriciusi, do të intensifikohen kontaktet mes dy shteteve dhe se Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Mauriciusin.
Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, dhe delegacionin kosovar kemi takuar Ameenah Gurib, Presidente e shtetit ishullor të Mauriciusit, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me një takim me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dakordim i plotë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.
Brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit.
Programet antishqiptare, si ”Naçertanje” e deri te ”Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë, për realizimin e projektit për një Kosovë pa shqiptarë, janë dëshmi e tentativave serbe për pastrim etnik.
Me përpjekjen për shfarosje dhe me gjenocidin të përgatitur para 15 viteve, plani famëkeq “Patkoi”, u promovua në Manastirin e Graçanicës, më 20 maj të vitit 1995, në deklaratën e aprovuar nga tubimi i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, me në krye krininelin Vojisllav Sheshel, për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve.
Me fillimin e luftës, Millosheviqi mendoi se përfundimisht ia arriti qëllimit për të realizuar planet shekullore për një Kosovë pa shqiptarë. Fshatrat e djegura, dëbimet, asgjësimi i dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit të shqiptarëve të dëbuar, dëshmojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve është llogaritur që të mos kthehej kurrë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke pritur kosovarët dhe pjestarët e OJQ-së “Eksodi 99”.
Me luftën e UÇK-së dhe me ndihmën NATO-s, shqiptarët përjetuan kthimin biblik në tokën e tyre të djegur. Dashuria për vendin, gjuhën dhe zakonet ishte aq e madhe, sa që Perëndimi u habit nga fluksi i njerëzve që prisnin të ktheheshin në Kosovë.
15 vite pas dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuam në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999, kur drejt Shqipërisë u dëbuan dhunshëm qindra mijë kosovarë nga forcat serbe të diktatorit Sllobodan Millosheviq.
Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli (nga e majta), kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Prezent gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit.
Prezent ishin edhe mijëra qytetarë që përjetuar këtë eksod në 99-të, ata ishin në Kukës për të përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda që ndodhi në luftën e Kosovës.
Gjatë fjalës time në konferencën me titull: “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, shpreha mirënjohje për kryeministrin Rama dhe autoritetet shqiptare që mundësuan përkujtimin në Kukës të 15-vjetorit të eksodit kosovar.
“Unë nga thellësia e zemrës falënderoj ato motra, ato nëna, ata baballarë, ata vëllezër që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova. Ishte një bujari e paparë dhe sigurisht kjo ngjarje është motivi ynë shumë i fortë sot për të krijuar vizion për një jetesë të përbashkët. Faleminderit shumë për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës, popullin tim, vëllezërit dhe motrat nga Kosova”.
Fjala ime gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit. Pas 15 vitesh përsëri bashkë ishte mesazhi i tubimit në Kukës, ku u organizua përvjetori i 15 i eksodit kosovar.
Unë i them Lavdi Kukësit dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore! Duhet ta kujtojmë historinë që ajo të mos përsëritet dhe viktima të barazohet me dhunuesin!
15 vjetori i eksodit të bashkatdhetarëve tanë që ikën nga vatrat e tyre stërgjyshore nga tmerret e luftës dhe të ndjekur nga njësitë ushtarake serbe, u përkujtua në Kukës. Është shumë mirë të mos harrojmë këtë krim të madh të konsumuar në mes të Europës në fundin e shekullit të 20- si genocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve!
Ky përkujtim ngjan i qëlluar sot, kur për shkak të njëlloj apatie që ne kemi treguar për të dokumentuar krimet e serbëve, po ndërron statusi i viktimës me atë të kriminelit! Dik Marti dhe Karla del Ponte, kanë arritur njëfarë suksesi me ngritjen e Tribunalit të Posaçëm, vendim që do diskutohet javën që vjen.
I kam vuajtur shumë skenat e atyre krimeve megjithëse kam qenë jashtë Kosovës. Shumë familjarë të mi janë vrarë, shtëpi të tyre janë granatuar apo djegur. U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë. Kam punuar për të sensibilizuar diplomacinë ndërkombëtare, kam marrë pjesë në shumë emisione të rëndësishme të mediave europiane për ta treguar tragjedinë e popullit tim.
U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë.
Kukësi u bë monument i bujarisë njerëzore universale dhe mbarë bota kishte sytë tek Kukësi. Kukësi dhe Shqipëria penguan realizimin e planit të Milosheviqit, që duke nxjerrë afro gjysmën e popullsisë jashtë, mendonte se ata nuk do ktheheshin më.
Bashkëvendasit tanë që ishin afër vatrave të tyre, u kthyen menjëherë pas mbarimit të luftës dhe kjo ishte një fitore e madhe strategjike e kombit shqiptar. Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër të madhe!
Këtu po prezantoj disa ballina të shtypit dhe medias së Tiranës që u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, shtypi kosovar u morë fare pak e hiq detaje protokollare.
Shtypi dhe mediat e Tiranës u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, ai i joni u morë fare pak e hiq detaje protokollare. Rama e Pacolli, ja platforma e bashkimit, ishte titulli i njëres nga gazetat ditore të Tiranës. Edhe këtu një nga titujt e gazetave nga Tirana që përcollën fjalën time nga kjo ceremoni. Të hiqen barrierat doganore ishte titulli i një gazete tjetër shqiptare, duke cituar nga fjala ime. Kosova kërkon sërish portin në Shëngjin, ishte titulli i gazetës tjetër të përditshëm.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe para shtatores së Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe para shtatores së ish-presidentit Rugova në Prishtinë.
Pasi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Kryeministri Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë viseve shqiptare për festën e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharai dhe njëkohësisht ditës së daljes publike të UÇK-së më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës.
Sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe e familjes heroike Jashari, si dhe e gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës anë e kënd Kosovës, ia solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Sot, në këtë festë të madhe ndihemi krenarë me këtë sakrificë sublime, por edhe të përgjegjshëm për të vazhduar përkushtimin dhe suksesin tonë institucional për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në institucionet europiane dhe euroatlantike, – theksoi Kryeministri Thaçi.
Në Prishtinë, Kryeministri Thaçi ka bërë nderime dhe ka vendosur lule para shtatores së Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe para shtatores së ish-presidenti Rugova.
Në vazhdim, po e japim të plotë deklaratën e Kryeministrit Thaçi para shtatores së Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti:
“Lufta, heroizmi, kontributi i jashtëzakonshëm i komandant Zahir Pajazitit dhe i gjithë komandantëve të UÇK-së, ka bërë që sot ne të jemi të lirë, të pavarur, sovran dhe Kombi ynë të afirmohet jashtëzakonisht në botë.
Kosova si shtet të konsolidohet dhe forcohet gjithnjë e më tepër, në këto momente kur do të shënojmë edhe 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, 101 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të flamurit kombëtar, jemi duke bërë nderime shtetërore te njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te njëri prej komandantëve të parë të UÇK-së, prandaj nderime dhe lavdi, komandant Zahirit dhe gjithë komandantëve, luftëtarëve e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë njerëzve që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës” tha kryeministri Thaçi. Ndërsa, pasi bëri homazhe dhe vendosi lule te shtatorja e ish-presidentit Rugova, Kryeministri Thaçi tha:
“Ne ishim së bashku këtu si kabinet qeveritar, për të shprehur nderimin tonë shtetëror për presidentin Ibrahim Rugova, për kontributin e tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në këtë ditë të madhe për kombin shqiptar, në ditën e flamurit kombëtar, por edhe të festës së 101 vjetorit të shtetit shqiptar.
Prandaj edhe sot në emër të Qeverisë së Kosovës, të gjithë qytetarëve të Kosovës, uroj shtetin shqiptar për 101 vjetorin dhe në të njëjtën kohë uroj gjithë kombin shqiptar për Festën e Flamurit. Le të mbetet kjo festë gjithmonë festë e unitetit, e bashkimit, e afrimit, e solidaritetit, e marrjes së përgjegjësive të reja për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë, por edhe për afirmimin e kombit shqiptar” – theksoi Kryeministri Thaçi.
Gjatë nderimeve në Prekaz dhe Prishtinë, Kryeministri Thaçi ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, nga ministrat Enver Hoxhaj dhe Bajram Rexhepi.
Po sot, Kryeministri Thaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule edhe tek përmendorja e Heroit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj në Pejë, tek përmendoret e Mensur Zyberajt dhe Xhelal Hajdës dhe Salajdin Mullaabazit në Rahovec, si dhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve të kombit në Glloxhan të Deçanit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, ka vizituar qytetin e Mitrovicës, për të parë më afër projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në këtë qytet.
Fillimisht, kryeministri Thaçi ka vizituar punimet në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Shipol, një investim mbi 10 milionë euro.
“Kjo fabrikë plotëson nevojat e gjithë qytetarëve të territorit të Mitrovicës, në jug dhe në veri, por edhe për qytetin e Skënderajit, dhe sipas nevojës edhe për qytetarët e Vushtrrisë, derisa të përmbyllet projekti tjetër atje, i Fabrikës së Përpunimit të Ujit në Vushtrri” ka theksuar kryeministri Thaçi.
Më pas, kryeministri Thaçi është ndalur për të parë punimet në Objektin e Palestrës së re Sportive “Minatori” dhe Qendrës së Re Tregtare, projekti i të cilave arrin shifrën e 24 milionë eurove, si dhe fillimin e ndërtimit të objektit për Universitetin Publik të Mitrovicës.
Ëndrra e qytetarëve të Mitrovicës ka filluar të realizohet me ndërtimin e këtij Universiteti, që do të ketë kapacitet për rreth 9 mijë studentë, tha kryeministri Thaçi me këtë rast.
“Do të jetë një universitet bashkëkohor, me të gjitha kuadrat e nevojshme akademike” shtoi ai.
Në Mitrovicë po vazhdojnë punimet edhe në renovimin e Stadiumit Olimpik të Mitrovicës, projekt ky që u vlerësua shumë i domosdoshëm për të ardhmen, kur edhe Kosova do të mund të bëhet pjesë e garave ndërkombëtare.
“Ju e shihni, në gara të ndryshme, në ekipet tjera kombëtare, luajnë shumë shqiptarë të Kosovës, dhe ne jemi optimist se do të bëjmë ekipin njërin ndër më të fuqishmet dhe më cilësoret jo vetëm në rajon, por për t’i konkurruar kombëtareve evropiane dhe më gjerë” potencoi kryeministri Thaçi.
Vizita në Mitrovicë është përmbyllur në lagjen Kroi i Vitakut, ku është vizituar shtëpia e rinovuar dhe galeria brenda shtëpisë së Ali Kadrisë.
“Ne vizituam një galeri, që është galeri e pronarit, por është mesazh i jetës së re, i frymës së re, është mesazh i shpresës, i besimit dhe i kthesave që po ndodhin këtu” ka thënë kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka premtuar se Qeveria dhe autoritet komunale do të jenë gjithnjë pranë këtyre qytetarëve, me investime dhe aspekte tjera mbështetëse qeveritare.
“Është në interesin e të gjithëve që të gjithë qytetarët e të gjitha nacionaliteteve të kenë të drejtë të kthehen në pronat e tyre, në shtëpitë e tyre, dhe Qeveria e Kosovës do të jetë në shërbim pa dallim të gjithë qytetarëve, shqiptarë, serbë dhe të tjerëve që jetojnë në veri dhe jug” ka potencuar kryeministri.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka falënderuar kryeministrin për vizitën dhe për mbështetjen, duke theksuar se të gjitha premtimet e dhëna tashmë janë bërë të realizueshme.
Ndërsa Ali Kadriu ka kërkuar që amanetin e dëshmorëve ta plotësojmë me punë.
“Më keni bërë nder të madhe. Ne të gjallët kemi obligim moral që amanetin e dëshmorëve, të njerëzve që kanë rënë për këtë tokë, t’i plotësojmë me punë, me vepra” ka thënë Kadriu.
Në kuadër të aktivitetit diplomatik në SHBA, delegacioni i Kosovës, i përbërë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli u pritën nga Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja Klinton e përgëzoi delegacionin e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për të ndërtuar dhe konsoliduar demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Ajo i inkurajoi liderët e Kosovës për aktivitetet diplomatike, të cilat i vlerësoi si jashtëzakonisht efektive.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se SHBA-ja e mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe misionin e tij në Kosovë për rendin dhe ligjin, EULEX, është i një rëndësie të veçantë dhe kjo shënon një përparim pozitiv dhe i inkurajoi autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me këtë mision. Ajo tha se është me rëndësi marrëdhënia e afërt me Bashkimin Evropian.
Në New York në takim me sekretaren e shtetit të Amerikës, znj. Hillary Clinton.
Zonja Clinton tha se SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin e saj për ndihmë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Sekretarja amerikane e Shtetit tha se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë përpara dhe përshëndeti përkushtimin e Kosovës për këtë proces. Ajo tha se SHBA-ja po vazhdon t’i inkurajojë shtetet e tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Sekretarja amerikane e Shtetit e inkurajoi thellimin e reformave të brendshme në Kosovë dhe i dha përkrahje liderëve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë takimit, kryeminsitri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga e falënderuan Sekretaren Clinton për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA-së po e japin në procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe për konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.