Tag: Inaugurimi i Presidentit

  • Vizita ime zyrtare në Senegal, i ftuar të jem pjesmarrës në inaugurimin e presidentit

    Vizita ime zyrtare në Senegal, i ftuar të jem pjesmarrës në inaugurimin e presidentit

    Dakar, 3 prill 2019 –

    Po udhëtoja për vizitë zyrtare drejt një shteti Afrikan, i cili e ka njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës, dy ditë pas shpalljes së saj.

    Kryeqyteti Dakar është vendi ku isha i ftuar zyrtarisht në inaugurimin e presidentit, Macky Sall.

    Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.

    Senegal, 3 prill 2019 – Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.

    Takimet i fillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, me të cilin diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

    Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë.

    Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që në këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë.

    Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovë.

    Senegal, 3 prill 2019- Takim me Presidentin e Guinesë Bissau, z. Jose Mario Vaz.

    Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah.

    Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tonë.

    Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje.

    Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah.

    Qeveria e Republikës së Liberisë i ishte bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Kosovës, duke u bërë shteti i 42-të që njohu Republikën e Kosovës.

    Pas Senegalit dhe Burkina Fasos, ky ishte vendi i tretë afrikan që e njeh Republikën e Kosovës. Shpifjeve për tërheqje të njohjes që vijnë nga Beogradi, as që i’u dhamë hapsirë.

    Senegal, 3 prill 2019 – Takim me Presidentin e Liberise George Weah.

    Në Senegal, një takim të frytshëm zhvillova edhe me kryeministrin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada. Falenderim dhe respekt për kryeministrin Trovoada për mbështetjen ndaj Kosovës në secilin aspekt.

    Natyrisht, përkundër secilit “pretendim” Don kishotesk të fqinjëve tanë verior, mbështetja e Sao Tome asnjëherë nuk ka munguar.

    Kryeministri Trovoada u zotua se vizitën zyrtare në Kosovë do ta zhvillojë në të ardhmen e afërt.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada.

    Një takim shumë të përzemërt pata edhe me presidentin e Gambisë, Adama Barrow.

    Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës.

    E drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Gambisë z. Adama Barrow.

    Gjatë qëndrimit në Senegal, shfrytëzova rastin që me presidentin e ri të Republikë Demokratike të Kongos, Félix Tshisekedi, të bisedojmë për mundësinë e lidhjes së marëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit dypalesh mes dy shteteve tona.

    Presidentit Tshisekedi i prezentova realitetin e Kosovës të argumentuar edhe me vendimin e GJND se pavarësia e Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke i kërkuar formalizimin e aktit të njohjes si respekt ndaj ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

    Bashkëpunimi i Kosovës me Republikën Demokratike të Kongos është shumë i rëndësishëm.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e ri të Republikës Demokratike të Kongos z.Felix Tshisekedi.

    Diskutimi me presidentin e Burkina Fasos Roch Marc Christian Kaboré, ishte jashtézakonisht miqësor dhe i frytshëm.

    Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, andaj kjo është shumë e rëndësishme për avansimin e bashkëpunimit bilateral.

    Burkina Faso ka qenë shembull edhe për shtetet tjera të kontinentit Afrikan që të ndjekin rrugën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z. Roch Marc Christian Kabore.
    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z.Roch Marc Christian Kabore.

    Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.

    Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falenderimin për mbështetjen e parezervë ndaj vendit tonë. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.

    E falenderoj ambasadorin Gashi për punën e shkelqyer në interes të vendit.

    Senegal, 3 prill 2019 – Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit senegalez duke biseduar me president, ministra të jashtëm, kryeministra e zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

    TAKIM ME PRESIDENTIN E SENEGALIT Z.MACKY SALL

    Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Repulikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

    Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Senegalit z.Macky Sall.

    Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale e falenderova për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës që nga formalizimi i njohjes në vitin 2011.

    Takime jashtëzakonisht të frytshme në funksion të fuqizimit ndërkombëtar të vendit tonë.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale.

    Aty ku prezent është SHBA patjeter qe Kosova ndihet e sigurt. Ambasadori amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi, një njeri i jashtëzakonshëm dhe me përkushtim jashtëzakonisht pozitiv në raport me Kosovën.

    Qytetarët e Kosovës, shteti ynë janë të bekuar që kanë në krah liderin më të fuqishëm të demokracisë botërore.

    Ambasadorin Mushingi e falenderova sinqerisht për angazhimin e tij dhe qeverisë amerikane në atë pjesë të botës, në mbështetje të shtetit tonë.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.
    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.

    Me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari vazhduam diskutimet për formalizimin e marëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona.

    Nigeria si shtet i fuqishëm me rreth 200 milion banorë padyshim përbën interes të madh në aspektin e marëdhënieve dypalëshe.

    Si vazhdimësi e bisedave të mëhershme në Abuja dhe Nju Jork, Presidenti Buhari u tregua optimist në formalizimin e shpejtë të procedurave. Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes.

    Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerisë, z.Muhammadu Buhari.

    Në Senegal takova edhe Presidentin e Nigerit z.Mahamadou Issoufou, vend ky i cili përveq njohjes së Kosovës, mbështet vendin tonë në secilën nismë ndërkombëtare.

    Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerit, z.Mahamadou Issoufou.

    Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm.

    Biseduam për thellimin e marëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan.

    Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

    Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Madagaskarit, z. Andry Nirina Rajoelina.