Tag: Ine Eriksen

  • Takim me kryediplomaten norvegjeze, Ine Marie Eriksen Søreide

    Takim me kryediplomaten norvegjeze, Ine Marie Eriksen Søreide

    Prishtinë, 25 qershor 2019-

    Kryediplomatëd Norvegjeze, Ine Marie Eriksen Søreide, i bëra me dije se Norvegjia ështē vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror.

    Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja.

    Prishtinë, 25 qershor 2019 –Fillimisht takim kokë me kokë me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen.

    Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane.

    U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar.  

    Prishtinë, 25 qershor 2019 – Pas takimit kokë me kokë me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen, kaluam në hapsirën ku zhvillova takimin mes dy delegacioneve.
    Prishtinë, 25 qershor 2019 – Pas takimit kokë me kokë me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen, kaluam në takimin bilateral mes dy delegacioneve.

    Pastaj kemi kaluar në konference për media. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë kryesore e diskutimit.

    Ministrja e Jashtme norvegjeze ka dhënë garanci se vendi i saj mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës, por për këtë nevojitet një lidership i fortë dhe një koordinim më i madh mes partive politike.

    Prishtinë, 25 qershor 2019 – Në konference për media me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen, u përgjiigjem gjitha pytjeve dhe interesimit të gazetarëve.

    Unë deklarova se Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë, por vetëm duke qenë e barabartë si dy shtete sovrane.

    Duke folur për liberalizimin e vizave, thash se çështja tani është politike, sepse në aspektin teknik Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.