Tag: Italia

  • Në takim me Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian

    Në takim me Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian

    Prishtinë, 2 dhjetor 2019 –

    Kam pritur në takim Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë takim kam diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe veçmas përkushtimin tonë për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere në agjendën ndërkombëtare.

    Kam siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

    Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.

    Unë shpreha protestën dhe shqetësimin tonë për fushatën e ndyrë diplomatike dhe propagandistike të Serbisë. E bëra shumë të qartë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare është faktori më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Kjo është një vijë e kuqe për Kosovën dhe për Serbinë më mirë që më shpejt sesa më vonë të pranojnë realitetin për të mirë të së ardhmes së saj dhe të të gjithë rajonit.

    Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.
  • Vizita e tretë në Romë, jam pritur në takim nga Presidenti Mattarella

    Vizita e tretë në Romë, jam pritur në takim nga Presidenti Mattarella

    Romë, 6 korrik 2018

    Unë kam qenë në Itali këtë javë, duke mësuar për punën inovative që po ndodh këtu në shëndetësi, ndryshime klimatike dhe fusha të tjera thelbësore.

    Në një kohë kur bota ka kaq shumë sfida, është frymëzuese të vizitosh një vend dinamik dhe krijues si Italia.

    Edhe vizita në Romë erdhi në vazhdën e udhëtimeve nëpër kryeqytetet evropiane dhe me qëllim të faktorizimit ndërkombëtar të Kosovës.

    Një moment kryesor i udhëtimit tim ishte takimi i së premtes me Presidentin Italian, Sergio Mattarella. Ai më priti në pallatin Quirinale, selia e Presidencës në Romë.

    Mattarella ishte bujar me kohën e tij, ndërsa folëm se vetëm me zhvillimin ekonomik, investime nga jashtë dhe krijimin e mundësive sa më të shpejta për lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe të mallrave mposhten tensionet politike dhe ndër-etnike.

    Romë, 6 korrik 2018 – Në takim me Presidentin Italina, Sergio Mattarella.

    Presidenti Mattarella më siguroi se ai do të përdorë autoritetin e tij institucional edhe tek homologët e tij, që të ndihmojë Kosovën dhe rajonin drejt proceseve të integrimeve euro-atlantike.

    “Italia me gjithë fuqinë e saj do të mbështet paqësimin e rajonit, për një përfundim të suksesshëm të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Shteti italian do të përkrahë çdo iniciativë, që çon në zgjidhjen e drejtë dhe marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Mattarella.

    Romë, 6 korrik 2018 – Takim me Presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Industrisë italiane, Vincenzo Boccia.

    Gjatë vizitës në Itali, jam takuar edhe me Presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Industrisë italiane, Vincenzo Boccia, si dhe personalitete të tjera si ish-kryeministrin e Italisë dhe ish ministrin e jashtëm Massimo Dalema, me ministrat tjerë të jashtëm me Angelino Alfano dhe Giulio Terzi, me drejtues të organizatave të ndërmarrësisë, në Romë dhe në Bari të Italisë.

    Romë, 7 korrik 2018 – Takim me ish-Ministrin e Jashtëm të Italisë, Masimo D’Alema.

    Synimi i krejt takimeve për ta faktorizuar Kosovën politikisht dhe ekonomikisht në dritën e zhvillimeve të ardhshme dhe burimeve natyrore dhe njerëzore që disponon.

    Kosova është e madhe nëse ka miq të mëdhenj dhe sfidat para nesh do duken më të lehta bashkë me ta!

    Romë, 7 korrik 2018 – Takim me ish-Ministrin e Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano.
    Romë, 7 korrik 2018 – Takim me ish-Ministrin e Jashtëm të Italisë, Giulio Terzi.

    PREZANTIMI I LIBRIT AUTOBIOGRAFIK, BOTUAR NË ITALISHT, PARA NJË MASE PREJ 1000 VETA

    Duke folur para 1000 vetave në një shesh italian për librin tim autobiografik, botuar në italisht, në qytetin Polignano al Mare.

    Historia ime njerëzore, me dhimbjet dhe sukseset, nuk njeh kufi, ndaj dhe u prit ngrohtësisht dhe me duartrokitje, udhëhequr nga një gazetar i shquar i televizionit kombëtar italian.

    Polignano al Mare, 8 korrik 2018 – Duke folur para 1000 vetave në një shesh italian për librin tim autobiografik, botuar në italisht.
  • Vizita e ish-kryeministrit italian Massimo D’alema në Prishtinë

    Vizita e ish-kryeministrit italian Massimo D’alema në Prishtinë

    Prishtinë, 5 qershor 2018 – 

    Sot prita në zyrëm time në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njeriun që si kryeministër dhe ministër i jashtëm i Italisë mike, ka rreshtuar vendin e tij në Aleancën e çlirimtarëve të Kosovës dhe vendeve që e njohën të parët pavarësinë e Kosovës!

    Ai është mik i madh i Kosovës. Takimi me të është i shkëlqyshëm. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema. Me të biseduam edhe për Presidentin Rugova, ndihmën italiane për Kosovën dhe proceset ku kemi hyrë si shtet i ri!

    “Ende i kam në mendje fjalët tuaja në funeralin e Presidentit Rugova: ai vdiq pa e parë të realizuar ëndrrën e tij, Kosovën e çliruar dhe të pavarur”, i’a kujtova ish presidentit D’Alema.

    Prishtinë, 5 qershor 2018 – Dola ta pres në hyrje të objektit të MPJ-së mikun tim dhe të Kosovës, ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema.

    D’Alema, si mysafir i imi, më falënderoi për mikpritjen dhe më tha se “fati e ka dashur, që ai të jetë protagonist në dy ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës – lufta për çlirimin e saj, dhe si ministër i jashtëm drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur u mor në shqyrtim hipoteza e pavarësisë së saj”.

    Unë i kujtova momentet e organizimit të fushatës mediatike kundër pastrimit etnik serb, në vitin 1999 apo dhe ndihmës humanitare për kampet e të shpërngulurve në Shqipëri, në Mal të Zi, etj”.

    Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema, ka dhënë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përveç bisedës së shkëlqyeshme për çështjet aktuale në rajon dhe potencialin për të zgjeruar mardhëniet tona.

    Prishtinë, 5 qershor 2018 – Takim në zyrën time me ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema.

    Ish-kryeministri D’Alema vlerësoi progresin e Kosovës në vitet e fundit.

    Diskutuam edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Italinë dhe rrugët e forcimit të këtij bashkëpunimi, duke konsideruar “emrin e mirë të Italisë, të shoqërisë, të institucioneve, të kontingjentit italian brenda KFOR-it, tek popullsia civile, etj.”

    Duke diskutuar për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, ish-kryeministri D’Alema tha se “shumë hije të së kaluarës do të zhduken me një marrëveshje të drejtë të Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.”

    Prishtinë, 5 qershor 2018 – Më pas, bashkarisht përshkruam shëtitoren “Nënë Tereza”, në këmbë.
  • Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali

    Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali

    Romë, 2 maj 2018 –

    Në Romë, i ftuar prej homologut tim italian Alfano për herë të dytë.

    Kënaqësi të gjendem për herë të dytë në Romë, kryeqytetin prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar. Italia partner kryesor, ndihmues i madh i Kosovës në gjithë këto vite!

    Ky vend i madh do të na ndihmojë për shtimin e njohjeve, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin tonë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

    Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano, nikoqiri i vizitës sime, më garantoi se vendi i tij do të angazhohej menjëherë për liberalizimin e vizave, “sepse ky është një hap i vendit tuaj drejt Europës”, tha ai.

    Romë, 2 maj 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun italian.
    Intervista ime për vizitën në Itali.

    Do të bashkëpunojmë dhe në marrëdhëniet me BE-në, në Afrikë, por dhe në fusha të tjera.

    Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane.

    “E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj”, mu drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku gjendësha me ftesë të homologut tim.

    Romë, 2 maj 2018 – Takim bilateral gjatë vizitës sime zyrtare në Itali.

    Gjatë bisedës miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).

    “Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”, tha ministri Alfano.

    Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.

    Unë e informova nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare.

    Romë, 2 maj 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun italian.

    “Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji, prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”

    Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”.

    Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane. “Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.

    Vizita ime në Itali, është e dyta brenda pak muajsh gjë që dëshmon se Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje.

  • Kam zhvilluar takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti

    Kam zhvilluar takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti

    Prishtinë, 23 prill 2018 –

    Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, janë dhe do të mbeten në nivel të shkëlqyer.

    Italia është afër Kosovës edhe si ndjenjë edhe si gjeografi. I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend.

    Italia e ka një aleat, Kosovën. Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë.

    Falënderova ministren Pinotti për kontributin e dhënë të Italisë për Kosovën në të gjitha etapat e zhvillimit, në veçanti në periudhën e pasluftës.

    Po ashtu ftova investitorët italian që të prezantojnë në Kosovë, pasi që Kosova ofron ambient të përshtatshëm për investimet e huaja.

    “I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend. Italia e ka një aleat, Kosovën”

    Në këtë takim biseduam edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ku kërkova mbështetjen e Italisë gjatë këtij procesi.

    Nga ana e saj, ministrja italiane e vlerësojë angazhimin tim, duke shtuar se Italia do të jetë përkrahëse e proceseve në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

    “Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë”, ka thënë Pinotti.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

  • Takime me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve ndërkombëtare

    Takime me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve ndërkombëtare

    Prishtinë, 3 tetor 2017

    Në javën e parë të tetorit si ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, vazhdova takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë, andaj ishte kënaqësi ta pres në takim kurtuazie Ambasadorin austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve.

    Austria do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës. U pajtuam që të kemi edhe një Plan Veprimi dy-palësh në mes dy vendeve.

    Prishtinë, 3 tetor 2017 – Nga takimi i zhvilluar me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

    Ambasadori Pfandler më dërgoi personalisht edhe letrën e urimit nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

    Takimi i radhës ishte me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

    Atij i shpreha gatishmërinë që Hungaria të jetë edhe më e pranishme në tregun kosovar, me synimin që të krijohen mundësi edhe për palën kosovare dhe veç kësaj të shikohen mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja në mes dy vendeve në funksion të arritjes së këtij qëllimi.

    Po ashtu, vlerësova mbështetjen e Hungarisë me kredinë e butë që i ka dhënë Kosovës dhe e cila synohet të investohet në projekte mjedisore.

    Prishtinë, 3 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

    Takim shumë i rëndësishëm ishte edhe ai me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. Me të u dakorduam se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

    Do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit, do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.

    Prishtinë, 3 tetor 2017 – Takim me Zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.

    Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takim. Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.

    GJATË PRITJES NË TAKIM TË AMBASADORIT TË NORVEGJISË NË KOSOVË, PER STRAND SJAASTAD

    Falënderova Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistent të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

    Shprehem zotimet tona për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.

    Prishtinë, 4 tetor 2017 Gjatë pritjes në takim të Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

    TAKIM ME DREJTORIN GJENERAL PËR POLITIKAT E FQINJËSISË EVROPIANE DHE ZGJERIM

    Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.

    Delegacionin njoftova se qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin, dhe shpreha përkushtimin se do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet.

    Prishtinë, 4 tetor 2017 – Takim me Drejtorin Gjeneral për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerim.

    TAKIM ME MARCO MANTOVANELLI, MENAXHER PËR KOSOVË NË BANKËN BOTËRORE

    Me politika që mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, prodhimin vendor, me lidhjen e arsimit me ekonominë lëvizim drejt zhvillimit, theksova edhe nevojën për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, ku rol aktiv dhe pozitiv mund të luajnë si mërgata ashtu edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare që e pranojnë dhe ndihmojnë Republikën e Kosovës.

    Në këtë takim diskutuam edhe disa projekte që kanë të bëjnë me furnizim të ujit të pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, ruajtjen e lumenjve, deponitë e hapura, zhvillimin rural dhe për punësimin e të rinjve.

    Prishtinë, 4 tetor 2017 – Takim me Marco Mantovanelli, menaxher për Kosovë në Bankën Botërore.

    TAKIM ME SHEFIN E OSBE-SË NË KOSOVË, JAN BRAATHU

    Në margjina të këtij takimi, informova Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.

    Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

    Në ndërkohë, Ambasadori Braathu ka njoftuar në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018.

    TAKIM ME AMBASADORIN E KUVAJTIT, FAYEZ MISHARI AL-JASSIM

    Me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por, me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit.

    Prishtinë, 5 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.

    Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. 

    Kërkova nga Ambasadori vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Prishtinë, 9 tetor 2017 – Takim me Ambasadorin Christian Heldt, diskutim i përgjithshëm bilateral për raportet e Kosovës me Gjermaninë dhe perspektivën evropiane të vendit.

    Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’u qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.

    GJATË TAKIMIT ME AMBASADORIN REZIDENT TË MBRETËRISË SË BELGJIKËS NË KOSOVË, FRANÇOIS BONTEMPS

    Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet respektive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve.

    Prishtinë, 10 tetor 2017 – Gjatë takimit me Ambasadorin rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.

    Mbretëria e Belgjikës ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë.

  • Në New York takim me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano

    Në New York takim me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Në New York takova edhe ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.

    Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Itlisë për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

  • Takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

    Takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Me ambasadorin Italina në Kosovë diskutova për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës. Italia ka dëshmuar në vazhdimësi mbështetjen e Republikës së Kosovës, Sovranitetit të shtetit tonë.