Tag: John Kerry

  • Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Mynih, 15 shkurt 2019 –

    Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    Konferenca e 55-të e Sigurisë në Mynih zhvillohet nga 15 deri më 17 shkurt 2019. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Udhëtime gjithnjë i bëj me aeroplanin tim privat. Zero kosto për buxhetin e shtetit.

    Ajo mirëpriti një numër të paprecedentë vendimmarrësish të rangut të lartë ndërkombëtar, duke përfshirë më shumë se 35 krerë shtetesh dhe qeverish. Mes tyre ishin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence.

    Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon.

    Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Takimet e para i filluam së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kur fillimisht kishim një takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

    Në këtë takim, i njoftova senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e susksesshëm dhe transparent FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe tema të rëndësishme për vendin.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën.

    Takimet i vazhduam me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

    Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

    Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar.

    Takimi i radhës ishte me homologun gjerman ministrin e Jashtëm, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

    Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

    Mynih, 15 shkurt 2019 – Me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass biseduam për raportet qe duhet ti intensifikojmë ndêrmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për vendin tonë.

    Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.

    Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

    Mynih 15 shkurt – Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.

    Kosova është e fokusuar në fuqizimin e partneritetit me Gjermaninë dhe në këtë aspekt, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral.

    Këtë qëndrim ia rikonfirmova Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU / CSU, përgjegjës për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Peter Beyer, anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perendimor.

    Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.

    Takim tjetër së bashku me Kryeministrin Haradinaj kemi pasur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut edhe me Ish Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Anerikës (SHBA),  z.John Kerry, i cili gjithmonë është i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë. 

    Mynih 15 shkurt – Kënaqësi ta takoj mikun e madh të Kosovës, ish Sekretarin e Shtetit John Kerry. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi.

    Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit.

    Mynih 15 shkurt – Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë.

    Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

    U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.

    Mynih 16 shkurt – Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

    Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

    Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike.

    Mynih 16 shkurt – Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

    Pata rastin që ta takoja, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, të cilin e falënderova për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën. Me ministrin holandez biseduam në nivel bilateral për ekonominë dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    I kërkova mbështjetje për liberalizimin e vizave dhe konsolidimin e mëtejm të vendit dhe i konfirmova progresin qe ka arritur vendi në rend dhe ligj dhe zhvillimin ekonomik.

    Mynih 16 shkurt – Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike.

    Në kuadër të qëndrimit tim në Gjermani, takova edhe ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan dhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme, të cilët i njoftova për progresin e arritur në vend.

    Kërkova mbështetjen e tyre në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, si dhe i falenderova për kontributin e madh dhënë Kosovës.

    Mynih 16 shkurt – Roli dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

    Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

    Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera!

    Mynih 16 shkurt – Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale.

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    Mynih 16 shkurt – Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel.

    Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.

    Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës.

    Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.

  • Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Paris, 21 tetor 2015 –

    Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.

    Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.

    Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.

    Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

    Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)

    Duke parë seriozitetin e Kosovës dhe miqëve të saj për antarsim në UNESCO, fushata e ashpër e shpifëse vetëm se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po përhapej përmes kanaleve të ndryshme.  

    Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.

    Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.

    Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.

    Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.

    Duke klikuar në këtë link mund të lexoni një opinion që kam shkruar para se të udhëtoja për Paris: https://archive.koha.net//index.php?category=&id=31&o=933&fbclid=IwAR07ZPUvZaNYfssFWDa-Col6HMFzqwr8XBP5_vpkntb0mrvSDQ-e38JyE0U

    Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.

    Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.

    Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.

    Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.

    Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.

    “I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, kishte thënë Tanaskoviq.

    Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.

    Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.

    “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë”, shkruan Pacolli.

    Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.

    Me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit. Falënderova për përkrahjen e madhe dhe përkrahjen për shtetin tonë. 

    Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.

    Kështu bëri Qeveria e Prishtinës gushtin e kaluar. Në letrën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, theksohej “dëshira e popullit të Kosovës për të vendosur dhe mbajtur bashkëpunim më të ngushtë me vendet e tjera në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës” përmes inkorporimit të tij në UNESCO.

    Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.

    Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.

    Më 22 tetor, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, i përbërë nga 58 vende – mes tyre edhe Spanja – e miratoi tashmë kërkesën me 27 vota pro, 14 kundër, 14 abstenime dhe tre shtete që mungonin.

    Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.

    Garantuesja e parë e Kosovës ishte Shqipëria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkë-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe një duzinë vendesh të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Janë shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, një hap që Spanja refuzon ta bëjë.

    Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.

    Këto ditë, ministra nga të gjitha vendet e botës po kalojnë nëpër Paris për të mbledhur vota pro ose kundër peticionit. Të mërkurën, Ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo, e bëri këtë në emër të Spanjës.

    Në fjalimin e tij para asamblesë, ai vuri në dukje se Spanja është në favor të pranimit të anëtarëve të rinj “përderisa ka unanimitet në Komunitetin Ndërkombëtar për njohjen e shtetësisë së tyre, se hyrja nuk krijon përçarje brenda organizatës, se ajo bën të mos lindin debate që janë të huaja për objektivat e tij dhe që nuk cenojnë ligjshmërinë ndërkombëtare”.

    Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë – shteti okupator të cilin Kosova në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme me pjesëmarrjen e NATO-s – e shporri nga këto troje, ishte angazhuar duke dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s në të cilën siguronte se Kosova ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Serbe që kur shpalli pavarësinë.

    Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.

    Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]

    Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.

    Spanja – e cila, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, po i qëndronin në krah Rusisë dhe Serbisë. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo është pjesë e Komiteti Ekzekutiv të UNESCO-s.

    Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.

    Ky interesim i fuqishëm i SHBA për antarsim të Kosovës në UNESCO alarmoi Serbinë, e cila veç kishte filluar fushatën intensive diplomatike për të kundërshtuar hyrjen e Kosovës në UNESCO, jo vetëm sepse do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund të linte mbrojtjen e manastireve ortodokse të Kosovës në duart e autoriteteve në Prishtinë, të cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit të tij kombëtar.

    Më 27 korrik, ministri i Jashtme e Serbisë, Iva Daçiq, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilën ai e cilësoi hyrjen e Kosovës në UNESCO si të “papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të binte ndesh me marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së vitit 1999. Përveç kësaj,  Daçiq në letër kishte shkruar se më shumë se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janë shkatërruar në Kosovë gjatë viteve të fundit, si dhe më shumë se 10,000 ikona janë vjedhura, për të cilat kishte shtruar pytje se vërtet objektivi i hyrjes së Kosovës në UNESCO është të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.

    Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.

    Në komunikatën e Zyrës së Informacionit Diplomatik (OID) për takimin në  fjalë, nuk përmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve”.

    Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.

    Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.

    Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.