Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin e saj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës Tuaj.
Shteti austriak është partner kryesor dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, përderisa shpreha zotimin se prezenca ekonomike austriake në Kosovë është shumë e mirëpritur.
Këto tema i biseduam me Karin Kneissl në takimin tonë të dytë brenda vitit. Këtë herë ministrja e Jashtme austriake më priti në Minoritenplatz të Vjenës.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Shtrëngim duarsh me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.
Tema e diskutimit ishin marrëdhëniet austriako-kosovare, për çka të dy u pajtuam se janë të shkëlqyera, Kryesia e Austrisë në Këshillin e BE-së që fillon më 1 korrik 2018 dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në kuadër të afrimit me BE-në, Karin Kneissl dhe unë folëm për takimin e radhës të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në fillim të korrikut 2018. Austria mbështet qartazi perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim me Ministren e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.
Kosova është pjesë e Evropës. Ne mbështesim perspektivat e saj të anëtarësimit sepse një Evropë Juglindore e qëndrueshme dhe e begatë është në interes të Austrisë dhe të gjithë BE-së.
Vjenë, 19 qershor 2018 – Në takim mes delegacioneve tona si dy shtete Kosovë – Austri.
E informova që Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar të përmbushë dhe kushtin e mbetur për liberalizimin e vizave.
Siç e dini, edhe ju demarkacioni ka kaluar e informova homologen time për këtë dhe kushti tjetër, i cili pothuajse është i përmbushur. Unë kërkova nga homologia që të ndihmojë Kosovën në procesin e mëtutjeshëm të jetësimit të së drejtës universale të kosovarëve, që të udhëtojnë edhe ata sikur të tjerët pa viza drejt vendeve të Evropës.
Prishtinë, 26 mars 2018 – Në takim me homologen time nga Austria, Karin Kneissl, para se shteti i saj të merrte kryesimin e radhës të Presidencës së BE-së.
Austria merr Presidencën e BE-së që nga qershori i këtij viti dhe deri në fund të vitit, dhe për këtë unë e luta ministren, që gjithmonë të ketë kujdes dhe t’i ndihmojë Kosovës në të gjitha kërkesat, që sigurisht do të jenë të shumta.
Ku është e mundur Kosova do të gjejë mbështetjen te miku ynë Austria, kështu më tha homologia ime.
Kurse gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit, ministrja austriake, Karin Kneissl tha se Austria është ndër shtetet e para e cila ka hapur ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2008.
Duke folur për çështjet ekonomike ajo tha se ndërmarrësit austriak duhet të ndihmohen më shumë dhe të ketë më shumë siguri për të investuar në Kosovë.
Prishtinë, 26 mars 2018 – Gjatë konferencës për media ministrja austriake Kneissl foli edhe për arritjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është kusht nga Bashkimi Evropian për lëvizjën e lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen.
Ajo tha se është informuar nga Pacolli për angazhimin e autoriteteve të Kosovës duke theksuar se ka ende gjëra që duhet të bëhen për të treguar që Kosova këtu po vepron arsyeshëm.
Ndërkaq, lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Kneissl tha se është proces i ndjeshëm dhe një temë e ndjeshme politike për çka potencoi se Austria përshendet punën dinamike të FSK-së veçanërisht integrimin e suksesshëm të rekrutëve serb kosovarë në FSK.
Duke folur për integrimin e shteteve të Evropës Juglindore në BE, ajo tha se shtetet e rajonit duhet ti afrohen BE-së sipas meritave dhe këto varën nga përgjegjësit në shtetet përkatëse.
Kurse, për marrëveshjën e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë ajo tha se Austria do të ndihmojë që të ketë marrëveshje në nivel komunash dhe në sferën politike dhe do të shtyjë përpara edhe njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.
Prishtinë, 26 mars 2018 – Ri-konfirmova se mbështetja austriake për Kosovën do të jetë e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse: nga liberalizimi i shpejtë i vizave; anëtarësimi i plotë dhe i barabartë në Organizatat Ndërkombëtare; integrimi në strukturat euro-atlantike; lobimi tek pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si dhe mbi dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, Zv/kreministri Pacolli gjatë konferencës tha se Austria e ka ndihmuar shumë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe drejtë shoqërive të civilizuara.
Duke përmendur çështjen e liberalizimit të vizave Pacolli tha se Kosova pothuajse ka përmbushur edhe kushtin tjetër që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka kërkuar ndihmën e Austrisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë.