Së bashku me vëllain tim Afrimin, zhvilluam një vizitë inspektuese në Astanë, ku po përmbyllen punimet për objektin më të ri të Bankës Nacionale të Kazakistanit – një projekt madhështor që këto ditë do të hyjë zyrtarisht në funksion.
Ky projekt u realizua nga grupi i Mabetexit, duke u bazuar mbi idenë dhe vizionin e arkitektes legjendare Zaha Hadid, e cila mbetet një ikonë e arkitekturës moderne dhe inovative.
Moment i veçant me vëllëzrit, Afrimin dhe Islamin, në oborrin e objektit të Bankës Nacionale të Kazakistanit. Krenar me punën e realizuar nga Mabetex Group dhe puntorët e palodhur shqiptar atje.
Një arkitekturë që frymëzon
Objekti i Bankës Nacionale të Kazakistanit është ndërtuar mbi parimet e modernitetit, funksionalitetit dhe estetikës së avancuar. Dizajni i Hadid pasqyron dinamizmin dhe ambiciet e një vendi në zhvillim të shpejtë, ndërsa realizimi i tij nga Mabetex garanton cilësi, qëndrueshmëri dhe përkushtim maksimal në çdo detaj.
Ky kompleks i ri nuk është vetëm një ndërtesë financiare, por një simbol i fuqisë ekonomike dhe vizionit të Kazakistanit për të ardhmen, duke e pozicionuar Astanën si një qendër të rëndësishme rajonale e ndërkombëtare.
Gjatë inspektimit të punëve në objektin shumëkatësh të Bankës Nacionale të Kazakistanit, të ngritur nga Mabetex Group.
Mabetex – partner i projekteve që shënojnë epokë
Ky projekt shënon një tjetër gur themeli në historinë e Mabetex, si kompani që ka ndërtuar dhe restauruar vepra ikonike në mbarë botën. Nga Evropa në Azi, nga monumentet kulturore te qendrat moderne financiare, Mabetex vazhdon të përfaqësojë me dinjitet profesionalizmin, kreativitetin dhe përkushtimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Banka Nacionale e Kazakistanit në Astana është dëshmi e qartë se kur vizioni arkitektonik i gjigantëve si Zaha Hadid bashkohet me eksperiencën dhe mjeshtërinë e Mabetex, rezultati është gjithmonë një vepër që tejkalon kohën dhe hapësirën.
Objekti shumëkatësh i Bankës Nacionale të Kazakistanit, i ngritur nga duart e puntorëve shqiptar dhe Mabetex Group.
Në kryeqytetin Astana, me ftesë të Presidentit të posazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botesë, mora pjesë në festen solemne të betimit dhe inagurimit të tij për mandatin e radhës si President i vendit.
Ky vit ka qenë veçanërisht i rëndësishëm për popullin kazak. Kazakistani po hyn në një epokë të re të zhvillimit të tij. Reformat në shkallë të gjerë të nisura vite më parë kanë hedhur themelet për ndryshime thelbësore.
Reforma kushtetuese është kryer. Të gjitha sferat e jetës shtetërore janë përditësuar plotësisht. Falë këtyre ndryshimeve, besimi i njerëzve për një të ardhme të ndritur në atë vend po rritet. Këtë e kam parë personalisht gjatë udhëtimeve të mia në Kazakistan.
Referendumi tregoi mbështetje të gjerë për iniciativat e reja. Dëshira e popullit të Kazakistanit për ndryshime pozitive i dha një shtysë të fortë ndryshimit.
Sipas rregullave të reja kushtetuese kazake, Presidenti do të zgjidhet për një mandat shtatëvjeçar.
Me Presidentin e posazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev. Në këtë solemnitet isha së bashku me vëllaun tim Afrimin.Presidenti i posazgjedhur i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, gjatë fjalës së tij.
Ishte një nder të takoja Presidentin, Nursultan Nazarbayev për të disaten herë. Ne e lamë çdo vizitë të frymëzuar dhe më optimistë për mundësinë dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.
Nursultan Nazarbayev ishte i palodhur në ndjekjen e tij për barazi dhe drejtësi për të gjithë kazakët, dhe për ata ai gëzon respekt të madh brenda shtetit të tij.
Presidenti Nazarbayev ishte një shembull i jashtëzakonshëm për mua, për themelin e shtetit kazak dhe për të gjithë botën falë një jete të mbushur me guxim, përkushtim dhe dhembshuri.
Për mua është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.
Çmimi më i lartë i shtetit u zgjodh të më dhurohet në një ditë shumë të rëndësishme për shtetin kazak, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit.
Çmimin më ndau presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev.
Moment emocional shtrëngimi i duarve me presidentin kazak, Nazarbayev.
“Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, duke falënderuar bashkëpunëtorët, inxhinierët dhe stafin drejtues të kompanisë Mabetex për punën e shkelqyër dhe respektin për të tjerët, pata nderin të nderohem me çmimin më të lartë shtetëror për kontributin tonë në zhvillimin modern të këtij vendi”, ka shkruar presidenti Pacolli pasi pranoi çmimin.
Pacolli tha se është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.
Ai ka falënderuar nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që e uruan për këtë ngjarje. Ju priftë e mbara!
Fotografi e përbashkët pas pranimit të çmimit nga presidenti Nazarbayev.Fotografi e cila tregon medaljet që më dorëzoi presidenti kazak. Fotografi e përbashkët pas pranimit të çmimit nga presidenti Nazarbayev.Duke falenderuar presidentin kazak Nazarbayev për nderin dhe respektin që më bën.Gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit nga presidenti kazak. Fotografi familjare me dy vëllëzërit e mi. Nga e majta Agimi, kurse në krahun tim të djathtë vëllai, Afrimi.
Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hong Kong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia.
Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi.
Nga Hong Kongu duke marr rrugë për Kamboxhia. Shumicën e udhëtimeve i bëj me ajroplanin tim privat, gjë që e lehtëson shpenzimet e buxhetit të shtetit.
Nga vizitat në shtete të veçanta të Azisë, mbërrita në Daka, Bangladesh ku si i ftuar i homologut tim të këtij vendi po marr pjesë në Ministerialin e 45 të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik.
Kryeministrja e vendit Sheikh Hasina e çeli konferencën ku marrin pjesë dhjetra ministra të jashtëm të vendeve antare, vëzhguese,etj.
U takova me shumë homologë, me synim njohjen e Kosovës, zgjerimin e miqve për antarsim në Interpol, etj. Mes tyre takova dhe ministren e jashtme të Kanadasë, ku jetojnë 1,5 milionë myslimanë.
“kini besim në mbështetjen tonë se ne jemi miq të Kosovës”, më tha Kristia Freeland.
Daka/Bangladesh 5 maj, 2018 – Takim me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland.
Me ftesë zyrtare isha pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike.
Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ishte një ditë pune intensive, sepse në një aktivitet si ky mund të takoje një numër kaq të madh kolegësh- mbi 80 delegacione, por dhe kryeministren ShTZ, Sheikh Hasina apo Presidentin e Bangladesh ShTZ Abdul Hamid. Imagjinoni: për të bërë takime dypalëshe me ta, në Konferencë mori pjesë dhe ministrja e jashtme e Kanadasë, zonja Kristia Freeland.
Mbajtëm hapur dyert e vendeve njohëse, lobuam me to për Interpol, por dhe patëm takime shpresëdhënëse për njohje të reja!
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Pjesmarrës në Ministerialin e 45-të të Konferencës së Vendeve Islamike.
Më poshtë keni foto të takimeve të mia të shumta sipas kësaj renditje:
Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala; me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao: me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani; me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB: me ministren e jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland: me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki; me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov: me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge; me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir;
Një takim shumë të ngrohtë pata dhe me zëvendëskryeministrin turk Bekir Ozdag.
Ishte një bisedë të shkëlqyeshme me Ministrin e Jashtëm të Libisë, Mohamed Taha Siala, për gatishmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.
Kosova mbështet stabilizimin e Libisë dhe ne jemi të përkushtuar të forcojmë lidhjet tona. Ekziston një potencial i madh për t’u përdorur për lidhjet ekonomike dhe tregtare.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Me ministrin e jashtëm të Libise, Mohamed Taha Siala.Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim miqësor me ministrin e jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao.
Gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e mirë Ministrin e Jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe të diskutosh për marrëdhëniet e mira Kosovë Afghanistan.
Së shpejti duhet ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar lidhjet tona.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim edhe me ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani.Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e punëve të jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi I të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Kam pasur një diskutim të mirë me me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyadal Maliki për nevojën për të thelluar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Palestinës.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e jashtëm të Palestinës Riyad al Maliki.
Diskutim i mirë me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov dhe Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov për zhvillimet aktuale dhe marrëdhëniet e Kosovës me këto dy vende. Ka mundësi që ne duhet të përdorim për të forcuar lidhjet tona në ekonomi, tregti dhe nivel politik.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrat e jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov dhe ministrin e jashtëm Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov.
Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore .
Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.
Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL.
Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Gyajanës Carl Barrington Greenidge.
Shtrëngova duart me homologun tim të Arabisë Sauditë, Adel Al Jubeir dhe u dakorduam për një takim tjetër bilateral.
Daka Bangladesh 5 maj, 2018 – Në margjinat e Ministerialit të 45- të Konferencës së vendeve islamike zhvillova takim me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Adel Aljubeir.Daka/Bangladesh, 5 maj 2018 – Në margjina të konferencës me Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina.
Edhe ditën e dytë vazhdova me takime të shumta në kuadër të vizitës time në Daka. Ditën e fillova me takim me sekretarin e përgjithshëm të OBI-it, Yousef Ahmad Al – Othaimeen.
Organizata për Bashkëpunim Islamik gjithmonë ka mbështetur fuqishëm konsolidimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës.
Rezolutat e miratuara në të kaluarën nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, ku bëjnë thirrje për njohje të shtetit të Kosovës janë dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje.
Kënaqësi, që ta ritakojë Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, z. Yusuf al Othaimeen, pas takimit që e kishim më herët gjatë këtij viti në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.
E falënderuam për mbështetjen e deritanishme dhe kërkuam që kjo mbështetje të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL
Daka Bangladesh, 6 maj 2018 – Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
Shumë takime gjatë ministerialit të kryediplomatëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Sot u takova ( edhe njëherë) me Kryeministren e Bangladeshit znj. Sheikh Hasina dhe me Chrystia Freeland, Ministren e Puneve te jashtme të Kanadës ku biseduam per disa iniciativa të përbashkëta për Kosovën.
Takimet vazhduan me zëvendësministrin e punëve të jashtme të Egjiptit, me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me Ministrin e Shtetit të Kamerunit Adoum Gargoum, me Ministrin e Shtetit per Punë të Jashtme të Ugandës, Philemon Mateke, me zëvendësministrin e Jashtëm të Venezuelës Felix Gonzalez, me Ministrin e Shtetit të EBA-s, Anëar Gargash, me përfaqësuesit e lartë të Sudanit, Irakut dhe Malit, me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Bangladeshit, Dipu Moni, ish-ministre e jashtme e Bangladeshit.
Po sot adresova të pranishmëve të organizatës së dytë ndërkombëtare më të madhe në botë, pas OKB-së, me 56 anëtarë dhe numër shtetesh vëzhgues.
Falënderova mikpritësit, institucionet e Bangladeshit, vend që e ka njohur Kosovën, veçanërisht për solidaritetin ndaj popullsisë Rohinga, që po i nënshtrohet kohëve të fundit njëlloj spastrimi etnik” dukurie që ne si popull e kemi provuar gjatë konfliktitt të 1999”. I kërkova 20 vendeve anëtare jonjohëse ta njohin Kosovën, krahas 36 shteteve të tjerë.
Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Fjala ime Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike.
Pjesë të fjalimit tim në mbledhjën e OIB (OIC) në Dhaka..
…..Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të zotuar, që të bëhen anëtar të plotë të Bashkimit Evropian.
…. BE-ja vazhdon të jetë projekti më tërheqës për rajonin sa i përket sigurisë, zhvillimit dhe avancimit të vlerav demokratike.
…Në këtë drejtim, Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt integrimit në BE. Tashmë kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, e cila nënkupton marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së si dhe lehtëson rrugën drejt anëtarësimit në vitet e ardhshme.
…Kosova si një vend i vogël ka zhvilluar një politikë të jashtme të paqes, dialogut, kompromisit dhe interesave të përbashkëta. Ajo çfarë dua të them është se pse pas gjithë këtij progresi të bërë në Kosovë, ende ekziston një numër i shteteve anëtare të OBI-it, që po e vonojnë vendimin e tyre për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Deri më tani jemi njohur nga 116 shtete anëtare të OKB-së dhe jemi anëtar të një sërë organizatash rajonale dhe ndërkombëtare. Për më tepër, 36 shtete anëtare të OIB-it kanë njohur Kosovën dhe kanë treguar zotim të jashtëzakonshëm drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale.
….Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL me qëllim që të kontribuoj edhe më tutje në luftimin e përbashkët të krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera kriminale, dhe të mbyll një boshllëk të rëndësishëm në aftësitë për luftimin e krimit në Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi në INTERPOL do të krijonte bazën formale të bashkëpunimit mes Kosovës dhe vendeve të tjera në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, që do të mundësoj shkëmbimin e informatave në kohë reale në nivel të agjencive të zbatimit të Ligjit.
Meqenëse në nëntor të vitit 2018, INTERPOL do të mbajë takimin e 87-të të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai, i bëjë thirrje të gjitha shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të votojnë pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Pastaj nënvizova se Kosova mbetet e angazhuar për rrugën europiane dhe po përparon në marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
Ishte forumi më i përshtatshëm dhe më i suksesshëm për të lobuar për Kosovën, krahasuar me shumë të tjerë ku kam marrë pjesë deri tani.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik, miratoi dhe një rezolutë kushtuar Kosovës.
Në të përmblidhen kërkesat e paraqitura prej vendit tonë si njohje e menjëhershme prej vendeve që nuk e kanë bërë akoma këtë hap, mbështetje për anëtarësim të Kosovës në organizata globale dhe rajonale, si dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe social të saj.
Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit të Kamerunit, Adoum Gargoum.Daka/Bangladesh, 6 maj 2018 – Takim me Felix Gonzales nga Venezuela.
Udhëtim i radhës dhe i zakonshëm për mua në Kazakistan – por një ftesë për të takuar dy nga figurat më të rëndësishme të vendit kazak ishte entuziaste për kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E përcolla me shumë entuziazëm ftesën e Presidentit Nursultan Nazarbayev, për vizitë dy ditore te kryeministri i Republikës së Shqipërisë. E pranoi me knaqësi.
Unë organizova udhëtimin me ajroplanin tim, ku në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohej edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Sa herë që avioni zbret në aeroportin e Astanas, fryma ime mbushet me një frymë tjetër – një mahnitje për pamjen që më rrethon. Kjo ka një arsye të fort se 70% e qytetit është ndërtuar nga kompania ime “MABETEX” por me puntorë të gjithë shqiptar.
Garda ceremoniale e ushtrisë kazake ishte rreshtuar për të pritur kryeministrin Rama.
Kazakistani ka 89 qytete duke përfshirë kryeqytetin e tij, Astana, një qytet i ri me një popullsi prej 1.2 milionë banorësh.
Rrugën që po e bënim nga aeroporti deri në pallatin presidencial ishte e pa imagjinushme për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Peleshi, për ndërtimin e këtij qyteti nga puntorë shqiptarë.
Astana është një qytet që vërtetë e përshkruan modernitetin dhe synimet progresive të një vendi të përpjekur. Ndërtesat futuriste, ngjyrat e ndritshme dhe linjat e pastërta të qytetit të mbajnë të mahnitur nëpër çdo hap.
Të mahnitur ishin të dy me atë se çfarë po shihnin nga ulëset e automjetit zyrtarë.
Pritja protokolare e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, nga presidenti i Kazakistanit, Nursultan NNazarbayev.Para objektit presidencial të Kazakistanit, ku pritja protokollare ishte organizuar në mënyrë të përsosur nga presidenti Nursultan Nazarbayev. Edhe kjo ndërtesë është ngritur nga kompania Mabetex dhe duartë e puntorëve shqiptar. Një qytet në stepat – Astana u bë kryeqyteti i Kazakistanit në vitin 1997. Pjesa më e madhe e arkitekturës së tij moderne është mahnitëse në shkallën dhe dizajnin e saj, veçanërisht në kontrast me stepat e gjera dhe të hapura që e rrethojnë atë.
Takimi me Presidentin Nursultan Nazarbayev, ishte frytëdhënës. Kryeministri Rama dhe Presidenti kazak diskutuan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Presidenti Nazarbayev e uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe theksoi se me qeverinë e re shqiptare ofrohet një mundësi e re për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Edhe pse takimi ishte zyrtarisht mes dy shteteve Kazakistan – Shqipëri, unë isha pjesë e takimit si zëvendëskryeministër i Kosovës. Edhe një dëshmi se kombi shqiptar është një dhe kjo po njihet botërisht nga vende demokratike si Kazakistani.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama duke shtrënguar duart me presidentit e Kazakistanit, Nurslutan Nazarbayev.
Ti kthehemi asaj që u fol në takim, ku Kryeministri Rama e njohu Presidentin e Kazakistanit me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, sidomos në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Kryeministri Rama tha se kanë gatishmërinë e qeverisë për të mirëpritur investitorë të Kazakistanit, sidomos në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe transportit, naftës e gazit, ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë.
Takimi bilateral mes dy delegacioneve. U diskutua në takim edhe marrëveshja e gjerë transporti midis dy vendeve. Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon gjithqysh nga Ballkani Jugperëndimor, gjegjësisht Shqipëria dhe Kosova.
Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri dhe nevojën për ta promovuar këtë frymë bashkëjetese në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Presidenti Nazarbayev është tregonjësi i historisë së Kazakistanit, një figurë ikonike që ka udhëhequr vendin me vizion dhe zgjuarsi për dekada të tëra.
Ai është një burrë me një udhëheqje të fuqishme, por gjithashtu shfaq gjithnjë vëmendje të jashtëzakonshme për miqtë dhe udhëtarët që vizitonin vendin. Shprehja e tij e butësisë dhe vullneti për të dëgjuar na lejoi të ndiheshim të mirëpritur dhe të kujdesur në të njëjtën kohë.
Madje, i dha një mesazh kryeministrit Rama se; “Ju shqiptarët duhet ta përdorni figurën e jashtëzakonshme të Skënderbeut në imazhin tuaj kombëtar”.
Kryeministri shqiptar duke shijuar ambientet e presidences kazake e cila u ngrit nga duart e shqiptarëve. Momete krenarie dhe mburrje.
U diskutua në takim edhe marrëveshja e gjerë transporti midis dy vendeve. Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon gjithqysh nga Ballkani Jugperëndimor, gjegjësisht Shqipëria dhe Kosova.
Hekurudha që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Ky projekt i jashtëzakonshëm me rëndësi strategjike, veçanërisht për Kosovën do të shqyrtohet për t’u investuar nga Kazakistani dhe ne po lobojmë për ta realizuar këtë.
U ndjeva krenar për performancën brilante të kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh, etj.
Ky projekt është thelbësor për Unionin Ekonomik me Shqipërinë, një ide e kahershme imja. Bashkëpunimi në fushën e transporteve, në atë të turizmit, në kërkimin e naftës, në miniera, u diskutua dhe në takimin me kryeministrin e vendit.
U ndjeva krenar për performancën brilante të kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh, etj.
Shumë shpejt Presidenti Nazarbajev do të vizitojë Shqipërinë së bashku me një grup investitorësh kazakë. Investimet kazake po kërkojnë hapësira të reja në Bashkimin Europian, në vendet tona dhe vëllimi i tyre në botë sot arrin në 26 miliardë dollarë.
Shqipëria, kombi shqiptar kanë burime të mëdha natyrore dhe njerëzore, por kanë nevojë urgjente për investime. Shqipëri më e fortë me shumë investime të huaja, do të thotë një komb më i fortë.
Momemte para takimit me kryeministrin e Kazakistanit, Karim Massimov. Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologun e tij kazak, Kryeministrin Karim Massimov.
Pasi u kujdesëm për aspektet zyrtare të takimit me Presidentin, u pritem edhe nga Kryeministri Karim Massimov. Ai ishte një person me një qasje të thellë në politikën vendase dhe botërore, duke sjellë një perspektivë të pasur dhe një angazhim të plotë për zhvillimin e vendit.
Në bisedat tona, tregonte se sa i përkushtuar ishte për të siguruar që Kazakistani të vazhdonte të ecë përpara në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve, u zhvillua takimi i dy delegacioneve, ku edhe në këtë takim zuri vend projekti i madhë hekurudhor modern, që do të mundësonte lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik.
Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Kryeministri kazak, Massimov, e theksoi nevojën për të nënshkruar sa më shpejtë dy marrëveshje kryesore, në fushën e nxitjes së tregtisë dhe shmangies së taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.
Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Evropë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh. Në fund të takimit u firmos edhe një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në fund të takimit u firmos edhe një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Përtej takimeve zyrtare, kujtimet e Astanas dhe njerëzve të saj na bënë të ndjeheshim si në shtëpi.
Vizita në Kazakistan ku kryeministri shqiptar Edi Rama pati nderimet më të larta protokollare dhe flamuri shqiptar u valëvit kudo, pati disa momente interesante.
Vizita në Kazakistan ku kryeministri shqiptar Edi Rama pati nderimet më të larta protokollare dhe flamuri shqiptar u valëvit kudo, pati disa momente interesante.
Përshembull në Teatrin e Operas dhe Baletit ku 70% e punimeve në teatrin më të bukur në botë janë kryer nga shqiptarë. Punëtorë të Mabetex-it nga gjithë viset e Shqipërisë etnike i thanë kryeministrit Edi Rama se ndihen krenarë që janë shqiptarë dhe se do donin që këto vepra të ngriheshin dhe në kryeqytetet tona.
Sipërfaqja e përgjithshme e teatrit është 15.467 m². Auditori ka 783 vende (tezgat për 609 vende, niveli i dytë i ballkonit për 104 vende, niveli i tretë i ballkonit për 70 vende). Foto of the Day tha kryeministri me këtë pamje të Pallatit dhe Operas në Astana, pasi pa nga afër objektin e ndërtuar nga Mabetex dhe duart e puntorëve shqiptar.
Punimet e Teatrit “Astana Balet” përfunduan në vitin 2012 me iniciativën e Presidentit të Parë të Republikës së Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev.
Sipërfaqja e përgjithshme e teatrit është 15.467 m². Auditori ka 783 vende (tezgat për 609 vende, niveli i dytë i ballkonit për 104 vende, niveli i tretë i ballkonit për 70 vende). Sipërfaqja e skenës, e cila plotëson të gjitha standardet moderne të organizimit të hapësirës teatrore është 536 m².
Kompleksi i skenës së bashku me proskeniumin, prapaskenën dhe skenat anësore është më shumë se 1000 m². Gropa e orkestrës është projektuar për 50-60 muzikantë.
Një shkrepje selfie nga telefoni i kryeministrit shqiptar Edi Rama, kujtim nga vizita e paharruar në Kazakistan. Selfie nga këndi tjetër të cilën e postoi kryeministri Rama në rrjetin e tij Instagram, si kujtim nga vizita në pallatin e Operas dhe Baletit në Astana.
Për transformimin e skenës janë përdorur teknologjitë më të fundit të mekanikës së lëvizshme dhe ngritjes-ulëse. Kompleksi i ndriçimit përfshin pajisje dhe sisteme tradicionale teatrale, si dhe zhvillimet më të fundit inovative në këtë fushë.
Rreth 800 pajisje ndriçimi lejojnë sigurimin e cilësisë së lartë të ndriçimit artistik.
Mundësitë e skenës së Teatrit “Astana Balet” hapin hapësirë për mishërimin e ideve më të guximshme dhe origjinale për producentët dhe skenografët.
Teatri ka 2 salla provash, zona e tyre korrespondon me hapësirën e skenës, e cila është shumë e përshtatshme në procesin e krijimit të shfaqjeve të reja.
Vizituam dhe një spital të madh modern ndërtuar nga Mabetex.Fotografi e përbashkët e një pjese të kpmpanisë Mabetex, vëllau im Afrimi, kryeministri Rama, vëllau im Ismeti dhe shqiptar të tjerë në pozita kyqe në Astana.