Tag: KFOR

  • U thashë ushtarëve amerikan që më vizituan në Hajvali që shtëpia ime është gjithmonë edhe shtëpia juaj!

    U thashë ushtarëve amerikan që më vizituan në Hajvali që shtëpia ime është gjithmonë edhe shtëpia juaj!

    Rezidenca – Hajvali, 14 tetor 2022 –

    Nuk do ta harrojmë kurrë kontributin tuaj në Kosovë dhe se prezenca e tyre në Kosovë është siguri e madhe për ne edhe sot.

    Shprehi respektin më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që jetojnë dhe kontribuojnë këtu në Kosovë (larg familjes dhe njerëzve të tyre të dashur) duke mundësuar shtetndërtimin, stabilitetin dhe sigurinë e vlefshme të Republikës së Kosovës. Kosova është gjithmonë falënderuese SHBA!

    U thashë ushtarëve amerikan që më vizituan mbrëmë në Hajvali që shtëpia ime është gjithmonë edhe shtëpia juaj!
    Me disa presj ushtarëve amerikan që i mirëprita në një vizitë në shtëpinë time në Hajvali.
    Me ushtarët amerikan duke pritur darkën të cilën e kisha përgatitur me kënaqësi për ta.
  • Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

    Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

    Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 –

    Kënaqësi të mirëpres për një drekë pune në Rezidencën time Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, i shoqeruar nga Nënkolonel Andrea Fiorentini, me të cilët biseduam për situatën në vend dhe për kontributin e KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Gjeneral Majori D’Addario, më njoftoi për objektivat e KFOR-it, si dhe më siguroi që KFOR-i do të vazhdojë të mbetet partner serioz për institucionet e Republikës se Kosovës në përgjithësi. 

    Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 – Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, duke shkëmbyer dhuratat.
  • Takim në rezidencën time me komandantin e KFOR-it Gjeneral-Major, Lorenzo D’addario

    Takim në rezidencën time me komandantin e KFOR-it Gjeneral-Major, Lorenzo D’addario

    Prishtinë, 30 janar 2019 –

    Në rezidencën time në Hajvali, kam pritur Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral -Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

    Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal.