Banjul, 5 dhjetor 2018 –
Unë kam udhëtuar në Afrikë rregullisht për më shumë se dy dekada. Sa herë që shkoj, mahnitem nga numri i madh i të rinjve që shoh – kudo, nga qytetet më të mëdha deri në fshatrat më të largëta.
Të shohësh Afrikën me sytë e rinisë së saj është të shohësh një kontinent të mbushur me potencial dhe mundësi.
Udhëtimi i radhës ishte në shtetin e Gambias. Në orët e hershme të mëngjesit arrita në kryeqytetin Banjul, si ndalesë e parë e një mini turneu lobues në kontinentin afrikan.
Në Aeroportin e kryeqytetit Banjul u prita nga homologu im, ministri i jashtëm Mamadou Tangara. Kliko linkun për të parë videon: https://fb.watch/n1kl-EAMSw/
Në Gambia, vizitën bilaterale e fillova me takimin me presidentin e këtij shteti Adama Barrow i cili dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.
Ai më siguroi se Gambia do të mbetet një aleat i palekundur diplomatik i Kosovës në Afrikë dhe më gjerë. E kam ftuar atë të vizitojë Kosovën dhe do të shqyrtojmë disa fusha të mundshme të bashkëpunimit.

Me Ministrin e Punëve të Jashtme Gambian Mamadou Tangara, i cili ishte Ministër i Jashtëm që e njohu Kosovën vite më parë, ne diskutuam për hapat konkretë të bashkëpunimit.
Ne kemi nënshkruar tre marrëveshje që do të thellojnë marrëdhëniet politike dhe diplomatike midis Kosovës dhe Gambia dhe do të rrisin lidhjet e popujve me popujt.

Gambia do ta mbështesë Kosovën në të gjitha qëllimet diplomatike dhe Ministri i Jashtëm Tangara do të vizitojë Kosovën së shpejti për të thelluar lidhjet tona.
Ne synojmë të forcojmë praninë e mëtejshme diplomatike të Kosovës në Afrikë dhe shumë rajone të tjera, dhe miqtë si Gambia qëndrojnë pranë Kosovës për të mbështetur përpjekjen tonë legjitime për t’u bërë anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

Pas vizitës në Gambia kam vazhduar vizitën në Kongo Brazzaville. Udhëtimet në shtetet afrikane më frymëzojnë pasi që gjashtëdhjetë përqind e afrikanëve janë nën moshën 25 vjeç. Mosha mesatare është 19 vjeç. (Për krahasim, në Amerikën e Veriut është 35.) Dhe numri i të rinjve në Afrikë pritet të rritet në dekadat e ardhshme.
Gjëja tjetër që më godet gjithmonë gjatë udhëtimeve të mia në Afrikë është optimizmi i shfrenuar i këtij brezi të ri.
Edhe përballë disa sfidave të vështira shëndetësore dhe zhvillimit, shumica e të rinjve që takoj kanë një këndvështrim pozitiv për të ardhmen.
Kjo ndjesi më përcjelli edhe para takimit me presidentin e Kongo Brazzeville, Denis Sassou Nguesso.

