Tag: Kukes

  • Në 19-vjetorin e eksodit kosovar, në Kukës më dhan dy tituj: “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”

    Në 19-vjetorin e eksodit kosovar, në Kukës më dhan dy tituj: “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”

    Kukës, 16 prill 2018 –

    Me të vërtetë provova emocion ndërsa Kukësi, kryeqyteti botëror i mikpritjes dhe bujarisë, në vitin 1999, vit i eksodit kosovar, më nderoi me 2 titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nder i Qarkut”.

    U ndjeva i vlersuar pse kryebashkiaku Bashkim Shehu dhe kryetari i Qarkut, përmendën ndihmën financiare që Kompania e drejtuar prej meje MABETEX, i ka dhënë Luftës apo kampeve të të ikurve në Shqipëri dhe Mal të Zi.

    Kurrë nuk i kam përmendur këto punë të mira dhe këto ishin pjesë e motivacionit. Po ashtu u vlersua vizioni im për heqjen e kufijve mes shqiptarëve nëpërmjet vizionit zhvillimor ekonomik.

    Kukës, 16 prill 2018 – I nderuar por me shumë emocion të i drejtohesha të pranishmëve që kishin ardhur të më nderonin.

    U përsërita bashkëqytetarëve të mi të rinj se do punoj pa u ndalur për jetsimin e ideve, projekteve ndërshqiptare ku Kukësi ka rëndësi themelore me pozitën strategjike, bukuritë natyrore, etj.

    Dy titujt mu dhuruan në cilësin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës.

    E gjithë ceremonia ishte organizuar në frymën vëllazrore, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, autoritete vendore nga Kosova dhe Shqipëria, deputetë, qytetarë etj,.

    Kukës, 16 prill 2018 – Me të vërtetë provova emocion ndërsa Kukësi, kryeqyteti botëror i mikpritjes dhe bujarisë, në vitin 1999, vit i eksodit kosovar, më nderoi me 2 titujt

    Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu duke më dorëzuar titujt e lartë theksoi se “vepra juaj në shërbim të kombit shqiptar, në të dy anët e kufirit ka shumë lidhje me Kukësin, ka shumë lidhje me 16 prillin, ditën kur dhjetëra mijëra bashkëpatriotë tanë të Kosovës, u vendosën këtu”.

    “Kompania juaj e ka ndihmuar Luftën e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me shuma të mëdha financiare. Në atë Luftë ka marrë pjesë vëllai juaj Selimi, në Zonën e Gollakut, dhe ju keni shumë viktima në mesin e familjarëve tuaj”

    Kukës, 16 prill 2018 – Plot emocion e krenari kur vlerësohem nga vëllëzërit e mi nga Shqipëria.

    Falënderova për nderimin e lartë, dhe u shpreha se:

    “Kukësi është Kryeqyteti i Mikpritjes Botërore, Kukësi është Nobeli i humanizmit global; Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Nëse kosovarët nuk do kishin qëndruar këtu, do ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së Re. Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një kuksian, që prej sot jam njeri si ju”.

    Falënderova edhe qytetarët kuksianë dhe anëtarët e Këshillit bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut për titujt iu kërkova që të kapërcejnë ndarjet partiake për t’i shërbyer më mirë këtij populli të mrekullueshëm.

    Kukës, 16 prill 2018 – Mysafirë të shumtë që morrën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

    “Ju keni të drejtë që përmendni Vizionin si cilësi e domosdoshme për të shikuar lart dhe larg. Edhe kur kufijtë mes nesh ishin të pakapërcyeshëm, unë gjithmonë e kam parë këtë zonë si pjesë e pandarë e Gjakovës, Prizrenit, e Kosovës. Aq më shumë në kohën e lirisë që u parapri nga sakrifica, gjaku, vepra e madhe e humanizmit tuaj që e pa bota mbarë, unë sot e shoh si pol kombëtar zhvillimi qarkun e Kukësit, Hasin, Tropojën, të lidhur me komunat në anën tjetër”

    Kukës, 16 prill 2018 – Pritje madhështore nga këto vogëlushe nga qyteti i Kukësit. Thellë në memorien time do të mbesin.

    U mobilizova dhe dërgova ndihma në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, i kam vuajtur shumë ato skena

    Nga Behgjet Pacolli

    15 vjetori i eksodit të bashkatdhetarëve tanë që ikën nga vatrat e tyre stërgjyshore nga tmerret e luftës dhe të ndjekur nga njësitë ushtarake serbe, do të përkujtohet çdo vit në Kukës. Është shumë mirë të mos harrojmë këtë krim të madh të konsumuar në mes të Europës në fundin e shekullit të 20- si genocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve!

    Ky përkujtim ngjan i qëlluar sot, kur për shkak të njëlloj apatie që ne kemi treguar për të dokumentuar krimet e serbëve, po ndërron statusi i viktimës me atë të kriminelit! Dik Marti dhe Karla del Ponte, kanë arritur njëfarë suksesi me ngritjen e Tribunalit të Posaçëm, vendim që do diskutohet javën që vjen.

    I kam vuajtur shumë skemat e atyre krimeve megjithëse kam qenë jashtë Kosovës. Shumë familjarë të mi janë vrarë, shtëpi të tyre janë granatuar apo djegur. U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë. Kam punuar për të sensibilizuar diplomacinë ndërkombëtare, kam marrë pjesë në shumë emisione të rëndësishme të mediave europiane për ta treguar tragjedinë e popullit tim.

    Kamionët e mbushur me ndihma për familjet kosovare që ishin refugjatë në Kukës.

    Kukësi u bë monument i bujarisë njerëzore universale dhe mbarë bota kishte sytë tek Kukësi.

    Kukësi dhe Shqipëria penguan realizimin e planit të Milosheviqit, që duke nxjerrë afro gjysmën e popullsisë jashtë, mendonte se ata nuk do ktheheshin më. Bashkëvendasit tanë që ishin afër vatrave të tyre, u kthyen menjëherë pas mbarimit të luftës dhe kjo ishte një fitore e madhe strategjike e kombit shqiptar.

    Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër të madhe!

    Titulli “Nderi i Qarkut të Kukësit”, më jep motivacion dhe bën krenar.
    Titulli “Qytetar Nderi i Kukësit”, më nderon mua dhe familjen e gjërë Pacolli.
  • Dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuan në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999

    Dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuan në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999

    Kukës, 16 prill 2014 –

    Programet antishqiptare, si ”Naçertanje” e deri te ”Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë, për realizimin e projektit për një Kosovë pa shqiptarë, janë dëshmi e tentativave serbe për pastrim etnik.

    Me përpjekjen për shfarosje dhe me gjenocidin të përgatitur para 15 viteve, plani famëkeq “Patkoi”, u promovua në Manastirin e Graçanicës, më 20 maj të vitit 1995, në deklaratën e aprovuar nga tubimi i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, me në krye krininelin Vojisllav Sheshel, për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve.

    Me fillimin e luftës, Millosheviqi mendoi se përfundimisht ia arriti qëllimit për të realizuar planet shekullore për një Kosovë pa shqiptarë. Fshatrat e djegura, dëbimet, asgjësimi i dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit të shqiptarëve të dëbuar, dëshmojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve është llogaritur që të mos kthehej kurrë.

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke pritur kosovarët dhe pjestarët e OJQ-së “Eksodi 99”.

    Me luftën e UÇK-së dhe me ndihmën NATO-s, shqiptarët përjetuan kthimin biblik në tokën e tyre të djegur. Dashuria për vendin, gjuhën dhe zakonet ishte aq e madhe, sa që Perëndimi u habit nga fluksi i njerëzve që prisnin të ktheheshin në Kosovë.

    15 vite pas dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuam në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999, kur drejt Shqipërisë u dëbuan dhunshëm qindra mijë kosovarë nga forcat serbe të diktatorit Sllobodan Millosheviq.

    Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli (nga e majta), kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Prezent gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit.

    Prezent ishin edhe mijëra qytetarë që përjetuar këtë eksod në 99-të, ata ishin në Kukës për të përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda që ndodhi në luftën e Kosovës.

    Gjatë fjalës time në konferencën me titull: “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, shpreha mirënjohje për kryeministrin Rama dhe autoritetet shqiptare që mundësuan përkujtimin në Kukës të 15-vjetorit të eksodit kosovar.

    “Unë nga thellësia e zemrës falënderoj ato motra, ato nëna, ata baballarë, ata vëllezër që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova. Ishte një bujari e paparë dhe sigurisht kjo ngjarje është motivi ynë shumë i fortë sot për të krijuar vizion për një jetesë të përbashkët. Faleminderit shumë për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës, popullin tim, vëllezërit dhe motrat nga Kosova”.

    Fjala ime gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit.
    Pas 15 vitesh përsëri bashkë ishte mesazhi i tubimit në Kukës, ku u organizua përvjetori i 15 i eksodit kosovar.

    Unë i them Lavdi Kukësit dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore! Duhet ta kujtojmë historinë që ajo të mos përsëritet dhe viktima të barazohet me dhunuesin!

    15 vjetori i eksodit të bashkatdhetarëve tanë që ikën nga vatrat e tyre stërgjyshore nga tmerret e luftës dhe të ndjekur nga njësitë ushtarake serbe, u përkujtua në Kukës. Është shumë mirë të mos harrojmë këtë krim të madh të konsumuar në mes të Europës në fundin e shekullit të 20- si genocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve!

    Ky përkujtim ngjan i qëlluar sot, kur për shkak të njëlloj apatie që ne kemi treguar për të dokumentuar krimet e serbëve, po ndërron statusi i viktimës me atë të kriminelit! Dik Marti dhe Karla del Ponte, kanë arritur njëfarë suksesi me ngritjen e Tribunalit të Posaçëm, vendim që do diskutohet javën që vjen.

    I kam vuajtur shumë skenat e atyre krimeve megjithëse kam qenë jashtë Kosovës. Shumë familjarë të mi janë vrarë, shtëpi të tyre janë granatuar apo djegur. U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë. Kam punuar për të sensibilizuar diplomacinë ndërkombëtare, kam marrë pjesë në shumë emisione të rëndësishme të mediave europiane për ta treguar tragjedinë e popullit tim.

    U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë.

    Kukësi u bë monument i bujarisë njerëzore universale dhe mbarë bota kishte sytë tek Kukësi. Kukësi dhe Shqipëria penguan realizimin e planit të Milosheviqit, që duke nxjerrë afro gjysmën e popullsisë jashtë, mendonte se ata nuk do ktheheshin më.

    Bashkëvendasit tanë që ishin afër vatrave të tyre, u kthyen menjëherë pas mbarimit të luftës dhe kjo ishte një fitore e madhe strategjike e kombit shqiptar. Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër të madhe!

    Këtu po prezantoj disa ballina të shtypit dhe medias së Tiranës që u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, shtypi kosovar u morë fare pak e hiq detaje protokollare.

    Shtypi dhe mediat e Tiranës u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, ai i joni u morë fare pak e hiq detaje protokollare.
    Rama e Pacolli, ja platforma e bashkimit, ishte titulli i njëres nga gazetat ditore të Tiranës.
    Edhe këtu një nga titujt e gazetave nga Tirana që përcollën fjalën time nga kjo ceremoni.
    Të hiqen barrierat doganore ishte titulli i një gazete tjetër shqiptare, duke cituar nga fjala ime.
    Kosova kërkon sërish portin në Shëngjin, ishte titulli i gazetës tjetër të përditshëm.