Tag: Libi

  • Zëvendëskryeministri Pacolli takoi përfaqësuesit e Sudanit Verior, Malit, Libisë, Eritresë dhe Togos

    Zëvendëskryeministri Pacolli takoi përfaqësuesit e Sudanit Verior, Malit, Libisë, Eritresë dhe Togos

    Paris, 27 qershor 2012

    Dje në orët pasdites në Paris, para nisjes në Azerbaixhan, zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi disa takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Sudanit Verior, Libisë, Malit, Eritresë dhe Togos. Gjatë takimeve që zhvilloi me këta përfaqësues, zëvendëskryeministri Pacolli diskutoi rreth ngecjes që ka ndodhur në marrjen e vendimit për njohje nga këto vende, të cilat më herët kanë premtuar njohjen e Kosovës. Zoti Pacolli është dakorduar me këta përfaqësues që shumë shpejt, të zhvillojë edhe një turne nëpër Afrikë për të trajtuar më në detaje procesin e fillimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

    Ndërkaq, mbrëmjen e ditës së mërkurë, zëvendëskryeministri Pacolli do të udhëtojë për në Khartum të Sudanit, ku do të takohet me udhëheqësit më të lartë të këtij shteti.

    Turneu i radhës I zëvendëskryeministrit Pacolli në Afrikë pritet të fillojë në javët e ardhshme.

    Në anën tjetër, bashkëpunëtorët e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, janë duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga OKB në Tiranë, në të cilën marrin një numër I madh vendesh që ende se kanë njohur Republikën e Kosovës.

    Në këtë konferencë, delegacioni nga Kosova, është duke marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.

    Deri më tani, delegacioni nga Kosova, në koordinim të vazhdueshëm me zëvendëskryeministri Pacolli, ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të Kenias, Tanzania, Pakistani, Mozambiku etj, ndërsa priten takime edhe me vende tjera pjesmarrëse në këtë konferencë.