Tag: Libia

  • Takim me presidentin e Libisë, Fayezal Sarraj

    Takim me presidentin e Libisë, Fayezal Sarraj

    Nju Jork, 22 shtator 2017

    Vlerësuam bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe kërkova përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.

  • Vizita ime shumë e përfolur në Libi, takimi me Gaddafin, dhe prapaskena si erdhi njohja nga ky shtet

    Vizita ime shumë e përfolur në Libi, takimi me Gaddafin, dhe prapaskena si erdhi njohja nga ky shtet

    Tripoli, 9 shtator 2009 –

    Në shtator të 2009-ës, si presidenti i AKR-së, në kuadër të fushatës së lobimit për njohjen e Kosovës, udhëtova edhe në Libi, ku takova liderin e këtij vendi, z. Muammar al Gaddaf.

    Vizita ishte zyrtare në Libi, me një delegacion prej 120 vetash, përfshirë student nga Universiteti Amerikan i Kosovës. Libia në atë kohë ishte prej shteteve më të fuqishme në rrafsh politik e ekonomik në kontinentin afrikan dhe me një ndikim të theksuar në shumë vende të Afrikës Veriore.

    Po ashtu, thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, unë gëzoja një marrëdhënie mjaft miqësore me Muammar Gaddafin, i cili, veç tjerash, kishte zhvilluar edhe relacione mjaft të përafërta me disa prej demokracive kyçe perendimore. Unë isha i bindur se me një njoftim të hollësishëm të Presidentit Gadafi të jo vetëm të gjendjes politike e ekonomike, por edhe të kontekstit shoqëror e kulturorë të Kosovës, Libia do të lëvizte pashmangshëm në drejtim të njohjes së Kosovës. Kjo njohje, ndërkaq, do shërbente si çelës diplomatik edhe për shumë njohje të tjera në Afrikën Veriore. Për këtë shkak, në delegacionin tonë nuk përfshiva vetëm politikanë dhe profile të larta zyrtare, por edhe profesionistë e student prej universiteteve të ndryshme të Kosovës, me synim që kjo njohje më e thellë shoqërore dhe kulturore të shërbej si gurë shtesë në ndërtimin e urës tone lidhëse me Libinë.

    Pas kësaj vizite, njohja nga Libia ishte fare pranë, për të mos thënë punë e kryer, por gjërat u ndërlikuan tejmase pas kryengritjes së forcave demokratike të Libisë nën udhëheqjen e Këshillit Kombëtar të Përkohshëm të Libisë, kundër sistemit diktatorial të Gadafit. Përkeqësimi i përplasjeve të brendshme shkoi deri në atë pikë sa një numër i madh shtetesh perendimore bashkuan përpjekjen për për ndaljen e mizorive të kryera nga regjimi i Gadafit. Pavarësisht rënies së merituar të Gadafit nga pushteti, procesi i njohjes së Kosovës nuk u kthye së prapthi. Një pjesë e mirë e këtij procesi mund të shpjetohet pikërisht me faktin se strategjia e lobimit tonë nuk ishte asnjëherë tërësisht e personalizuar. Për të siguruar një process të qëndrueshëm dhe një imazh të themeltë pozitiv për vendin tonë, në kishim shtrirë komunikimin me shumë nivele të ndryshme shoqërore e institucionale me Libinë.

    Pavarësisht të raporteve të mira me Serbinë dhe kërkesën e Rusisë për njohjen e Abkazisë dhe Osetisë, Lideri i Libisë, Gadaf, premtoj se do të shqyrtojë me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës nga vendi i tij. 

    Për këtë arsye, pas vendosjes së pushtetit demokratik, Libia njohu zyrtarisht Kosovën në shtator të vitit 2013. Pavarësisht valëve të trazuara të politikës së atjeshme, njohja nga Libia mbetet një zhvillim i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare.