Tag: Lobimi

  • Pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”

    Pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”

    Prishtinë, 23 prill 2018

    Sot, isha i ftuar t’i shpalos prioritetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Kosovës në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

    Vlerësova kontributin e deritanishëm të shoqërisë civile mbi politikën e jashtme dhe në të gjitha fazat konsolidimit të shtetit të Kosovës.

    Prezantova punën e madhe që është bërë dhe po bëhet në rritjen e numrit të njohjeve, por edhe sfidat, respektivisht ndryshimin e rrethanave në politikën ndërkombëtare dhe ballafaqimin me një fushatë gjithnjë e më agresive nga ana e Serbisë.

    Prishtinë, 23 prill 2018 – Prezantova punën e madhe që është bërë dhe po bëhet në rritjen e numrit të njohjeve, por edhe sfidat, respektivisht ndryshimin e rrethanave në politikën ndërkombëtare dhe ballafaqimin me një fushatë gjithnjë e më agresive nga ana e Serbisë.

    Nevojën që të punohet me vendet, që e kanë njohur Kosovën dhe të avancohen edhe më tej marrëdhëniet në mes dy vendeve. Reformën tashmë të nisur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nevojën për ta ruajtur ekuilibrin në mes ndikimit politik dhe diplomatëve të shërbimit të karrierës.

    Diplomacinë Ekonomike si një shtyllë të rëndësishme të politikës së jashtme nëpërmjet së cilës do të mund të rriteshin investimet e huaja në Kosovë ashtu si edhe krijimi i mundësive të reja për bizneset vendore në raport me shtetet tjera.

    Prishtinë, 23 prill 2018 – Isha pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”.

    Fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe arritjes së një Marrëveshje të detyrueshme ligjore, e cila sipas pikëpamjes time duhet të mbështetet në tre elementë: Të ketë një kornizë të qartë kohore; të jetë tematik dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

    Për ne, Plani Ahtisaari duhet të jetë maksimumi i koncesioneve të bëra nga ana e Kosovës.

    Prishtinë, 23 prill 2018 – Isha pjesëmarrës në panelin kryesor në tryezën,“Politika e jashtme kosovare: prioritetet dhe sfidat”.
  • Takime me ambasadoret e Holandës dhe Luksemburgut

    Takime me ambasadoret e Holandës dhe Luksemburgut

    Prishtinë, 12 tetor 2017

    Pas angazhimeve të shumta jashtë shtetit dhe lobimit për njohjet anash nuk kam lënë as takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Gjatë ditës takova ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.

    Me Ambasadoren holandeze diskutuan për perspektivën europiane, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

    Prishtinë, 12 tetor 2017Gjatë takimit me Ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.

    Diplomaten holandeze e njoftova rreth progresit në Kosovë, në veçanti për përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave. 

    Takova edhe ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Doster, të cilë i shpreha mirënjohje se shteti i Luksemburgut ka bërë investime të vazhdueshme në Kosovë, në fusha të ndryshme.

    Me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, biseduam edhe për investime tjera të mundshme, si dhe për mundësitë e projekteve dhe bashkëpunimeve në të ardhmen, në mënyrë specifike ato në shëndetësi dhe arsim.

    Prishtinë, 12 tetor 2017Takim me Ambasadoren e Luksemburgut, Anne Doster.
  • Vizita ime shumë e përfolur në Libi, takimi me Gaddafin, dhe prapaskena si erdhi njohja nga ky shtet

    Vizita ime shumë e përfolur në Libi, takimi me Gaddafin, dhe prapaskena si erdhi njohja nga ky shtet

    Tripoli, 9 shtator 2009 –

    Në shtator të 2009-ës, si presidenti i AKR-së, në kuadër të fushatës së lobimit për njohjen e Kosovës, udhëtova edhe në Libi, ku takova liderin e këtij vendi, z. Muammar al Gaddaf.

    Vizita ishte zyrtare në Libi, me një delegacion prej 120 vetash, përfshirë student nga Universiteti Amerikan i Kosovës. Libia në atë kohë ishte prej shteteve më të fuqishme në rrafsh politik e ekonomik në kontinentin afrikan dhe me një ndikim të theksuar në shumë vende të Afrikës Veriore.

    Po ashtu, thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, unë gëzoja një marrëdhënie mjaft miqësore me Muammar Gaddafin, i cili, veç tjerash, kishte zhvilluar edhe relacione mjaft të përafërta me disa prej demokracive kyçe perendimore. Unë isha i bindur se me një njoftim të hollësishëm të Presidentit Gadafi të jo vetëm të gjendjes politike e ekonomike, por edhe të kontekstit shoqëror e kulturorë të Kosovës, Libia do të lëvizte pashmangshëm në drejtim të njohjes së Kosovës. Kjo njohje, ndërkaq, do shërbente si çelës diplomatik edhe për shumë njohje të tjera në Afrikën Veriore. Për këtë shkak, në delegacionin tonë nuk përfshiva vetëm politikanë dhe profile të larta zyrtare, por edhe profesionistë e student prej universiteteve të ndryshme të Kosovës, me synim që kjo njohje më e thellë shoqërore dhe kulturore të shërbej si gurë shtesë në ndërtimin e urës tone lidhëse me Libinë.

    Pas kësaj vizite, njohja nga Libia ishte fare pranë, për të mos thënë punë e kryer, por gjërat u ndërlikuan tejmase pas kryengritjes së forcave demokratike të Libisë nën udhëheqjen e Këshillit Kombëtar të Përkohshëm të Libisë, kundër sistemit diktatorial të Gadafit. Përkeqësimi i përplasjeve të brendshme shkoi deri në atë pikë sa një numër i madh shtetesh perendimore bashkuan përpjekjen për për ndaljen e mizorive të kryera nga regjimi i Gadafit. Pavarësisht rënies së merituar të Gadafit nga pushteti, procesi i njohjes së Kosovës nuk u kthye së prapthi. Një pjesë e mirë e këtij procesi mund të shpjetohet pikërisht me faktin se strategjia e lobimit tonë nuk ishte asnjëherë tërësisht e personalizuar. Për të siguruar një process të qëndrueshëm dhe një imazh të themeltë pozitiv për vendin tonë, në kishim shtrirë komunikimin me shumë nivele të ndryshme shoqërore e institucionale me Libinë.

    Pavarësisht të raporteve të mira me Serbinë dhe kërkesën e Rusisë për njohjen e Abkazisë dhe Osetisë, Lideri i Libisë, Gadaf, premtoj se do të shqyrtojë me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës nga vendi i tij. 

    Për këtë arsye, pas vendosjes së pushtetit demokratik, Libia njohu zyrtarisht Kosovën në shtator të vitit 2013. Pavarësisht valëve të trazuara të politikës së atjeshme, njohja nga Libia mbetet një zhvillim i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare.