Tag: Macron

  • Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Në Samitin e Berlinit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Berlin, 29 prill 2019 –

    Për Kosovën dhe liderët e institucioneve të saj, kryeqyteti gjerman, Berlin, është adresa e cila gjithmonë ofron zgjidhje. Edhe kësaj radhe, si qindra herave të kaluara rruga ime është drejt Berlinit.

    Aty do të zhvillohet Samiti i Berlinit, ku do të jem pjesë e takimeve të nivelit të lartë me kancelaren gjermane, Merkel dhe presidentin francez Macron, si dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Berlin, 29 prill 2019 – Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, së bashku me kryeministrin Haradinaj sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

    Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, rininë dhe bizneset e rajonit.

    Berlin, 29 prill 2019 Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!

    Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

    Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor.

    Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

    Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

    Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!

    Berlin, 29 prill 2019 – Takimi i Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor. Kancelarja Merkel, presidenti Macron, kryeministri Haradinaj, presidenti Vuciq, kreyministrja Bërnabiq.

    Udhëheqësit evropianë donin të shtynin Serbinë dhe Kosovën që të tërhiqen nga një konflikt i ri i mundshëm dhe të kthehen në bisedimet e paqes.

    Ne si lidership duhet thënë të vërteten se ishim të ndarë dhe u mblodhem për një kohë të shkurtër për të kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime të gjata, por jo përfundimtare me ne dhe liderët nga Serbia, duke kërkuar uljen e tensioneve nacionaliste në të dyja palët që prishën bisedimet e paqes të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

    Berlin, 29 prill 2019Me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Emanuel Macron.

    Të dy liderët evropianë ulën pritjet për përparim të shpejtë pas këtij Samiti.

    Duke parë këtë situatë të krijuar presidenti Thaçi tha se anëtarët e Bashkimit Evropian nuk mund të bien dakord mes tyre se si të merren me tensionet në Ballkan.

    “Pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë, është e vërtetë”, tha Thaçi para mediave botërore, pas takimeve dhe një darke mes liderëve evropianë dhe ballkanikë.

    Berlin, 29 prill 2019 – Presidenti Thaçi duke deklaruar para mediave se pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjmë asnjë marrëveshje përfundimtare, sepse BE-ja është e ndarë në qëndrime.

    Administrata Trump mbështet BE-në në procesin e pajtimit, por Merkel nuk pajtohej me iden e shkëmbimit të territoreve, për çka SHBA deklaronte se kjo gjë mund të konsiderohet nëse të dyja vendet bien dakord.

    Përpara se të merrnin pjesë në bisedimet evropiane, ne si liderë të Kosovës kërkuam një takim të përbashkët të paprecedentë me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell. “Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës kërkuan një takim me ne”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Grenell përsëriti dhe insistonte se Kosova duhet të pezullojë tarifat ndëshkuese për mallrat serbe, të njëjtin mesazh që ne dëgjuam edhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili vizitoi vendin muajin e kaluar.

    Presidenti Thaçi i ishte zotuar Grenellit këtë vit se do të punonte për të hequr tarifat e vendosura në nëntor, por rivali i brendshëm politik i Thaçit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është pajtuar publikisht.

    Para Samitit të Berlinit, bashkë me Presidentin Thaçi, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.

    Por një gjë i bashkonte dy politikanët, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, thirrja Uashingtonit që të marrë një rol më qendror. Uashingtoni dëshironte që të dy të veprojnë së bashku për të anuluar taksën 100 për qind të importit për mallrat serbe.

    Tarifa u vendos në shenjë hakmarrjeje për përpjekjet e Serbisë për të sabotuar shenjat e njohjes ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në Interpol.

    Trump kishte varur mundësinë e një nënshkrimi të paqes në Shtëpinë e Bardhë nëse të dy vendet mund të bashkoheshin, duke u shkruar liderëve serbë dhe kosovarë veçmas në dhjetor për t’i inkurajuar ata të bisedonin.

    Në anën tjetër BE-ja kishte shprehur se Serbia dhe Kosova duhet të përmirësojnë marrëdhëniet përpara se të mund të anëtarësohen në bllok, por negociatat e udhëhequra nga BE-ja kanë zgjatur për më shumë se shtatë vjet.

    Serbia refuzonte të kthehet në tryezë derisa të hiqen tarifat. Përpara takimit të Berlinit, zyrtarët serbë gjithashtu minimizuan shanset që udhëheqësit evropianë të mund të prodhonin shumë përparim.

    Berlin, 30 prill 2019- Takim me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer.

    Ditën e dytë në Berlin së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,  zhvilluam një takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

    Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!

  • Në Paris pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

    Në Paris pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

    Paris, 26 prill 2018 

    Nën patronatin e qeverisë franceze, nga bashkëpunimi në mes OKB-së, OECD-së dhe organizatave të tjera ndër-shtetërore e jo-qeveritare dhe sipas propozimit të Presidentit francez, Makron po marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

    Gjatë adresimit tim, prezantova hapat e mëdhenj ligjor, politik dhe gjyqësor, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe atë si anëtarë i Koalicionit Global kundër terrorizmit.

    Paris, 26 prill 2018 -Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.

    Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes, e cila do të jetë në interesin nacional jo vetëm të vendit tonë, por të gjitha vendeve të tjera.

    Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.

    Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për t’i tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga Ministri i Jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore etj.
    Paris, 26 prill 2018 – Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes
    Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar.

    Në fund të Konferencës së Koalicionit antiterror mbajtur në Paris, shkëmbyem disa mesazhe, folëm për Kosovën! Ideatori i saj, Presidentin Macron! energji pozitive dhe ndërtuese!

    Gjatë takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez.

    Paris, 26 prill 2018 Paris, 26 prill 2018 – Shtrëngim duarsh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takime të shumta, njëra ndër to edhe takimi me homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.

    Bëra një bisedë të mirë me homologun tim nga Franca, Jean-Yves Le Drian për bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen që Franca po i jep integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe Euro-Atlantike.

    Mirënjohës për mbështetjen e gjatë dhe ne do të punojmë së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin bilateral.

    Paris, 26 prill 2018Në Paris kam takuar edhe homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.
    Paris, 26 prill 2018Takim me homologun tim nga Jemeni, Abdulmalik Al-Mekhlafi.

    Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takim edhe me homologun tim, ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K Shanmugam.

    Paris, 26 prill 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K. Shanmugam.