Prishtinë, 28 nëntor 2019 –
Kosova përgjatë këtyre njëmbëdhjetë viteve shtet u identifikua në botë me shumë figura të sportit, kulturës e shkencës, si ambasadorët më të mirë të saj.
Por, puna e Trajnerit të Xhudos, z.Driton Kuka, dhe kampiones Olimpike të Xhudos, znj.Majlinda Kelmendi, që kanë bërë për imazhin e Kosovës është e paarritshme nga të tjerët.
Për këtë kontribut sot në këtë ditë të veçantë për kombin tonë nderova të dy me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”.
Titulli që iu dha Kukës dhe Kelmendit, duhet të inkurajojë të gjithë sportistët kosovarë, të cilët duhet ta konsiderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës, dhe trashëgimisë tonë.

Trajner i Xhudos, Driton Kuka, ka falënderuar ministrin Pacolli, duke potencuar se Majlinda është Xhudistja më e mirë në botë.

Kurse kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi tha se është krenar që përmes sportit ka rritur ta përfaqësoj Kosovën denjësisht.
“Për mua sot është dit e veçantë, falënderoj Pacollin për mirënjohjen jam krenare që përmes sportit që po e bëj kam arrit me përfaqësua Kosovën, do të bëjë ende për vendim tim”, tha ajo.



