Jam vërtetë i lumtur, që me ftesën time sot po e viziton vendin tonë në një vizitë zyrtare disa ditore, homologu dhe miku im nga Republika e Maltës, Carmelo Abela. Zhvilluam një takim shumë të këndshëm dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi shumë çështje të interesit të përbashkët.
Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Pritja sipas protokolit të shtetit homologut tim nga Malta, Carmelo Abela.
Republika e Maltës vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE.
Malta ka qenë dhe vazhdon të jetë e zëshme në mbështetje të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe është zëri ynë edhe aty, ku ne nuk mund të jemi ende. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim bilateral me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.
Jam i lumtur, që shkëmbyem Notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian; përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin; trajnimin e diplomatëve të rinj; aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela në zyren time të MPJ-së.
Ministri Abela në konferencën e përbashkët për media pas takimit me Pacollin tha se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maltës dhe Kosovës zyrtarisht u vendosën në shtator të vitit 2011, ndërsa Malta e njohu Kosovën në gusht të vitit 2008, të njëjtin vit kur shpalli pavarësinë.
Abela tha se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, si INETRPOL, UNESCO dhe të tjerat, në mënyrë që të garantojë ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal global.
Ai tha se edhe pse Kosova i plotësoi 95 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, ka vende brenda Bashkimit Evropian që për arsye politike kundërshtojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Në Konference për media së bashku me homologun maltes Abela.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne votuam në Komitetin LIBE në Parlamentin Evropian, por e di se, nga ana tjetër, disa anëtarë të BE-së, për disa arsye politike, ende janë kundër liberalizimit të vizave. Ne duhet të vazhdojmë dialogun në këtë drejtim”, tha Abela.
Unë deklarova para gazetarëve se edhe në takimin e sotëm u konfirmua se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e pakufizuar të Maltës në të gjitha fushat.
“Biseduam për vizita, shkëmbim pikëpamjesh dhe përvojash. Në të ardhmen e afërt do të kemi viza elektronike dhe ata që vijnë në Kosovë, do të bëjmë të mundur aplikimin në mënyrë elektronike për vizat dhe Malta ka përvojë në këtë drejtim, me sistem të avancuar dhe kemi rënë dakord që një delegacioni i yni të shkojë në Maltë dhe të shoh se si funksionon”
Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.
Kroacia është një nga shtetet që ka qëndruar krah Kosovës në momente të vështira. Por ajo tani vazhdon të qëndrojë pranë edhe tani në rrugën e saj drejtë integrimit në strukturat euro-atlantike.
Ministrja e Jashtme kroate, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ, është njëra nga ato zonjat që ka treguar interesim të shtyjnë përpara bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, në fushën e mbrojtjes midis dy ministrive dhe sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Pritje e ngroht dhe miqësore në ditën e parë të Forumit të Dubrovnikut nga homologia ime kroate, ministrjae Jashtme, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ. Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Pritje e ngroht dhe miqësore në ditën e parë të Forumit të Dubrovnikut nga homologia ime kroate, ministrjae Jashtme, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ.
Gjatë paraqitjes sime në Forumin e Dubrovnikut, ku kam folur për vendosmërinë e Kosovës për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në fjalën time gjatë panelit ku mora pjesë në forumin e Dubrovnikut, shpalosa vendosmërinë e Republikës së Kosovës pêr dialogun e normalizimit raporteve me Serbinë.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut takim bilateral me homologen kroate, ministren e Jashtme, Marija Pejҫinoviҫ-Buriҫ.
Kosova dhe Kroacia tashmë kanë rreth 30 marrëveshje të lidhura, janë të interesuara të shtyjnë përpara bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, në fushën e mbrojtjes midis dy ministrive dhe sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.
“Në kontekstin rajonal shteti ynë e ka bërë të qartë që është vizion jo vetëm i përfaqësuesve politik por i gjithë qytetarëve të Kosovës, që Kosova të anëtarësohet në strukturat euro-atlantike. Natyrisht që ne asnjëherë nuk kemi shikuar diku tjetër. Prandaj ndihmën dhe përkrahjen e Kroacisë e vlerësojmë shumë, në radhë të parë sepse si shtet i rajonit tonë tashmë është anëtare e Bashkimit Evropian dhe mund të mësojmë shumë nga eksperienca e këtij shteti e në radhë të dytë si anëtar i NATO-s, e kupton drejtë se sa e rëndësishme është që edhe Kosova të jetë aty ku e ka vendin”,
Përmbyllja e këtij procesi që duhet të nënkuptojë njohjen e plotë të shtetit tonë dhe anëtarësimin në OKB hap perspektivën integruese dhe zhvillimore të gjithë vendeve të Ballkanit perendimor.
Theksova se idetë e ndarjes janë shumë të rrezikshme dhe prodhojnë destabilitet të regjionit tonë.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Gjatë paraqitjes sime në Forumin e Dubrovnikut, ku kam folur për vendosmërinë e Kosovës për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut kam takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela, me të cilin kam diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.
Në këtë takim bilateral fillimisht është diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.
I kërkova homologut tim mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut kam takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela, me të cilin kam diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.
“Malta të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm përmes bartjes së përvojave të mira nga vendi i tyre”
Ministri Abela më siguroi se vendi i tij si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj, ndërsa në referencë të kërkesës për INTERPOL, ai tha se Malta do të marrë përsipër të diskutojë me disa vende mike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kërkojë votën e tyre në favor të Kosovës.
Në fund të këtij takimi, ftova homologun nga Malta që të vizitojë Kosovën.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut kam takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela, në fund të këtij takimi, ftova homologun nga Malta që të vizitojë Kosovën.
Në takimet bilaterale, gjatë punimeve të Forumit të Dubrovnikut, kam takuar homologun hungarez, Peter Szijarto.
Kam falenderuar pë përkrahjen e deritanishme për Kosovën dhe kam kërkuar vazhdimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Ministri hungarez më ka siguruar se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Hungarisë aty ku kemi nevojë.
Gjatë këtij takimi, Ministri hungarez u interesua edhe për rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që zgjidhja që do të arrihet të jetë stabilizuese për rajonin dhe se Hungaria do të përkrahë zgjidhjen që arrihet në mes të dy palëve negociuese.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në takimet bilaterale, gjatë punimeve të Forumit të Dubrovnikut, kam takuar homologun hungarez, Peter Szijarto.
NË TAKIM ME ZËVENDËSNDIHMËSSEKRETARIN E SHTETIT, MATTHEW PALMER
Kosova është me fat që në etapat më të rëndësishme të saj ishte ndihmuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahje kjo e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjitha fushat.
Si institucione të Kosovës jemi të përkushtuara të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të.
Së bashku me Kryeministrin Haradinaj, në takim me Zëvendësndihmëssekretarin e shtetit, Matthew Palmer, gjatë Forumit të Dubrovnikut.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Së bashku me Kryeministrin Haradinaj, në takim me Zëvendësndihmëssekretarin e shtetit, Matthew Palmer.
Roli i SHBA në rrugëtimin tonë është keucial dhe i pazëvendësueshëm në secilin aspekt. Mbështetja e SHBA në secilin hap që bën Kosova është e palëkundur. SHBA ngelen aleati më i madh në rrugëtimin tonë si vend i lirë dhe i pavarur.
“Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë”, me këto fjalë e hapi biseden tonë miku dhe homologu im polak, Jacek Kaputoviç.
“Në rastin më të parë dua të vij në Varshavë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Ju jeni partnerët më të mirë për ne, sepse na kuptoni shumë mirë”, i’a ktheva unë duke shtrënguar duart me mikun tim polak.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 – Në takim me homologun tim polak, Jacek Kaputoviç.
e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e Polonisë për Kosovën në procesin e integrimit europian.
Gjatë takimit miqësor u diskutua edhe për zhvillimet rajonale.
Kaputoviç interesohej shumë edhe për bisedimet Kosovë – Serbi, andaj më pyeti se si e shoh përfundimin e tyre, thash “Kosova është shtet i pavarur, i gjithë pranuar dhe Serbia fqinji i saj. Dialogu përfundimtar po bazohet pikërisht mbi këto premisa, sepse ne duam të ndërtojmë të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë”.
Dubrovnik, 1 shtator 2018 -“Fotografi familjare” nga pjesëmarrësit e Forumit të Dubrovnikut.
Malta dhe Kosova do të mbajnë një Forum Ekonomik në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, e pranoi me kënaqësi ftesën time, gjatë takimit, që kishim në Ministrinë e Jashtme në Valletta, që ai ta vizitojë Kosovën, bashkë me një grup biznesmenesh nga ky shtet.
Besojmë, që do të krijohen kontaktet të reja me bizneset vendore, që do të hapin mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit tregtarë, investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Valletta, 1 nëntor 2017 – Në takim me Ministrin e Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela. Në këtë takim u pajtuam për organizimin e Forumit Ekonomik në mes dy vendeve në Prishtinë.
NË TAKIM ME PRESIDENTEN E MALTËS, COLEIRO PRECA
Gjatë vizitës time në Maltë, u prita në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësorë edhe nga Presidentja e Maltës, Shkëlqësia e Saj, Marie-Louise Coleiro Preca.
Malta, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse edhe më e fuqishme e Kosovës kudo, që ajo ka zë dhe votë.
Do të punojmë, që të nënshkruajmë edhe një Memorandum Bashkuëpunimi në mes dy vendeve, në fushat, që do të jenë me interes për të dyja vendet dhe që ndër të tjera do të përfshijnë edhe arsimin.
Valletta, 1 nëntor 2017 –Në takim me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca, me të cilën u pajtuam për Memorandum Bashkëpunimi në mes dy vendeve.
Kërkoi nga Presidentja e Maltës që mbështetja e cila ekziston të vazhdoj edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja.
Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, presidentja Marie-Louise Coleiro Preca, më konfirmoi se vendi i saj në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovën dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.
Valletta, 1 nëntor 2017 –Në presidencen e Maltës duke u shënuar në librin e përshtypjeve.
FOLËSI KRYESOR NË KONFERENCËN GLOBALE PËR TOLERANCË DHE PAQE
Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila i kishte mbajtur punimet, në Valletta të Maltës.
Në këtë Konferencë isha folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun tim nga Malta, Ministrin e Jashtëm Carmelo Abela.
Valletta, 2 nëntor 2017 – Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe.