Prishtinë, 29 mars 2018
Sot, gjatë një ceremonie zyrtare nënshkruam një Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ambasadës së Francës në Republikën e Kosovës për bashkëpunim në “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.
Që nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Frankofonisë në cilësinë e anëtarit vëzhgues, janë shënuar arritje të matshme pozitive, në mes të të cilave mund të përmenden:

– anëtarësimi i Universitetit të Prishtinës në Agjencinë e Universiteteve Frankofone (AUF) dhe krijimi i Qendrës Frankofone Universitare;
– hapja e shkollës së parë franceze në Prishtinë;
– themelimi i Klubit të Bizneseve Frankofone (KOCAF);
– shumëfishimi i aktiviteteve kulturore frankofone në Kosovë.

E falënderoj po ashtu Ministrin Yagçilar, për përkushtimin e tij në mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti.
