Prishtinë, 5 qershor 2018 –
Sot prita në zyrëm time në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njeriun që si kryeministër dhe ministër i jashtëm i Italisë mike, ka rreshtuar vendin e tij në Aleancën e çlirimtarëve të Kosovës dhe vendeve që e njohën të parët pavarësinë e Kosovës!
Ai është mik i madh i Kosovës. Takimi me të është i shkëlqyshëm. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema. Me të biseduam edhe për Presidentin Rugova, ndihmën italiane për Kosovën dhe proceset ku kemi hyrë si shtet i ri!
“Ende i kam në mendje fjalët tuaja në funeralin e Presidentit Rugova: ai vdiq pa e parë të realizuar ëndrrën e tij, Kosovën e çliruar dhe të pavarur”, i’a kujtova ish presidentit D’Alema.

D’Alema, si mysafir i imi, më falënderoi për mikpritjen dhe më tha se “fati e ka dashur, që ai të jetë protagonist në dy ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës – lufta për çlirimin e saj, dhe si ministër i jashtëm drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur u mor në shqyrtim hipoteza e pavarësisë së saj”.
Unë i kujtova momentet e organizimit të fushatës mediatike kundër pastrimit etnik serb, në vitin 1999 apo dhe ndihmës humanitare për kampet e të shpërngulurve në Shqipëri, në Mal të Zi, etj”.
Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema, ka dhënë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përveç bisedës së shkëlqyeshme për çështjet aktuale në rajon dhe potencialin për të zgjeruar mardhëniet tona.

Ish-kryeministri D’Alema vlerësoi progresin e Kosovës në vitet e fundit.
Diskutuam edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Italinë dhe rrugët e forcimit të këtij bashkëpunimi, duke konsideruar “emrin e mirë të Italisë, të shoqërisë, të institucioneve, të kontingjentit italian brenda KFOR-it, tek popullsia civile, etj.”
Duke diskutuar për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, ish-kryeministri D’Alema tha se “shumë hije të së kaluarës do të zhduken me një marrëveshje të drejtë të Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.”

