Tag: Medeline Albright

  • Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Mynih, 15 shkurt 2019 –

    Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    Konferenca e 55-të e Sigurisë në Mynih zhvillohet nga 15 deri më 17 shkurt 2019. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Udhëtime gjithnjë i bëj me aeroplanin tim privat. Zero kosto për buxhetin e shtetit.

    Ajo mirëpriti një numër të paprecedentë vendimmarrësish të rangut të lartë ndërkombëtar, duke përfshirë më shumë se 35 krerë shtetesh dhe qeverish. Mes tyre ishin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence.

    Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon.

    Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Takimet e para i filluam së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kur fillimisht kishim një takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.

    Në këtë takim, i njoftova senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e susksesshëm dhe transparent FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe tema të rëndësishme për vendin.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën.

    Takimet i vazhduam me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

    Mynih, 15 Shkurt 2019 – Takim bilateral, tejet të frytshëm me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johanes Hahn. Biseden e fokusuam mbi perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që vendet anëtare të BE-së të aprovojn rekomandimin e komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave.

    Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

    Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

    Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar.

    Takimi i radhës ishte me homologun gjerman ministrin e Jashtëm, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

    Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

    Mynih, 15 shkurt 2019 – Me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass biseduam për raportet qe duhet ti intensifikojmë ndêrmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për vendin tonë.

    Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.

    Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

    Mynih 15 shkurt – Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.

    Kosova është e fokusuar në fuqizimin e partneritetit me Gjermaninë dhe në këtë aspekt, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral.

    Këtë qëndrim ia rikonfirmova Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU / CSU, përgjegjës për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Peter Beyer, anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perendimor.

    Gjithmonë falenderues për shtetin gjerman për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, për rolin konstruktiv në shumë zhvillime politike në vend por edhe në Ballkan, veçmas në tri dekadat e fundit.

    Takim tjetër së bashku me Kryeministrin Haradinaj kemi pasur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut edhe me Ish Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Anerikës (SHBA),  z.John Kerry, i cili gjithmonë është i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë. 

    Mynih 15 shkurt – Kënaqësi ta takoj mikun e madh të Kosovës, ish Sekretarin e Shtetit John Kerry. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi.

    Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit.

    Mynih 15 shkurt – Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë.

    Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

    U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike.

    Mynih 16 shkurt – Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.

    Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

    Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike.

    Mynih 16 shkurt – Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

    Pata rastin që ta takoja, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, të cilin e falënderova për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën. Me ministrin holandez biseduam në nivel bilateral për ekonominë dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    I kërkova mbështjetje për liberalizimin e vizave dhe konsolidimin e mëtejm të vendit dhe i konfirmova progresin qe ka arritur vendi në rend dhe ligj dhe zhvillimin ekonomik.

    Mynih 16 shkurt – Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike.

    Në kuadër të qëndrimit tim në Gjermani, takova edhe ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan dhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme, të cilët i njoftova për progresin e arritur në vend.

    Kërkova mbështetjen e tyre në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, si dhe i falenderova për kontributin e madh dhënë Kosovës.

    Mynih 16 shkurt – Roli dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

    Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

    Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera!

    Mynih 16 shkurt – Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

    Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale.

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    Mynih 16 shkurt – Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel.

    Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.

    Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës.

    Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.