Tag: Media

  • Përzgjedhja e fotografive dhe shkrimeve në të mira për vitin 2017 nga MPJ

    Përzgjedhja e fotografive dhe shkrimeve në të mira për vitin 2017 nga MPJ

    Prishtinë, 7 dhjetor 2017

    “Nga përvoja ime jetësore, kudo që kam shkuar dhe kam parë ndonjë shenjë apo gjurmë të Kosovës kjo më ka prekur shumë. Imagjinoni fuqinë që ka një fotografi apo thënie e bukur. Në veçanti për atë që Ju e keni në zemër. Atë që ju e doni e jeni i lidhur. Atë që shpirti Juaj e do. Kjo është fuqia e Diplomacisë Publike. Kjo është fuqia e PR-it.

    Këto fotografi dhe shkrime janë bërë për njerëzit që e duan Kosovën. Për të gjithë ata që janë sonte këtu. Të tjerët që nuk janë, por do t’i shohin. Gjithandej në botë, ku Kosova ka miq.

    Aty ku janë njerëzit e Kosovës. Holle të tjera të Institucioneve me rëndësi dhe ndikim”, kështu i thashë sonte kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

    Ne këtë projekt ne e nisëm menjëherë pasi që pranova detyrën time zyrtare dhe nuk u ndalëm për asnjë moment. Secili kontribut dhe angazhim sado i vogël që Ju keni dhënë deri më tash me të vërtetë ka qenë me vlerë të madhe për ne. Pranuam shumë thirrje: nga kryeredaktorë e gazetarë, fotografë e artistë e shumë njerëz të vullnetit të mirë.

    Prishtinë, 7 dhjetor 2017 – Duke folur para kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

    Ne përfunduam edhe ueb-faqen e re kosovoabc.com, që e prezantuam sot. Diçka që i ka munguar vendit tonë dhe e cila do të përmbajë informata të azhurnuara dhe fotografi në kategorinë e atraksioneve turistike natyrore, muzikës, sportit, filmit, historisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, sistemit politik, kuzhinës tradicionale dhe intervistave me ndërkombëtarët, që jetojnë apo kanë investuar në vendin tonë.

    Themeluam faqen e re në Wikipedia. Jemi në themelim e sipër të Grupit të Përdorimit në Wikimedia. Kemi nisur bisedimet për jetësimin e idesë tonë të projektit të jashtëzakonshëm Virtual Kosovo.

    Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’I promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota.