Tag: Minatoret

  • Ky ishte plani “Pacolli” për shpëtimin e Trepçës

    Ky ishte plani “Pacolli” për shpëtimin e Trepçës

    Mitrovicë, 15 prill 2014 –

    Si zëvendëskryeministër organizova bashkë me ministrin e Ekomonisë, Fadil Ismajli dhe ministrin Dardan Gashi, që të vizitonim gjigandin ekonomik të Kosovës, Trepçën.

    Bashkëbiseduam me menaxhmentin dhe minatorët për kalimin e ligjit i cili e shëndërron këtë aset në ndërmarrje publike të Kosovës.

    E rikonfirmova edhe njëherë qëndrimin se Trepça nuk duhet të shitet, nuk duhet të jepet në koncesion por të ringritet dhe tu shërbejë gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

    Trepça do të jetë motorri ekonomik i Kosovës.

    Si zëvendëskryeministër organizova bashkë me ministrin e Ekomonisë, Fadil Ismajli dhe ministrin Dardan Gashi, që të vizitonim gjigandin ekonomik të Kosovës, Trepçën. Aty u pritem nga menaxhmenti i këtij gjiganti metalurgjik.

    Me datë 10 prill Ligji për Trepçën kishte kaluar në lexim të parë! Thash aso kohe se Aleanca Kosova e Re, krejt politika Kosovare, arritën fitoren e parë pluraliste, pasi u votua mbi bazën e bindjes personale për një ligj të rëndësishëm, atë për kalimin e Trepçës, në administrim të shtetit të Kosovës.

    Ky ligj për të cilin po luftoja tash 7 vjet nuk duhej të na ndante sipas taborreve partiake, por duhet të na bashkonte për interesin e Kosovës, të minatorëve të Trepçës. Dhe kështu ndodhi. Faleminderit kujtdo që dëgjoi zërin e arsyes.

    Aleanca Kosova e Re tregoi dhe njëherë se mund të bashkojë politikën që zakonisht në prag të zgjedhjeve vetëm ndahet. Tani do ja fillojmë punës që Trepça që i takon qytetarëve dhe jo burokratëve të AKP, të bëhet siç e meriton!

    Pas kësaj 6 muaj më vonë, më saktësisht 8 tetor 2016, ligjin të cilin kisha punuar gjatë dhe me përpjekje serioze e dërguam në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës, ku me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën miratuar Ligjin për “Trepçën”, me çka shpëtova ndërmarrjen nga likuidimi.

    Por metalin metalurgjik e shpëtova edhe nga ideja dhe presioni i Beogradit që insistonte që fati i këtij gjiganti të ekonomisë duhet fillimisht të diskutohet në bisedimet Prishtinë-Beograd. 

    Madje, si rezultat i kësaj pakënaqësie u iniciua edhe greva e minatorëve, e cila u pezullua me një ultimatum një mujor, me kërkesën e vetme: që Trepça të mos privatizohet por të shndërrohet në ndërmarrje publike, si aset shtetëror.    

    E rikonfirmova edhe njëherë qëndrimin se Trepça nuk duhet të shitet, nuk duhet të jepet në koncesion por të ringritet dhe tu shërbejë gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

    Megjithatë, jo pak përpjekje janë bërë gjatë këtyre viteve që ky gjigant të ekonomisë kosovare, të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

    Plani im si zv/kryeministër për gjigantin Trepça, i shndërruar në projektligj, pati mbetur në sirtarët e Kuvendit, pasi që vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Paraprakisht, qeveria e Kosovës pati miratuar edhe strategjinë për trajtimin e gjigantit Trepça, po sipas këtij plani.  

    Sot e asaj dite Ligji nuk ka hy në fuqi pasi që nevoitet të miratohet Statuti dhe ligji të fillojë të zbatohet, me çka do t’i hapet rrugë regjistrimit dhe rimëkëmbjes së këtij gjiganti metalurgjik.

    Kjo nuk po bëhet nga asnjë qeveri që nga atëher.

    Bashkëbiseduam me menaxhmentin dhe minatorët për kalimin e ligjit i cili e shëndërron këtë aset në ndërmarrje publike të Kosovës.

    Plani Pacolli nuk parashihte shitjen, as privatizimin, as tjetërsimin e as dhënien me koncesion të Trepçës. “Trepça” do te mbetej si aset nacional parashihej ne projektin Pacolli. Vlera e aseteve te Trepçës është e papërcaktueshme (shumë e madhe). Prandaj shitja e aseteve gjeneruese nuk duhet të ndodh”, thuhet në projektin e ish zëvendëskryeministrit Pacolli për Trepçën.

    Në këtë plan, në mënyrë të detajizuar parashihet edhe mënyra e trajtimit të kombinatit.“Duhet të ndodhë ndarja e minierave nga asetet tjera (pasive)” thuhet në këtë plan. Ndërkaq, asetet tjera pasive, objektet përcjellëse infrastrukturore do të vazhdonin të trajtoheshin nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit.    

    Kjo ndërmarrje e përbashkët nuk do të ishte kurrsesi aksionare e aseteve të Trepçës por kjo e fundit do të kishte vetëm një kontratë ekskluzive të bashkëpunimit komercialo-teknik.    

    Sipas këtij plani, kjo ndarja do të qartësonte juridikisht edhe çështjen e borxheve të pretenduara.“Asetet tjera pasive te Trepçe do te mbeten në Agjensionin e Privatizimit. Me këto asete mbesin edhe borxhet e Trepçe ngase, këto asete janë stoqet qe kane gjeneruar humbje.

    Asokohe kreditorët kanë investuar (nëse ka ndodh kjo)në objektet e shkritores, fabrikës së superfosfatit, akumulatorëve, asaj te pjesëve të automobilave, etj. dhe assesi ne miniera. Aty nuk është investuar asnjë cent. Nuk është e logjikshme e as e drejtë që minierat të ngarkohen me borxhe. Prandaj minierat duhet të ndahen nga asetet tjera.  

    Në konference për media së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “Trepçës”.

    Sipas planit Pacolli për “Trepçën”, minierat do të kalonin në pronësi të “Agjensionit publik të Participimeve”. Ky agjension që do të themelohej dhe të ishte nën kontrollin e Ministrisë së Zhvillimit ekonomik. Sipas këtij plani organizatat punuese të Trepçës, si Artana, Kishnica, Stantërgu, Çula, Beloberda, Cernaci do të ndërlidheshin secila veç e veç me titullarin e ri, Agjensionin e Participimeve dhe secila veç e veç do të trajtohej ekonomikisht.

    Agjensioni i participimeve sipas Pacollit, do të themelonte një kompani të përbashkët me një grup ndërkombëtar profesional me një kapital fillestar prej disa milion Euro, ku Kosova do të mbante 80% të aksioneve.  

    Kjo ndërmarrje e përbashkët nuk do të ishte kurrsesi aksionare e aseteve të Trepçës por kjo e fundit do të kishte vetëm një kontratë ekskluzive të bashkëpunimit komercialo-teknik.    

    Ua spjegova edhe minatorëve se me planin tim Kjo ndërmarrje e përbashkët (selia e se cilës do te ishte Frankfurti, Gjeneva, Toronto apo Londra) do të mbante licencat ekskluzive për eksploatimin e mineraleve te Trepçe dhe do te komercializonte këto minerale dhe do te kujdesej për zhvillimin e mëtutjeshëm te minierave.

    Kjo ndërmarrje e përbashkët (selia e se cilës do te ishte Frankfurti, Gjeneva, Toronto apo Londra) do të mbante licencat ekskluzive për eksploatimin e mineraleve te Trepçe dhe do te komercializonte këto minerale dhe do te kujdesej për zhvillimin e mëtutjeshëm te minierave. Kjo ndërmarrje, sipas këtij plani do te kishte bordin dhe menaxhementin e vet.    

    Kjo ndërmarrje do të kishte shume përparësi se;

    a) do të menaxhohej nga ekspertët ndërkombëtar të mineraleve,

    b) do të kishte qasje më të lehtë në resurset monetare e kreditore,

    c) do të komercializonte (financonte) çdo kontrate të lidhur me Trepçën dhe fitimet do të mbeteshin në Kosovë,

    d) do të financonte teknologjitë e reja për zhvillimin e minierave në bazë të kontratave ekskluzive që ka me Trepçën,

    e) do të gjente investitor për ngritjen e pjesës teknologjike që do të bazohej në materiet primare të Trepçës.  

    Projekti i Pacollit ishte shumë kompleks, kërkonte angazhim profesional por me vullnet të mirë ishte shumë i implementueshëm. Ne planin e Pacollit figurojnë edhe emrat grupeve menaxhuese, emrat e bankave ndërkombëtare dhe korrespondencën me to, nga më të mirat në botë në këtë lëmi.

    Projekti i Pacollit parashihte edhe “rrugën evolutive të zhvillimit”, futjen e Trepçës në bursë në një periudhë kohore prej 6-8 vjet.

    Këtu parashihej qe Trepça te hynte në bursën e metaleve dhe vetëm atëherë te procedohet me shitjen publike të një pjesë të aseteve (Kosova do të mbante gjithmonë shumicën e aksioneve). Shitja e një pjese të aksioneve (duke e ruajtur shumicën) do t’i sillte Kosovës miliarda euro. 

    Gjithashtu, procesin e trajtimit të Trepçës do ta përcillnin gjithmonë investimet intensive në miniera e teknologji metalurgjike.

    Pacolli, këtë plan e pati prezantuar edhe nëpërmjet një dëgjimi publik në ambientet qeverisë së Kosovës, Ligji i ri për Trepçën i Pacollit duhej gjithashtu të shfuqizonte çdo vendim të qeveris së Serbisë të viteve 89/99.

    Më 8 tetor 2016, me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën miratuar Ligjin për “Trepçën”, me çka kjo ndërmarrje u shpëtua nga likuidimi dhe synohej rimëkëmbja dhe zhvillimi i këtij gjiganti metalurgjik të Kosovës

    Këtu gjeni linkun e ligjit për Trepçën. https://www.kosovo-mining.org/wp-content/uploads/2018/02/LIGJI-Nr.-05-L-120-PER-TREP%C3%87EN.pdf