Marec, 2 qershor 2020 –
Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës.
Në momentin që dëgjova për aksidentin në Minierën “Artana” në Marec, që sipas informatave të para la dy minatorë të vdekur, vizitova vendin e ngjarjes, për të shprehur ngushëllimet dhe treguar mbështetjen time për familjet e minatorëve dhe punëtorët e minierës.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe.
Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta.

