Tag: MPJ

  • Me shumë kënaqësi e mirëprita në takim mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker

    Me shumë kënaqësi e mirëprita në takim mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker

    Pristhinë, 11 janar 2019 –

    Më shumë kënaqësi mirëpres përsëri në Kosovë mikun e madh të Kosovës dhe mikun tim personal ambasadorin William Walker. Ai mbetet një hero i gjallë i Kosovës i cili tregoi para botës mizoritë e tmerrshme të regjimit të Millosheviçit.

    Puna parimore dhe e drejtë e tij është shqëtsim për Serbinë edhe sot.

    Ai e ka ndihmuar Kosovën pas vitit 1999 shumë. Unë kam qenë i nderuar që punova me të për pavarësinë dhe njohjen e Kosovës ndërkombëtarisht para shpalljes së pavarësisë dhe më pas. Miqtë si ai Kosova duhet gjithmonë t’i respektojë dhe t’i dëgjojë ata.

    Ambasadori William Walker e don më të mirën për ne. Në Kosovë ju jeni gjithëmonë në shtepinë e juaj ambasador Walker!

  • “Së bashku do të jemi më të fortë”

    “Së bashku do të jemi më të fortë”

    Tiranë, 2 korrik 2019 –

    “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”.  Janë fjalët e burrrit më me ndikim në botë, George W. Bush, që më bien ndërmend sa herë marr rrugën për Tiranë.

    George Bush me 10 qershor 2007 e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e ShBA për pavarësinë e Kosovës. Kurse unë e shprehu hapur dhe e them se “Së bashku do të jemi më të fortë”.

    E përsërita kësaj radhe edhe në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të shtetit shqiptar, Gent Cakaj. Edhe Genti është kosovar. Djali i ri i cili po e kryen me përpikëri detyrën e ministrit të jashtëm të shtetit shqiptar.

    Së bashku si dy ministra të jashtëm të dy shteteve shqiptare kemi nënshkruar një marrëveshje historike për bashkëpunim strategjik mes Ministrive të Punëve të Jashtme që do të bashkojnë dhe afrojë pas 11 vjet pavarësie bashkëpunimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga nënshkrimi i marrveshjes me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

    “Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare. Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb”

    Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga konferenca për media me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

    Ne synojme të zhvillojmë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme. I jam mirënjohës Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj që së bashku kemi marrë këtë hap të madh.

    Konferenca për media me ministrin në detyrë, Gent Cakaj, në Tiranë.
    Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente pas nënshkrimit të marrveshjes historike.

    “Shqipëria si gjithmonë do të mbrojë interesat e Kosovës, dhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë. Si dy vende, një komb, ne do të përfaqësohemi në të gjithë botën me një zë të unifikuar”

    Marrëveshja mbështetet në katër shtylla kryesore: politike, diplomatike, kompetencat profesionale të stafit dhe diplomacinë kulturore.

    Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga konferenca për media me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

    Në aspektin politik, ndër të tjera shpjegohet se Republika e Shqipërisë merr përsipër obligimet konkrete për të shtruar, mbrojtur dhe afirmuar qëndrimet politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet, ku prania e kësaj të fundit nuk është e mundur për arsye objektive. Për më tepër, Shqipëria do të nisë një fushatë të veçantë për të ndihmuar në forcimin e shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar.

    Në aspektin diplomatik, marrëveshja ndihmon në vendosjen e bazës për ngritjen e Fondit të Përbashkët për Krijimin, Menaxhimin dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave në mënyrë që të krijohen mjedise të përdorimit të përbashkët nga të dy vendet.

    Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga nënshkrimi i marrveshjes  me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

    Në aspektin profesional, marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e stafit diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë në përfaqësitë e njëra-tjetrës në të gjithë fjalën dhe Akademitë Diplomatike do të vendosin një program të përbashkët trajnimi.

    Së fundi, nga pikëpamja e diplomacisë kulturore, marrëveshja u imponon palëve detyrën që të hartojnë një plan të përbashkët të aktiviteteve kulturore për të ruajtur dhe promovuar vlerat kombëtare në mbarë botën.

    Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente pas nënshkrimit të marrveshjes  me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.
  • Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela

    Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela

    Prishtinë, 6 mars 2019 –

    Jam vërtetë i lumtur, që me ftesën time sot po e viziton vendin tonë në një vizitë zyrtare disa ditore, homologu dhe miku im nga Republika e Maltës, Carmelo Abela. Zhvilluam një takim shumë të këndshëm dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi shumë çështje të interesit të përbashkët.

    Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Pritja sipas protokolit të shtetit homologut tim nga Malta, Carmelo Abela.

    Republika e Maltës vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE.

    Malta ka qenë dhe vazhdon të jetë e zëshme në mbështetje të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe është zëri ynë edhe aty, ku ne nuk mund të jemi ende. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim bilateral me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.

    Jam i lumtur, që shkëmbyem Notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian; përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin; trajnimin e diplomatëve të rinj; aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela në zyren time të MPJ-së.

    Ministri Abela në konferencën e përbashkët për media pas takimit me Pacollin tha se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maltës dhe Kosovës zyrtarisht u vendosën në shtator të vitit 2011, ndërsa Malta e njohu Kosovën në gusht të vitit 2008, të njëjtin vit kur shpalli pavarësinë.

    Abela tha se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, si INETRPOL, UNESCO dhe të tjerat, në mënyrë që të garantojë ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal global.

    Ai tha se edhe pse Kosova i plotësoi 95 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, ka vende brenda Bashkimit Evropian që për arsye politike kundërshtojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Në Konference për media së bashku me homologun maltes Abela.

    “Ne do të vazhdojmë të mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne votuam në Komitetin LIBE në Parlamentin Evropian, por e di se, nga ana tjetër, disa anëtarë të BE-së, për disa arsye politike, ende janë kundër liberalizimit të vizave. Ne duhet të vazhdojmë dialogun në këtë drejtim”, tha Abela.

    Unë deklarova para gazetarëve se edhe në takimin e sotëm u konfirmua se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e pakufizuar të Maltës në të gjitha fushat.

    “Biseduam për vizita, shkëmbim pikëpamjesh dhe përvojash. Në të ardhmen e afërt do të kemi viza elektronike dhe ata që vijnë në Kosovë, do të bëjmë të mundur aplikimin në mënyrë elektronike për vizat dhe Malta ka përvojë në këtë drejtim, me sistem të avancuar dhe kemi rënë dakord që një delegacioni i yni të shkojë në Maltë dhe të shoh se si funksionon”

    Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.
  • Takim me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopouolu

    Takim me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopouolu

    Prishtinë, 26 shkurt 2019 –

    Në takim me shefen e EULEX-it diskutuam se transformimi të këtij minsioni në Kosovë. Theksuam se tranferimi i EULEX-it, në pjesën veriore të Kosovës është një problematikë.

    Dy palët u pajtuam se arritja e marrëveshjes është e vetmja zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. 

    Zj. Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha zj. Papadopoulou.

    Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it.

  • Takim me Drejtorin Ekzekutiv të Western Balkans Fund, z. Gjergj Murra

    Takim me Drejtorin Ekzekutiv të Western Balkans Fund, z. Gjergj Murra

    Prishtinë, 21 janar 2019 –

    Gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat e prezencës sa më të madhe mediale edhe në kuadër të proceseve të ndryshme të WBF.

    Po ashtu, u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në Fondin e Ballkanit Perëndimorë, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta.

    Është vlerësuar fakti që është dyfishuar kontributi vjetor prej 30.000 në 60.000 €, dhe si kryesues Kosova zotohet për vazhdimin e trendit të rritjes së kontributit.

    Gjithashtu është diskutuar për hapjen e WBF për financim të jashtëm. Pikë diskutimi ka qenë edhe takimi në nivel ministrorë që duhet të mbajtur në Kosovë.

  • Kosova nikoqire e forumit të Crans Montana që do të mbahet në Prishtinë

    Kosova nikoqire e forumit të Crans Montana që do të mbahet në Prishtinë

    Prishtinë, 15 janar 2019

    Crans Montana Forum do të mbahet në Kosovë. Është rast shumë i mirë i Kosovës, që të jetë nikoqire e forumit të radhës të Crans Montana, që do të mbahet në Prishtinë.

    Kisha takim produktiv me Presidentin e Forumit Crans Montana, z. Pierre Emannuel Quirin.

    Sipas idesë dhe propozimit tim jemi dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti.

    Prishtinë, 15 janar 2019 –Shtrëngim duarsh me Presidentin e Forumit Crans Montana, z.Pierre Emannuele Quirin. Takimi me të u zhvillua në zyrat e MPJ-së në Prishtinë.

    “Kam nderin që sot keni vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend e po ashtu edhe të arriturat tona drejt konsolidimit të shtetit tonë me shumë sfida përpara”

    Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të nivelit ndërkombëtar.

    Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet ku Kosova mund të promovohet dhe fuqizohet në aspektin ndërkombëtar, meqë pjesëmarrësit janë vendimmarrës të rëndësishëm të botës.

  • Me rastin e pritjes së gazetarëve për festat e fundvitit

    Me rastin e pritjes së gazetarëve për festat e fundvitit

    Prishtinë, 19 dhjetor 2018

    Me rastin e festave të fundvitit kam organizuar në Hotelin Swiss Diamond pritje për gazetarë.

    I kam falënderuar gazetarët për punën e bërë gjatë vitit 2018, për kontributin e jashtëzakonshëm me prezantimin e gjithë procesit që Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses të plotë.

    “Ka qenë një vit i suksesit për shtetin tonë, për qytetarët. Ju falënderoj juve përfaqësuesit e gjitha mediave për prezantimin korrekt të punës së qeverisë, e po ashtu ju falënderoj edhe për vërejtjet dhe kritikat”

    Prishtinë, 19 dhjetor 2018 – Me rastin e pritjes së gazetarëve për festat e fundvitit si shenjë respekti për punën dhe angazhimin e tyre.

    U shpreh duke shtuar se : “nëse ndokush meriton vlerësimin më të lartë gjatë këtij viti për gjitha angazhimet, ju jeni nga ata që meritoni këtë vlerësim më të lartë për klimën e krijuar të shprehjes së lirë, mediave të lira”.

    Ritheksova përkushtimin e përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme për partneritet të vazhdueshëm për kultivimin e medias së lirë në Kosovë. 

  • Vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj në ministrinë e Punëve të Jashtme

    Vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj në ministrinë e Punëve të Jashtme

    Prishtinë, 23 korrik 2018

    Kryeministri Ramush Haradinaj, me ekipen e tij të kabinetit të qeverisë i prita në vizitë në kabinetin e MPJ-së, me të cilin diskuam për aktivitetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

    Konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, integrimet euro-atlantike si dhe njohjet e reja ishin në fokus të diskutimit.

    Prishtinë, 23 korrik 2018 – Në konference për media me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin diskutuam për aktivitetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

    Gjatë kësaj vizite pune, kryeministrin e njoftova me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejen rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë.

    Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo.

    Prishtinë, 23 korrik 2018 – Kryeministri Ramush Haradinaj, me ekipen e tij të kabinetit të qeverisë i prita në vizitë në kabinetin e MPJ-së, me të cilin diskuam për aktivitetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

  • Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike

    Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike

    Prishtinë, 23 korrik 2018

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një vizite pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është pritur nga zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me bashkëpunëtorë.

    Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka ofruar mbështetjen e tij për projektet dhe planet konkrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë se së bashku me zëvendëskryeministrin/njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, z.Pacolli, kanë punuar shumë rreth politikës së jashtme të Kosovës, duke e konsideruar politikën e jashtme temë mjaft të rëndësishme për Kosovën.

    “Kemi filluar punën si Kosovë në planin e jashtëm të sfiduar në planin politik, të sigurisë, por edhe në atë ekonomik. Beteja diplomatike për Kosovën është bart edhe te shumë vende të largëta rreth njohjeve. Poashtu, kemi vështirësi të tjera edhe në regjion dhe në integrimet euroatlantike, pra, jemi shumë të sfiduar në planin e jashtëm”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se përkundër faktit që janë të sfiduar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Pacolli, kanë bërë punë të mrekullueshme dhe nuk kanë lejuar prapësimin e pozicionit të Kosovës në planin diplomatik, edhe në ato vende të largëta ku ka qenë një target i oponentëve tanë.

    Sipas protokollit të Republikësm duke i uruar mirëseardhje kryeministrit Haradinaj në Ministrin e Punëve të Jashtme.

    Më tej, kryeministri Haradinaj tha se kanë plane dhe projekte konkrete dhe sa herë që ka lajme pozitive do t’i bëjnë të njohura për publikun, siç ishte lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, duke i siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës, se në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike.

    Nga ana e tij, zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke e cilësuar shumë të rëndësishme vizitën e parë të kryeministrit Haradinaj, për të dhe Ministrinë të cilën ai e udhëheq, e informoi kryeministrin për të gjitha punët që janë bërë gjatë kësaj periudhe, si dhe për angazhimet e diplomacisë kosovare në çështjen e lobimit për shtimin e njohjeve të reja, rregulloren e re të MPJ-së, bashkëpunimet bilaterale, multilaterale dhe rajonale, integrimet euroatlantike, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në UNESCO, INTERPOL si dhe sfida tjera me të cilat është duke u përballur kjo ministri.

    Gjatë konferencës për media së bahsku me kryeministrin Haradinaj.

    Poashtu, zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka informuar kryeministrin Haradinaj, rreth procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore, kryesimin e së cilës vitin tjetër do ta marrë Republika e Kosovës.

    Gjatë konferencës, kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri/ministri, Pacolli i janë përgjigjur interesimit të mediave për tema të ndryshme.

  • Soltesin e prita në takim para se të raportojë për Kosovën në Parlamentin Evropian

    Soltesin e prita në takim para se të raportojë për Kosovën në Parlamentin Evropian

    Prishtinë, 5 qershor 2018 –

    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, në vizitën e tij në Kosovë, ka takuar zyrtarët më të lartë të institucioneve vendore duke përfshirë presidentin e Kosovës, dhe kryeministrin.

    Në takim e prita edhe unë në ambientet e MPJ-së, të cilin e njoftova se institucionet kosovare po punojnë që të krijohen sa më shumë argumente pozitive për Kosovën.

    Kurse raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Šoltes, tha se gjendet në Kosovë për të mbledhur sa më shumë të dhëna, që të raportojë në Parlamentin Evropian.

    Prishtinë, 5 qershor 2018 – Në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, i cili ishte i shoqëruar edhe nga stafi tjetër përcjellës nga Parlamenti Evropian.

    Raportuesin Soltes e njoftova për “zbatimin e reformave në legjislacion, dhe për dinamikën e përshpejtuar të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”.

    “Institucionet e Kosovës janë në linjë me detyrat e veta se çka duhet bërë sa i përket rrugës tonë drejt integrimeve euroatlantike. Ne kemi treguar përkushtim të plotë për vlerat evropiane”

    Soltes me potencoi se qytetarët e Kosovës me të drejtë presin vendim pozitiv për lëvizje të lirë në zonën Shengen.

    Soltes në anën tjetër ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke inkurajuar institucionet që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në përmbushjen e reformave që dalin nga agjenda evropiane.

    Prishtinë, 5 qershor 2018 – Në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, i cili ishte i shoqëruar edhe nga stafi tjetër përcjellës nga Parlamenti Evropian.